Nuk kemi para as për të varrosur Mandelën tonë

anazapta

Në datën 11 dhjetor Nënkryetari i Parlamentit deklaroi se do të bëhej e mundur që qytetarët të ndiqnin seancat Parlamentare. Në datën 12 dhjetor një grup të Burgosurish Politikë. po qëndronin tek hyrja e Parlamentit, policia veproi mbi ta duke i shtyrë për t’i larguar. Ndoshta kjo është mënyra që na ofrohet për të komunikuar ne të B.P. me ligjbërësit që po vazhdojnë të na zhgënjejnë.

Të detyruar nga gjendja jonë social-ekonomike, jemi të detyruar t’i kërkojmë të drejtat tona, me forma dhe mënyra demokratike dhe kur institicionet injorojnë me heshtje dhe justifikime absurde si dhe kur na kujtojnë me veprimet e tyre se ne jemi shtresa më vunerabël dhe e diskriminuar që nuk merremi në evidencat qeveritare, jemi të detyruar që t’i tregojmë kujtdo se ne do të vazhdojmë të jemi luftëtarë të fjalës së lirë dhe ushtar të zgjidhjes së problemeve tona. Ne nuk do të na ndalojnë dot as policët dhe as agjentët, do të jemi sërisht ditën e enjte, datën 19.12.2013 ora 9.30 tek hyrja e Parlamentit. Ne për asnjë moment nuk do të reshtim së kërkuari të drejtat tona. Gjendja jonë aktuale sa vjen e përkeqësohet, të B.P. të dërmuar nga burgjet, të lodhur nga tranzicioni, të fyer nga politika, sot janë duke jetuar çastet më të rënda të skamjes dhe të injorimit.

Kërkesat tona të bazuara në ligjet e pa implementuara nuk po shohin zgjidhje prej 22 vjetësh dhe të B.P. të dërmuar nga kjo politik katoviciane janë duke ndrruar jetë pa përfituar të drejtat që kanë mbetur në letër. Është e turpshme dhe kriminale që një i burgosur politik i quajtur Mihal Kosta, 31 vjet burg politik, një Mandela tjetër Shqiptare, ndodhet prej një jave në morgun e qytetit të tij në Ersekë sepse familja nuk ka para për ta varrosur. Bashkëvuajtësit dhe dashamirësit, për lëmoshë po mbledhin para që t’i bëjnë nderimet e fundit. Ndërsa shteti hesht dhe organizmat që mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut nuk ndihen.

I nderuar z.Kryeministër, ndërhy menjëherë për të zgjidhur problemin e integrimit të të dënuarve politikë të cilët nuk kanë më kohë të presin se po largohen nga kjo botë në mënyrat më mjerane. Ata kërkojnë dinjitet njerëzor nëpërmjet implementimit të ligjeve. Shprehim keqardhjen që persekutimi i hapur politik po vazhdon edhe sot. Rasti i gjykimit të grevistit të urisë, z.Perikli Shqevi më datën 13.12.2013 për arsye dhe motive të grevës të urisë, është sa qesharak aq dhe fyes. Për ne rasti i Shqevit është një pikë referimi e 2 qeverisjeve, Berisha dhe sot Rama.

Shpresojmë që nuk do të na bëni që dhimbja jonë të vazhdojë më tej, nuk duam që të rifillojmë dhe njëherë nga e para, të dalim në rrugë, të protestojmë, të reagojmë e të avancojmë me veprimet tona që janë të njohura. Çdo gjë është në dorën tuaj.

           

Për SH.B.P.SH.

Kryetari Skënder Tufa           

(Foto LSA: Një nga të ish-të burgosurit politikë, pjesëmarrës në grevën e urisë, duke përqafuar gruan dhe vajzën jashtë çadrës së ngujimit në Tiranë. Greva përfundoi me vetëvrasjen me diegie të Lirak Bejkos dhe tentativën për vetëvrasje të një ish-të përndjekuri të dytë. Qeveria Berisha nuk pranoi në asnjë rrethanë të dialogonte me grevistët)

Share This Article
16 Comments
  • Integrimi i te burgosurve nuk i kerkohet nje kryeministri 22 ditesh por nje kryeministri e parlamenopauza 22 vitesh.SOT PAS 22 VITESH TE BURGOSUR POLITIKE JANE TERE SHQIPETARET PERJASHTU 120.000ADMINISTRATE

  • @Skender Tufa!!!
    E kuptuat vone se Sali Berisha,qe ju i keni dhene voten per 22 vjet rresht ju MASHTROI!!!
    Edhe tani po tregoheni DALLKAUKE,qe i kerkoni Edi Rames po aq sa edhe Berishes!!!
    Problemet tuaja i krijoi Berisha e jo Rama,prandaj PSE NUK NGRIHENI NE PROTESTA TE FUQISHME(se nuk ju vret njeri tani e tutje)KUNDER ARMIKUT TE SHQIPTAREVE, Sali Berishes,QE E LA SHTETIN SIC E LA AHMET ZOGOLLI:PA ASNJE QINDARKE????
    Mbeshteteni QEVERINE RAMA DUKE UA PERPLASUR GRUSHTIN NE FYTYRE BERISHIANEVE,QE TA QEPIN HALENE E T’I DREJTOHEN DREJTESISE!!!
    MOS KERKONI PJATEN GATI ME PILAF E MISH!!!
    Kur SOCIALISTET e papune PROTESTONIN KUNDER KLIKES KRIMINALE TE BERISHES,ju na akuzonit se mbeshtesnim KOMUNISTET!!!
    Po tani cfare doni nga keta,qe ju i quani komuniste???

    • Fenis kokepalari
      Luften me Berishen e nisen kta .S.Tufa eshte ai qe publikoi dosjen e H.Shoshorit
      Ne trotuar ndenjen 31 dite dhe imazhet e Pishtarit njerezor beren xhiron e botes
      Po te kujtoj qe ishin nje grusht njerzish te semur dhe ne moshe tashme te thyer

      Ju socialistet specialist protestuat dhe po me te njejten lehtesi u bete Haleat
      Sepse skllever keni lindur dhe ashtu do vdisni !
      Shoku Rama ,do jete me mire tu kthej nje pergjigje dhe mos te rreshtoj policine …sepse kta jane mesuar me zabitet dhe gardianet .
      Vota eshte e lire ,idiot ,kurse shteti eshte i detyruar tu sherbej qytetareve ..qofte dhe nje te vetmi .
      Lere ate perrallen me komunist …se te garantoj qe nje ngujim i tyre …do ju hapte shume probleme …dhe ju ne syrin e ciklonit jeni .
      dhe sidoqofte …ju kelysha komunisti jeni …kelysha kriminelesh !

      • Fenis qënke jo kpkë pa larë, por mëndje pa larë. Ti errësirës i thua dritë. ti qofshë që edhe shitjen e detit greqis e quan demokraci berishane

  • Skenderi te shkoje te mbaje portretin e e Enverit bashke me Ramen.Pse nuk flet per portrein ne homazhet e 29 nentorit ky fare i perndjekuri?

    • Kadeli ,lexo ……. ,lexo .
      Shkruajti S.Tufa ,BLLOSHMI dhe gjithe elita e te perndjekurve politik shkruajti per kte rast .Dhe ne fakt ,jane duke shkruar dhe monitoruar me kujdes situaten .
      Sigurisht shkrimet e tyre nuk i publikon gazeta e Edvinit …por lexo se nuk rrotullohet bota rreth ktyre
      Lexo
      ‘Te hapen dosjet e komunizmit
      Te denohen krimet e komunizmit
      Lidhja Demokratike e te Perndjekurve Politik
      Reshat Kripa
      Instituti i Krimeve te Komunizmit …
      Press Independent …dhe shume te tjere .
      Skender Tufa ,ka kohe qe po ben zhurem …por kta jane mesuar me …Kurban
      problemi eshte se digjet statusi …por vendin do ja tregojne pjelles se Kristaqit
      Arrogancen ta perdori me ata laviret dhe kokepalaret qe ka si vetja !

      • Dream, me vjen keq, por te gjithe shqioptaret e njohin Z. Reshat Kripa si nje vegel qorre te Ali Baba Saliut dhe 40 krimineleve e hajduteve te cetes se tij…

        • Marin me vjen keq dhe mua qe jeni me shkollen e marksizem leninizmit .
          Reshat Kripa ka shkruar dhe ka kerkuar gjithmone te drejtat per klasen e te perndjekurve .
          Eshte zgjedhje personale votimi …kjo nuk i heq asnje te drejte ksaj klase …ja juve psh treguat qe jeni te gjithe pragmatist …jeni klasa e ngjales …por jo per kte nuk keni te drejta dhe shteti nuk duhet tu garantoje sherbimet .
          Ne do na falesh …por te djathte kemi lindur dhe ashtu do ngelemi …por shteti eshte i detyruar tu garantoj drejtesine …ate drejtesi qe u mori jeten me nje firme .
          dhe sidoqofte Edvin Rama duhet te mbaje premtimet qe beri …sidomos ne homazhet per Lirakun .

          Ti kokepalari ktu me poshte ,me emrin Ermir ,ik andej nga kasollja dhe mos me humb kohen ,analfabet …..se po filloi me te treguar vendin do e shifni mire rracen bastarde qe ju ka riprodhuar .
          Saliun e keni tuajin …e ka pase partia sekretar …23 vjet kane qeverisur sekretaret …ata qe te kane shoqeruar mamin …prandaj je kaq idiot dhe sot .

          • Me ngadale moj lavire se ke mare yrysh te madh.
            Une te kam porosit qe te ngresh pak zerin por jo te kercenosh, se do te vije ndonjeri aty dhe do te lëroj pjeset e palëruara. Pastaj pse u thua te tjereve idiot, kur per vete je nje idiote qe nuk e ke shoqen prane. Dhe kjo jo pse kerkon te kuhesh me te gjithe, por se te paska hyre vetja me qejf, me keq se ai pqashai kur futet ne kala.
            Mbylle ate hale dhe mos beje terci verci, budalluçke e shkrete.

          • Ty nuk te quaj idiot …do te quaj gamor sepse hamshor te quajne ato te shtepia .
            Nqs te jane dukur kercenime …je idiot .
            Nuk ka kercenime kur dikujt i mungon e drejta
            nuk quhet kercenim ..quhet destabilizim i situates dhe behet rrezik per te gjithe .Dhe per ty .
            Si trajtoi me grevistet e minierave ,me grevistet e Zharrezes dhe e zgjidhi perkohshem ate duhet te bej dhe me kte kategori …sidomos me kte kategori .Nuk ka vend per rreshtimin e policise dhe per denigrimin e metejshem te asnje njeriu …sepse ndryshe po me detyron te pyes “Ku eshte diferenca e ksaj qeverie nga ajo qe kisha me pare ??Mos valle ka ndonje ngjashmeri te rrezikshme me ata qe ….???

            Ata si une nuk porositen nga gamor ..ops hamshor si ty .Ti po kercenon sepse ke Frike
            Klasa jote ka qene e afte vetem te vrase …jam shume dakort ,e di qe mund ta beni …kisha vetem nje kerkese
            Do te doja qe te vdisja e varur ne litar dhe te me lini varur per 3 dite
            Eshte histori e vjeter …jemi popull nostalgjik !

            Ah ,mos harro …ju vjen radha te gjitheve …mbas ‘armiqeve ” e kane radhet …gamoret !

      • O DREAM O CA M.TIN E KE EMRIN JE NJE KOKERR BASTARDI TI SALI MORTJA DHE TE GJITHE JU PLEHRAT QE RATE NGA MALET DHE SHKATERRUAT VENDIN PER 23 VJET RRESHT,POR JA QE JU ERDHI FUNDI DHE SDINI GJE TJETER VETEM TE LIHNI SI QENT E ZGJEBOSUR POR SUA VAR ME NJERI.NE ESFELT TE GOMEREVE E KENI VENDIN O FARE E KEQE.

  • Te perndjekurit politike duhet te ndihmohen. MaNDELA NDENJI NE BURG 27 VJET dhe cuditi boten, Mihal Kosta paska ndenjuf 31 vjet ne burg dhe famiLJA NUK MUND TA VARROSE. PO PUSHTETI LOKAL, CFARE BEN? kA EDHE ME, JOVAN ZOTO NGA BERATI KA NDENJUR 41 VJET DHE ASNJERI NUK E PERMEND. mOS TE PRESIN NGA PIKTORI , PERDERISA DEPUTETI I TIJ iLIRJAN CELIBASHI SHTRESEN QE E DENUAN E QUAN TE MARGJINALIZUAR. ESHTE SHPREHUR TE NJE EMISION TE SOKOL BALLA, KU SI PERFAQESUES TE PARTISE SOCIALISTE ISHTE AI DHE ERMONELA FELAJ. BERISHA U DHa ca therrime, po piktori nese e bezdisin ia tregon qejfin.

  • ANALIZE : Nuk kam mundesi me ju drejtu me nje leter te hapur z. Edi Rama por e ndjej per detyre qe ti drejtohem me nje koment personave qe shkruajne ketu.
    Babai i im ishte njeri nga keto te burgosur politike. U
    largu mga kjo jete pa marre asnje lek megjithese kishte 12 vite burg. Per fat te mire nuk i pat keto probleme kaq te renda ekonomike.
    Ne besimin katolik egziston nje menyre sjelljeje qe quhet ” Meshire ” ne italisht ” Pieta “. Meshira eshte ne dy forma : Meshira Hyjnore ( Meshira e Perendise ) dhe Meshira Njerzore ( Meshira e njerezve te mveshur
    me pushtet ndaj njerezve te varfer ).
    Me siguri keto njerez Meshiren Hyjnore do e kene, Por nuk e kuptoj se si eshte e mundur te mos kene Meshiren Njerzore. Ketu nukbehet fjale per shuma parash te cilat Shtetiu detyrohet nenshtetasve te tije, ketu behet fjale per parime baze mbi te cilat ndertohet Shteti Shqiptare i cili per plot 70 vite po e merr neper kembe Meshiren Njerzore.
    Keto

  • Te perndjekurit politike i mashtroi Berisha qe i dhane voten,duke pasuruar nje grusht banditesh ordinere me fabrika tullash e kombinate prodhimi.Te burgosurit e vertete i la ne skamje,pa shtepi,as letrat me vlere nuk ia ktheu ne para.Keto letra me vlere u varrosen bashke me Kosta Trebicken.Berisha krijoi nje grusht oligarkesh nga kjo shtrese qe flasin ne emer te burgosurve politike si Reshat Kripa.Oligarket e persekutuar Berisha i ka dy here ne dosje,Ne dosjen e sigurimit te shtetit ,te cilen ia tund ne fytyre,kur i dalin nga rreshti,dhe ne dosjen e partise demokratike,ku kane marre pronat e bashkevuajtesve.Shteti me arken bosh,tua marre fabrikat banditeve ordinere qe perfituan ne emer te burgosurve politike dhe tua ndaje ketyre fakireve ,qe s`kane para te varrosen.

  • Per Skender TUFEN dhe tere tufen qe i shkon pas kjo eshte pasoje e atij bashkepunimi me PS. Keshtu ndodh kur harron vuajtjet e burgut e bashkepunon me persekutoret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *