Makroni krahasuar me Profetin Muhamet, në histori është askushi!

Ornela

Provoko ti sa të duash,
po do lodhesh fare kot,
se provokimet e tua,
vrasës nuk më bëjnë dot!

I vështirë është njeriu,
si i ri-ashtu dhe plak,
dhe asgjë nuk ndodh vetiu,
nëse ti s’e ke në gjak!

Makroni në një fjalim,
tha:”Në krizë është islami!..”,
kaq u desh që në ca shtete,
nga islamikët të bëhej nami!

Islamikët për të vrarë,
s’ishin të organizuar,
ata që kanë bërë vrasjet,
quhen “ujqër të vetmuar”!

Asnjëherë në këtë jetë,
s’kam qënë ndjekës i Profetit,
po jam kundra karikaturave,
që i bëhen Muhametit!

Jam kundra absolutisht,
humorit me Muhametin,
për faktin se Një Miliardë njerëz,
e duan dhe e mbështetin!

Ndonjëherë Makroni i Francës,
ka sjellje prej karabushi,
kur përpara Muhametit,
është dhe do të jetë askushi!

E dimë që ka islamikë,
të kthyer në radikalë,
që të qëllojnë me thikë,
vetëm edhe për një fjalë!

Në Francë është provuar,
se kjo s’është aspak shaka,
për këtë humor kanë ndodhur,
dy masakra të mëdha!

Islamikët kanë treguar,
se nuk kanë fare frikë,
vranë për fjalët e Makronit,
nga Vjena në Amerikë!

Ne e dimë që terrorizmi,
është i frikshëm-shumë i frikshëm,
po u fut dhe feja brënda,
bëhet super i rrezikshëm!

Zotrinjtë politikanë,
që para popullit ligjërojnë,
sidomos kur flasin për fenë,
fjalët duhet t’i peshojnë!

Me pisa dhe badakçinj,
ne e kemi plot Planetin,
që dalin e teprojnë,
ti merresh me Muhametin!

S’marr në mbrojtje terroristët,
për kët’ të jini garantë,
po ata more-lum miku,
janë ultra injorantë!

Jetojmë kohë delikate,
me mortajën që ka rënë,
po të shtosh dhe terrorizmin,
kokën me derë kemi zënë!

Tani armët kanë ndryshuar,
s’ka me shtiza edhe shpata,
dhe një gjë është e sigurtë,
se s’do ketë më Kryqëzata!
A.DUKA

Share This Article
13 Comments
  • O Debil fshatar….Enveri yt e ndaloi me ligj Muhametin dhe hoxhallaret i deryroi te rruanin mjekren ….bere ndonje bejte atekohe o fshatar i lig !!

  • Or Duke i vetquajturi poet,

    kupto o trap nje te vertet,

    c’do vend e kushdo pushtet,

    ben karikature ate qe do vet

    ,qofte ky dhe Prof. Muhamet

    se si i thone fjales mor njeri,

    sejcili esh Zot ne shtepi te tij,

    atij Islamikut qe do Muhamet,

    te kthehet atje, ne vend te vet,

    atje Karikaturat e tij ti ndaloje,

    e me Muhamet atje te jetoje,

    ketu i thone Europe jo Arabi,

    kaq gje more Duke kuptoje ti.

  • Ke tê drejtê Duka. Makroni eshte vertet karabush. Mê shumê mê ngjan me njê fêmijê tê llastuar. Llogarit: eshte martuar me mêsuesen e tij! 30 vjet mê tê madhe! Janê disa njerêz qê nuk kanê as moral dhe as turp. Dhe kêtê sjellje duan tua imponojnê tê gjithêve nê emêr tê lirisê! Jo çdo gjê mund tê shkelet me kêmbê dhe tê pêrdhoset nga disa fundêrrina. Mua nuk do tê mê pêlqente nêse dikush do tê shkelte me kêmbê psh flamurin francez apo do tê fishkêllente himnin amerikan. Nuk do tê isha fare dakort qê disa tê degjeneruar tê talleshin apo tê pêrbaltnin Jezu Krishtin, Muhametin, Budên etj etj. Njeriu qê eshtê Njeri duhet tê ketê disa kufinj moralê, disa principe ndershmêrie, disa skrupuj, por kur nuk ka as turp dhe as moral eshte thjesht kafshê dhe jo Njeri. Jo çdo gjê mund tê shkelet me kêmbê dhe tê pêrdhoset. Punê imoralêsh dhe tê degjeneruarish. Dhe ata qê vrasin nê emêr tê fesê si ata kriminelêt e ISIS-it apo ai kafsha me emrin Kujtim janê fêlliqêsira dhe ndyrêsira. Ekstremet gjithmonê bashkohen.

    • Edhe mua shume gjera nuk me pelqejne, por kurre nuk do te me shkoje mendja qe per ato mospelqime te vras ( heqi koken) dikend.

  • Po 1 miliarde jevgj Arabie dhe Indonezie qe mesojne permendsh qe kur jane femije urrejtjen ndaj te pafeve te cilet jane te besimeve te tjera sidomos ndaj te krishtereve dhe cifuteve dhe qe dita e Qiametit po afron dhe te pafete do shkojne ne jahannam(xhehenem)Ai Quran qe shitet ne Shqiperi gjoja i perkthyer nga Ahmed Kalaja me shume ka analiza dhe shpjegime ne te cilen nje e dy thote:(pra vetem Quran e thote drejt dhe jo sic thuhet ne Bible) sesa cfare thote Quran vete.Dmth sipas kesaj llogjike pjesa tjeter e botes jane te pafe dhe te pazhvilluar nderkohe qe arabet shkelqejne kudo.☠️Prandaj evropianet e shkrete punojne argat ne puset e naftes se boseve arab ose kamarier tek dinner kebab e turqve.

  • E para Beno para se te llapesh si guerrils per Makaronin duhet te kuptosh qe kristianizmi eshte 1000 here me i emancipuar se feja e ketij profetit pasi: Qysh ne kohen e THomas à Kempis-it (autor) kemi libra pro te krishtere me titull Imitimi i Krishtit (The imitation of Chris), gjeresisht e njohur ne shek. 15 nga po ky autor. Dhe diskutimet e gjera jane bere qysh ne ate kohe perkatesisht si duhej kuptuar ky imitim ne te pare, ne te dyte dhe si imitim i humanitetit dhe trupit te Krishtit qe krijonte stresimin ne imitimin e jetes se tij ne bote. Pra stigmatiket. NDERKOHE ke nga ana tjeter islamike qe nuk pranojne dot as nje karikature ne 2020. Kjo ben edhe dallimin mes PERENDIMIT te emancipuar aktual, dhe LINDJES se larget ne rrafshin e fese si kulture.
    Nje aspekt jo kulturor mund te marresh shembullin e nje proteste paqesore ne demokracite e perendimit dhe turme-protestat e vendeve arabe. E gjithe formula e tyre perfundon me shtypje (pak a shume njelloj me vendin tone ose aktualisht Lukashenko), ndersa perendimi vlereson kauzen, deri te nxënia e njerria e mesimeve.

  • Edhe ti o X bashke me ate qe qesh e ngjesh edhe pse jeni te krishtere nuk beni pjese ne te jo vetem si shqiptare por as si njerez.Ju ne Shqiperi keni qene llumi i kesaj jete,perkrahesit e Enverit qe e hoqi fene ,me zhulsit ne kete vend dhe tani kerkoni te quheni europine,por edhe ne Europe me shume flini poshte ures si “Skenderbeu”juaj ne France.Nuk flas per popullin e krishtere se mos me keqkupto njeri sepse i tille jam dhe vete por per keta qe flasin me urrejtje per muslimanet kur ne kemi jetuar gjithmone si vellezer pa pasur dallime feje,

  • Halli eshte se ka 100 e kusur vite qe grabit vret e masakron gjithe muslimanet e afrikes veriore,

    ketu i rreh cekani makaronit.

    • anticensurë25642654
      o të qifsha robt
      ata sulltanët e tu i vranë e i prenë për 400 vjet rresht këta arabë që ti po na i mbroke!!
      këta arabë ” të shtypur 100 e kusur vite nga europa”,nuk shkojnë në turqinë e shënjtë erdoganiste që “i mbron”,por shkojnë e jetojnë në atë europën “që i ka vrarë”!kur pyet arabin se çfar mendon për “vëllain turk”!?
      do të shoshësh se çfarë urrejtje kanë për ta!!
      ata i quajnë pushtues,shkatërrues të civilizimit të tyre arab!civilizim që u shkatërrua nga pushtimi osman!!
      vetëm një pjesë e idiotëve shqiptarë e quajnë pushtimin osman si çlirim,si ndriçim!
      Reply to this comment

  • arben, jo ai budallai i islamit; leri budallalleqet me “islam e muhamet” . në s’mer vesh nga feja dhe politika, me mire mos fol . qe ndrit tek morali, me te cilin je identifikuar perhere; ke zemer te BARDHE, por s’do te thote se ke te drejte ne nje fushe, qe duket s’e njeh mire . sistemin e pare e “akuzuam” per diktat dhe mungese te “lirise” fetare . feja sipas nesh qe donim t’a promovonim do sherbente per nje moralizim human (sipas krishterimit europian) per njerezit intelektual dhe per te frikesuar….llauzin (pleben) qe ne saj te “zerit te mases”, po sillej lirisht dhunshem si qeni leshuar nga…zingxhiri .
    POR…nderrimi i sistemit, u shfrytezua nga islamiket e tipit berisha godo, pasuar tragjikisht nga r. qosja e mbeturina klerikesh te kohes titos e enverit . dhe tani, jemi nje shtet thjesht islamik, qe nga zelli, ja kalojme dhe vet turqeve e sauditeve . keshtu qe morali patriotizmi kultura politika dhe cdo gje shoqerore e njerezore, eshte…islamizemmmmmm.
    rrjedhimi; u….ZHDUKEM, si identitet kombetar .

  • Arben Duka kesaj here,
    i re shkurt e pa qedere,
    nuk te shkoi mendja fare,
    qe injorances i bere temehane!

    Me kete mendje qe na the,
    duhet shkuar dhe me tutje,
    dhe per Krishtin te bejm be,
    per gjith shenjtoret vetem lutje!

    Po sikur bota te shkonte keshtu,
    ne mesjete do kishim mbetur,
    dhe ti sot ne turre te druve,
    lemeri i gjalle do ishe djegur!

    Per nje fjale a per nje mendim,
    a per ca vija karikature,
    nga fetaret e krishtere,
    qe do t’ndjeheshin te ofenduar!

    Ndaj Arben Duka bejtexhiu,
    jo kaq shpejt me vargje si veriu,
    u duhet thene fetarve mbare,
    se besojne ne dicka te shplare!

    Se nese gjith ky Univers,
    ka nje Zot si shkaktar,
    atehere ai eshte aq i madh,
    sa s’ka te bej fare me te marre!

    Ndaj fanatikve mos u bej qejfin,
    po sqaroi me sa ke mundesi,
    vec keshtu ndalim terrorin,
    cdo kamikaze e bejme njeri!..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *