Tamaqarllëku është mëma e turpit

anazapta

Email në adresën

[email protected]

Hajde Salush sa i kupton sëmundjet psiqike. Ç’pate, ishe shumë mirë mjek. Para do vije, rrumpallë do bëje e gjumin do ta bëje pa jelek antiplumb. Ç’ke, nuk u fryve?! Dëgjo Sali një histori nga unë që të dua të mirën. I thanë një plaku si puna jote 65-75 vjeç, po ta them në dialektin tat që ta kuptosh ma mirë: “Hej brre burrna, ke jetu tash boll. A s’je ngop or taj?” – “Ç’ish me thu or taj. Me pare e me cuca nuk ngopem asnjëherë.”

Lëri të punojnë të tjerët se dhe ti je si ata që nuk ngopen. Mos lër nam duke mbrojtur antiligjin tek një pallat nga prishja e të cilit, fitoi Vlora, fitoi shteti, fitoi bregdeti shqiptar. Luli e di qysh në 2011 këtë pisllëk. Por dhe ai si puna tënde nuk ngopet. Dhe kemi shprehjen tjetër po nga populli: Tamaqarllëku është mëma e turpit.

Do mbeteni në histori brez pas brezash si hije e keqe. Ka aq shumë matrial për ju sa kush ka dell shkrimtari dhe historiani ka për të na çarë kokën me shkrime e anekdoda edhe shumë vite më pas. Do mbeteni si Zhvejku apo Donkishoti, po prapë mirë se mbase stërnipërit do të marrin ndonjë çmim nga UNESKO.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *