Konfindustria: Qeveria të zbardhë marrëveshjen me FMN

anazapta

Konfindustria i kërkon nga qeveria shqiptare, që të bëjë të njohur sa më shpejt për publikun në përgjithësi dhe biznesin në vecanti të kërkesave, kushteve dhe oferten  e FMN/Fondit Monetar Ndërkombëtar në negociatat për përgatitjen e buxhetit të vitit financiar 2014. “Është e domosdoshme, që të arsyetohet nga ekzekutivi për biznesin dhe qytetarët, se cilat do të jenë përfitimet e ekonomisë shqiptare nga pranimi i kushteve të FMN në buxhetin e vitit të ri financiar”,  thotë konfindustria në njoftimin e tij për shtyp.  Në këtë kontekst konfindustria këshillon qeverinë shqiptare, që qëndrueshmëria financiare dhe rritja e të ardhurave publike në kushtet tërësore të sotme të vendit, nuk mund të arrihen me politika të shtrëngimeve të ashpra fiskale, të shpenzimeve dhe taksave të larta, sikurse janë historikisht kushtet standarde të FMN, por duhet të përqendrohen kryesisht në politika të mirëfillta ekonomike si “luftës kundër evazionit të siguruara nga përmirësimi i administrimit të sistemit fiskal të sotëm mbështetur në taksa të ulta, në kryerjen e reformave strukturore të natyrës së pastër ekonomike me qëllim rritjen e kontrollit dhe luftës kundër monopoleve dhe oligopoleve private në tregjeve strategjike, apo masave më të ashpra të mundshme për të ndalur daljen e paligjshme të parave të shqiptarëve jashtë vendit”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *