Besnik Baraj*
Po ndjek me shumë emocion emisionin në Top Channel, ku ҫdo qenie njerëzore drithërohet nga dhimbja e nënës së Xhino Koҫit, viktimë e Covid-19 dhe pasojave psikologjike. Dukej një djalë engjëll, i menҫur, fisnik.
E tmerrshme, ngushëllime familjes, prindërve, nënës së tij që më mahniti dhe emocionoi me dhimbjen e nënës, me kurajon, kulturën, inteligjencën dhe fisnikërinë!
Gjithashtu, më surprizoi ekipi i mjekëve për maturinë, veçanërisht Dr. Mira Rakacolli, e cila me ndjeshmëri dhe menҫuri përcolli komentin e saj.
Më surprizoi gjithashtu, Dr, Artan Koni, i cili edhe pse këto kohë ka bërë oponencë ndaj qeverisë, ishte mjaft i matur dhe profesional. Ndërkaq, ndjej keqardhje për kolegun, Dr. Tritan Shehun, i cili për fat të keq e dominon politika dhe jo arsyetimi profesional dhe human.
Kam mendimin se politika na deformon të gjithëve, lum ai që pëson deformim minimal.
Keqardhje për ata intelektualë që, për shkak të përfshirjes në politikë, keqpërdoren dhe humbasin shtresat e para të kulturës profesionale dhe humane.
Misioni i intelektualit është të thotë të vërtetën, në shërbim të shoqërisë dhe jo partisë. Fatkeqësia e tjetrit nuk duhet të përdoret për të bërë politikë!
***
*Deputet i Kuvendit

Ju, zoti Besnik Baraj, nuk jeni militant i semure, por nje naiv i bindur se partia socialiste dhe kryetari i saj kane gjithnje te drejte. Fatkeqesi per nje intelektual, qe ende s’e ka kuptuar se PS e tij e dikurshme, tashme eshte kalbur e ka avulluar me gjithsejt, duke u zevendesuar me disa halabake qe s’kane asnje lidhje as me PS e dikurshme e as me Rilindjen e tanishme. PS-ja e dikurshme eshte kthyer atshme ne sekt, me te gjitha viruset e nje partie borgjeze te degraduar, simoter e denje e PD se Saliut, Lulit e kompani.