Sëmundjet seksualisht të transmetueshme nuk janë vetëm një problem i moshave të rritura, por në masë po shfaqen edhe tek të rinjtë. Kjo, kryesisht për shkak të marrëdhënieve seksuale më disa partnerë, kundrejt mospërdorimit të masave mbrojtëse. Në kushte të tilla, ku edhe mikrobet përgjegjëse për sëmundje të kësaj natyre janë më të favorizuara, shfaqen një sërë problemesh që rëndojnë gjendjen shëndetësore, e sidomos atë të shëndetit seksual. Në një intervistë për gazetën “Dita”, Prof.As.Dr. Kim M. Drasa, urolog dhe seksolog me titull : ”I Spikatur në Botimet Urologjike Evropiane”, njëherësh edhe anëtar i Shoqatës së Urologëve të Amerikës, tregon rezultatet e studimeve të kryera tek pacientët shqiptarë sa i takon përhapjes së këtyre mikrobeve që ndikojnë në shtimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, probleme të cilat u paraqitën edhe në Kongresin e 15-të, të Shoqatës Evropiane të Seksologjisë.
Po vërehet një shtim i pacientëve që përballen me sëmundje seksualisht të transmetueshme. Referuar kontrolleve që kryeni në punën tuaj të përditshme, a mund të themi se pse po ndodh kjo gjë?
Jemi përballë një problemi shumë serioz, aq më tepër që tani në Shqipëri janë shtuar shumë sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Kjo po ndodh ngaqë njerëzit po bëjnë seks të pambrojtur, me disa partnerë ose partnere njëkohësisht. Kam kohë që merrem me studimin dhe kurimin e këtyre patologjive, nisja e të cilave daton rreth tre vite më parë. Kur vjen pacienti për konsultë dhe pasi e dëgjon duhet ta çosh për ekzaminim (antibiogramë), por duhet të dish e ta shkruash çfarë mikrobi kërkon të zbulosh. Për këto analiza speciale ka dhe “kide” speciale dhe për këtë arsye nuk mund t’i bëjnë të gjithë laboratorët qofte dhe privatë. Studimi ndalet konkretisht tek mikrobi që quhet “Ureaplasma Urealyticum” dhe që është seksualisht i transmetueshëm dhe shumë rezistent. Këtu u analizuan pacientë ambulatorë meshkuj mbi moshën 18 vjeçare. Qëllimi i këtij studimi ishte të shikohej efekti i mjekimit primar që duhet të shënohet edhe në protokollet e mjekimit. U morën sekrecionet uretrale të secilit pacient dhe u analizuan me metoda speciale laboratorike. Pacientët u ndanë në tre grupe për t’u parë efekti më i mirë i mjekimit sipas 3 skemave. Tek e para pacientët u trajtuan me “Picillin” -2gr/4ml një flakon në ditë, në orë fikse, për 7 ditë. Grupi dytë mori “Zithro Plus” 600 mg, tableta, ditën e parë morën dy tabletë përnjëherë, e pastaj për një javë rresht një tabletë në ditë. Grupi tretë u trajtua me të dyja këto ilaçe për një javë, me “Picillin” dhe një javë me “Zithroplus”. Në të tre grupet pacientët morën njëkohësisht edhe “Urinal acut”, 2×1 kapsula në ditë gjatë gjithë kohës të zgjatjes së mjekimit.
Cilat ishin rezultatet e vëzhgimit sa i takon trajtimit efektiv të këtyre pacientëve?
Në fund të studimit u pa që pacientët e grupit tretë që morën njeri pas tjetrit të dyja ilaçet, u shëruan 100 për qind. Këtë studim e bëra për t’i krahasuar me studimet Evropiane për këtë mikrob, ku dhe u pa që ky mikrob në Shqipëri është me rezistent ndaj antibiotikeve se sa në Evropë. Mendoj se kjo ndodh se pacientët këtu mjekohen jo në mënyrë korrekte.
A ndodh që këto probleme të mos marrin trajtimin e duhur nga mjekët ?
Mjekët i trajtojnë si infeksione urinare të përgjithshme pa i precizuar sipas mikrobit aktual që ka pacienti. Në Shqipëri rezistenca mikrobiale është shtuar nga përdorimi pa kriter i antibiotikëve dhe aq më keq, pasi pothuaj 95 për qind e mjekëve e fillojnë mjekimin me “ciprinol”. “Ciprinoli” duhet të hiqet fare nga përdorimi për disa vjet që të çmësohen mikrobet me këtë antibiotik. Këtu ju bëj thirrje pacientëve që mos të përdorin “Ciprinol” edhe kur ua jep mjeku. E rëndësishme është që në këta pacientë duhet domosdoshmërish të mjekohet partnerja seksuale. Automatikisht do të thotë që partnerja seksuale (gruaja, e dashura) duhet të mjekohet me të njëjtën terapi si mashkulli dhe duhet të marrin plus “ovula vaginale” (Gynexforte) çdo natë për aq kohë sa zgjat mjekimi. Rreth 10 ditë mbasi mbaron mjekimin duhet patjetër të përsërisë analizën mashkulli. Këtë herë duhet të bëjë dhe femra analizën (antibiogramën) që janë “strisho vaginale” dhe “sekrecionet uretrale”.
Flitet shpesh për dhimbjen kronike abdominale dhe pelvike. Si duhet t’a njohim këtë dhimbje?
Një tjetër kongres i rëndësishëm i zhvilluar, ishte edhe Kongresi i Parë Botëror i Dhimbjes Kronike Abdominale dhe Pelvike. Në këtë kongres morën pjesë shumë mjekë specialist të fushave të ndryshme si urologë, seksologë, gjinekologë, fizioterapet, etj. Çdo lloj dhimbje në trupin e njeriut është e bezdisur dhe shumë stresante, sidomos kur bëhet kronike. Kjo dhimbje mund t’a çojë pacientin deri në depresion, pasi mendon se nuk do shërohet kurrë. Këto dhimbje janë të pakta si intensitet, por janë pothuaj të vazhdueshme prandaj janë stresante. Shpesh herë në disa kongrese, si dhe në Amerikë kam ngritur problemin që të kihet vëmendje për mjekimin e dhimbjes kronike pelvike. Vërtet shkenca urologjike ka avancuar shumë, por në këtë pikë të nxehtë ka ngelur mbrapa në ngërç. Studimet kanë sjellë shumë variante, por asnjë me përqindje të lartë përmirësimi. Shërimi përfundimtar nga kjo patologji nuk diskutohet fare për të pasur zgjidhje as në një kohë të afërt. Kjo shpjegohet se akoma cilësohet që ka etiologji (shkak) të pa caktuar qartë.
A njihen shkaktarët që ndikojnë në shfaqjen e këtyre dhimbjeve?
Ju futa këtij studimi duke menduar se kjo dhimbje është me origjine neuropatike (dëmtim i nervave). Zgjodha një qetësues nervor për të arritur përmirësimin cilësor të dhimbjeve te këta pacientë dhe ky ilaç është i grupit “SSRI”. Pacientët që u morën në studim ishin të paktën 3-6 muaj me këto dhimbje. Dhimbjet i kanë në katër pika të caktuara: “Në fund të barkut, penis, skrotum (testet) dhe në perineum dhe me poshtë. Morën tableta 75-150mg, se këtij ilaçi i shtohet doza me javë. U vunë re përmirësime në pakësimin e dhimbjeve, rregullimin e urinimit dhe cilësinë e jetës. Gjithashtu u kontrollua shkalla depresionit dhe patjetër shëndeti seksual i çdo pacienti. Këta pacientë mbas 6 jave mjekimi, u panë përmirësime sinjifikante në të gjithë treguesit e mësipërm. Duhet patjetër që kur të ndërpritet ky ilaç duhet të ulet doza ngadalë çdo javë. Theksova se këta pacientë janë problematik janë të vetmit që i kuptoj sa futen në derë se çfarë patologjie kanë, pasi kur vijnë për konsultë kanë një dosje të madhe me analiza. Kjo ndodh ngaqë ata nuk e kuptojnë nga ju vjen kjo dhimbje dhe për këtë arsye paraqiten në shume mjekë për vizitë, ku në shumë raste trokasin në dyer të gabuara pasi personeli mjekësor këtu është jo i trajnuar për të zbuluar këto patologji. Aq më keq akoma kur i detyrojnë të vizitohen te kirurgët e lagjeve që nuk marrin vesh nga urologjia, duke marrë në qafë pacientët që kanë nevojë vetëm për urologun.
Po në lidhje me problemet e traktit të poshtëm urinar ç”mund të themi?
Pak muaj më parë u mbajt në Berlin simpoziumi Ndërkombëtar mbi prostatën, androgjenët dhe shëndetin seksual mashkullor. Ky simpozium u organizua nga Shoqata Evropiane dhe Botërore e Mjekësisë Seksuale. Duke qenë se këta pacientë paraqesin shqetësime për traktin e poshtëm urinar pra në lidhje me urinimin, si dhe me problemet seksuale me sugjestionuan që të merrem me këtë temë. Në këtë simpozium paraqita studimin me titull :”A shoqërohet dysfunksioni ejaculator” (çrregullimi i derdhjes së spermës) me simptomat e traktit të poshtëm urinar (problemet e urinimit) në burrat me moshe nën 40 vjeç”? Pacientet i përkisnin moshës mesatare 27 vjeç. Pacientët u pyeten rreth problemeve të urinimit (IPSS) dhe pyetësori i shëndetit seksual mashkullor (MSHQ-EJD). Si konkluzion u pa që ashtu si këto dy pyetësorë kanë lidhje me moshat e vjetra ashtu kanë lidhje dhe me moshat e reja. Pra ka pacientë që vijnë për konsultë me probleme ejalkulacioni (derdhje spermës) dhe gjatë konsultës e shikoj që ai ka dhe probleme me urinimin. Lidhja midis këtyre dy problemeve tek moshat e vjetra shpjegohet me zmadhimin e prostatës, por tek pacientët e rinj që nuk kanë zmadhim prostate atëherë ku është lidhja midis këtyre dy patologjive. Në këtë rast duhet theksuar se nëse në moshë të re meshkujt kanë probleme shoqëruese midis “dysfunksionit ejakular”, me simptomat e urinimit (LUTS) atëherë këta pacientë kur të rriten në moshë do të kenë me shumë keqësime. Këta pacientë të rinj duhet të vijnë sa më parë për konsultë për të përmirësuar gjendjen e tyre dhe kështu do të parandalojmë keqësimin e tyre i cili do të rritet në përpjesëtim të drejtë.

Eshte nje kenaqesi e madhe kur lexon mendimet shkencore te ketij mjeku te talentuar, bir i denje i nje mjeku te njohur e te respektuar, sic ishte Maksut Drrasa. Pergezime Kimit, ketij talenti shqiptar qe ka arritur rezultate te nivelit boteror. Kim Drrasa eshte nje pasuri intelektuale e vyer e kombit shqiptar.
ku ndodhet klinika e ketij mjeku t talentuar ose nji numer telefoni ,se doja te beja nji konsult
zpershendetje
ju lutem a mund te kem nje nr kontakti te mjekut
Ju lutem si mund te kontaktoj me dr.Kim?
Ju lutem si mund te kontaktoj me dr.Kim?
Ju lutem si mund te kontaktoj me dr. Kim?
me vjen mire qe lexoj kurimin e ureaplasmas sepse edhe un jam e prekur nga ky lloj mikrobi dhe kam vite qe tentoj shtatzani dhe nuk arrij dot sepse ureaplasma ka prekur tubat e falopis dhe Hsg me konstatoi qe kontrasti nuk kalon pastaj sipas is strishos del prezente ureaplasma ,+++