Shkëlqimi dhe rënia e qytetërimit të Voskopojës në fundin e shekullit XVIII

Ornela

Voskopoja, si kryeqendra e atij qytetrimi mesjetar të shekullit të XVIII-të, së bashku dhe me trevat rreth saj si, Grabova, Llënga, Niça, Vithkuqi, Shipska, Belica e tjera, kanë hyrë në historinë e mesjetës së vonë si një qytetrim i kohëve më të reja, si një zhvillim ekonomik, shoqëror e kulturor, që nisi të rilind në disa nga trevat shqiptare, madje dhe ndërballkanike.

Sigurisht, ajo u shqua midis qyteteve shqiptare më të lashta, për faktin se lindi rishtaz, nga një fshat barinjës blegtorë, ku gradualisht u rritë në pak vite si një ishull autonom, ku lulëzuan tregtia, zejtaria, arsimi, arti dhe kultura, veçanërisht ajo e pikturës kishtare, duke mbledhur tashmë në këtë metropol nxënës të etur për arsim, mësues, profesorë e shkencëtarë, filozofë, murgjë e teologë të arsimuar në shkollat e Europës.

Konsulli dhe studiuesi francez pranë oborrit të Ali Pashë Tepelenës, Pukëvil, thekson, se fillimet e para ky vendbanim i ka që në shekullin e XI-të. Ndërsa një tjetër studiues, Martinjani, duke u mbështetur në kodikët e Manastirit të Shën Prodhromit, thekson, se fillimet e këtij vendbanimi lidhen me kishën e parë më të vjetër të Voskopojës, Shën e Premte, që i përket shekullit të XIV-të, pra vitit 1330. Megjithatë, kjo meret për bazë si fillesa e këtij vendbanimi të vllehve, fillimisht blegtorë. Gradualisht, me zhvillimin e tregtisë dhe zejtarisë, në shtrirjen e qytetit u ngritën lagjet kryesisht sipas vendbanimeve nga kishin prejardhjen si, lagja e Oparakëve, Pashtenika, Skamneli e Zagoriotëve, Gramostët, Mecovitët, lagja e Zhombrit, Epirit e tjera. Disa lagje morën dhe emrin e shenjtorëve sipas kishave përkatëse. Pra, nisi të bëhet një qytet kozmopolit, i gjallë, i vrullshëm e luftarak.

Në çdo lagje e mëhallë u ngritën tempuj fetar të besimit ortodoks, ku Voskopoja numëronte 24 kisha e tre manastire. Zhvillimi ekonomik e social-kulturor, shkollat e objektet fetare, tërhoqën dhe shumë intelektualë të shquar, nxënës të etshëm për të mësuar, fetarë e mendimtarë, që e gjallëruan jetën intelektuale e kulturore të qytetit të Voskopojës.

Në shekullin e XVIII-të, me zhvillimet që patën disa nga qytetet kryesore në trevat shqiptare, mori zhvillim dhe Voskopoja. Këtë qytetrim e konkretizojnë veç tregtisë e zejtarisë, arsimit e kulturës dhe gjurmët e një plejade të madhe piktorësh e mjeshtrash të zejtarisë artistike kishtare, aktiviteti i të cilëve është shtrirë jo vetëm në Voskopojë, por dhe në treva të tjera, si në Maqedonin e Veriut në Manastir, në Kostur e në Ohër, në Korçë, Elbasan, në Myzeqe e tjera. Në këtë periudhë janë shquar rreth 18 emra artistësh të artit mural kishtar dhe mjeshtra të zejtarisë artistike, ku midis tyre qëndrojnë kollosët si, mjeshtri David Selenicasi me bashkëpuntorët e tij, Kristo dhe Kostandini, vëllezërit korçarë Kostandin dhe Athanas Zografi me djemtë e tyre, si dhe Kostandin Shpataraku, Andon Shipska, vëllezërit grabovarë Çetiri e të tjerë. Kjo periudhë e daljes në skenë të këtyre artistëve të shquar, u quajt rilindja e zhvillimit të qytetërimit të shekullit të XVIII-të.

Kisha më e vjetër në Voskopojë, është kisha e Shën e Premtes, e cila daton në shekullin e XIV-të, si bashkëkohëse me themelimin e Voskopojës. Kjo kishë mbart në pikturat murale të saj shumë element të hershëm të periudhës bizantine. Ajo radhitet ndër kishat e vjetra të asaj periudhe në vendin tonë siç janë, kisha e Shën Marisë në Apoloni të Myzeqesë, e Shën Triadhës në Manatirin e Ardenicës, kisha e Rubikut, e Maligradit, e Mborjes në Korçë e tjera. Pas shekullit të XVII-të e veçanërisht në shekullin e XVIII-të, nisi ndërtimi dhe i shumë kishave të tjera në shtrirjen e qytetit të Voskopojës, ku ai nga një fshat barinjësh, mori pamjen e një qyteti të madh kozmopolit. Kështu mund të përmendim kishat, e Shën Mitrit, Shën Marisë, Shën Thanasit, Shën Janit, Shën Pjetrit, Shën Kollit, Shën Ndëllia, Shën Kostandinit, Shën Mihalit, Shën Harallambit, Manastiri i Shën Prodhromit e tjera, që i përkasin qytetit të dikurshëm të Voskopojës.

Në Manastirin e Shën Prodhromit, ndërtuar në fillimet e shekullit të XVII-të, dominojnë pikturat e mjeshtërit të asaj periudhe, murgut piktor Andon Shipska. Sipas kodikëve që janë ruajtur pjesërisht në këtë manastir, thuhet se themelet e këtij tempulli janë hedhur në fillimet e vitit 1632, kurse pikturimi i ambjenteve ka përfunduar 27 vjet më vonë në vitin 1659. Nga gojëdhënat thuhet se ky manastir fillimisht ka qenë një kishë e vogël e vjetër, ngritur nga murgj voskopojarë, boboshtarë e mborjarë.

Një gjeograf grek, Meleti, në vitin 1684 shkruan se: “..në këtë periudhë baza kryesore e jetës në Voskopojë ishte blegtoria”. Kurse Konsulli francez Pukëvil në shënimet e tij thotë se: “Nga një fushë-pllajë e thjeshtë barinjësh, Voskopoja arriti të bëhet metropol tregtar i Epirit”. Ndërsa historiani korçar Kurilla shkruan se: “Voskopoja në shekullin e XVIII-të ka qenë qyteti më i madh i Turqisë në Ballkan pas atij të Selanikut, dy herë më i madh se Janina”. Ndërsa reporteri anglez R. Matthews shkruan se: “Beogradi në krahasim me Voskopojën ishte veçse një fshat i prapambetur, ndërsa Athina, një rrjetë kasollesh gjysmë të rrënuara rrëzë Akropolit”.

Në fillimet e shekullit të XVIII-të, kur qytetrimi i Voskopojës po merrte një zhvillim të dukshëm ekonomik dhe urbanistik, krahas lulëzimit të tregëtisë e zejtarisë, u rritë në mënyrë të ndjeshme dhe popullsia, ku në fillimet e viteve 1700, qyteti arriti në rreth 24-30 mijë banorë. Kjo bëri që dhe arkitektura e ndërtimit të kulteve ortodokse të ishte më e gjerë e më madhështore dhe arti i shprehur në to të ishte i një stili më jetësor e më pranë elementëve të jetës së përditëshme njerëzore.

Kështu pas vitit 1712, u ristrukturua dhe u bë më madhështore kisha e Shën Marisë në Voskopojë, që mbante vlera të veçanta artistike. Në vitin 1721, u ristrukturua dhe u kthye në manastir kisha e Shën Kollit, u rindërtua Shën Thanasi dhe Shën Mihali në vitin 1724, kisha e Shën Ndëllisë dhe Shën Sotiri u kthyen në manastir në vitin 1759, kisha e 12 Apostujve u rindërtua në vitin 1752 e tjera. Në investimet e këtyre kishave e manastireve, ka qenë kryesisht kontributi i popullsisë vendase nëpërmjet esnafëve të bakërrxhinjëve, argjendarëve, zejtarëve, tregtarëve e tjerë. Veçanërisht është për t’u theksuar ndërtimi i tre bazilikave kishtare të ngritura brenda 4 viteve 1721-24, siç ishin ajo e Shën Kollit, Shën Mihalit dhe Shën Thanasit.

Në zhvillimin e artit të pikturës murale dhe të ikonave, kanë ndikuar veç zhvillimeve të më vonëshme social-ekonomike dhe faktorët e lidhjeve me botën e jashtme nëpërmjet rrugëve tregtare të Ohrit e Selanikut, lidhjet me Patriarkanën e Ohrit, qenia në krye të saj të Joasaf Voskopojarit, si dhe në krye të Peshkopatës së Gorë-Mokrrës me Peshkopin Arsen Vako me origjinë nga Potkozhani i Mokrrës, nga familja e të cilit rrjedhin dhe piktorët Zografi.

Si themelues e kryemjeshtër i shkollës së artit të Korçës, ka qenë piktori David Selenicasi, i cili ka të ngjarë të ketë qenë nga Selenica e Kolonjës. Si bashkëpuntorë të tij kanë qenë dy piktorë të rinjë shumë të talentuar, Kostandini dhe Kristo. Veprimtarinë e filluar nga Selenicasi, e kanë pasuar piktorët e tjerë nxënës e bashkohës të tij, si Kostandin Shpataraku, Kostandin dhe Athanas Zografi, bijtë e tyre Terpo dhe Eft-himi Zografi, nga piktorët grabovarë, vëllezërit Gjergji e Joan Çetiri me bijtë e niprit e tyre, Naumi, Gjergji i riu, Nikolla dhe Ndini e të tjerë.

Të gjithë këta pasardhës, kanë qenë nxënës të mjeshtrave më të moshuar, por dhe bashkëpuntorë e ndihmësa, që kanë punuar së bashku në mjaft ansamble të pikturave murale e të ikonave. Në vitin 1744 në pikturimin e kishës së Shën Marisë në Manastirin e Ardenicës, si Shpataraku dhe vëllezërit Zografi, kanë patur dhe ndihmësit e bashkëpuntorët e tyre dy djemtë Zografi, Terpo dhe Eft-himiu. Në vitin 1782 për herë të parë Terpo Zografi, firmos si bashkëpuntor me të atin Kostandinin, në pikturën murale të kishës së Shën Gjergjit në Libofshë të Myzeqesë. Po ashtu kisha e katundit Vanar në Myzeqe, është pikturuar nga piktorët grabovarë, Gjergji dhe Joan Çetiri, që kanë qenë nxënës të vëllezërve Zografi, ku janë aktivizuar dhe në Manastirin e Ardenicës dhe në kishën e Libofshës.
Vëllezërit Çetiri nga Grabova, kanë pikturuar në vitin 1797 edhe kishën e Shën Thanasit të Karavastas në Myzeqe. Në kishën e Shën Kollit të Krutjes po në Myzeqe në vitin 1811 ka pikturuar Nikolla Çetiri, ndërsa në kishën e Shën Kollit të Toshkëzit të Myzeqesë në vitin 1813, ka pikturuar Joan Çetiri dhe djali i tij Naumi, ndërsa në Kishën e Shën Theodhorit në Kadipashaj po të Myzeqesë, në vitin 1801 ka pikturuar Joan Çetiri dhe nipi i tij Nikolla. Në këto kisha ata kanë lën dhe mbishkrimet e tyre në gjuhën greke.

Pra, kjo plejadë artistësh të rinj, kanë qenë të lidhur në vazhdimësi si hallkat e një zinxhiri, që kanë vazhduar në gjurmët e njeri-tjetrit. Në këto kisha e manastire, në punimet e tyre ata kanë lënë dhe mbishkrimet me emrat dhe vitet e pikturimit. Nga krijimtaria e vëllezërve Zografi, që përfshijnë periudhën 1741-1783, trashigohen mbi 10 ansamble pikture murale, përveç një numër i madh pikturash individuale në ikona shenjtorësh e tjera. Traditën e tyre e kanë vazhduar dhe piktorët e rinj, Terpo Zografi i biri i Kostandinit dhe Eft-himi Zografi i biri i Athanasit në vitet 1792-1866. Sot ruhen në kisha të ndryshme dhe rreth 12 ansamble pikturash murale nga dora e talentuar e mjeshtrave grabovarë Çetiri dhe pasardhësve të tyre të rinj. Me piktorët grabovarë Çetiri, mbyllet dhe tradita e pikturës kishtare e periudhës së mesjetës së vonë në vendin tonë.

Kur ende në shumë qytete të Europës, shtypshkronja, shpikja e Gutenbergut, supozohej luks, në Voskopojë ajo ishte ngritur që në vitin 1720, duke mbetur në histori si e para shtypshkronjë në Ballkan. Ajo u ngritë në një ndërtesë pranë kishës së Shën Joan Theollogut në qendër të qytetit, ku sipas traditës gojore quhej, “Livadhi i Skolive”. Në të janë shtypur kryesisht përkthime, literaturë kishtare, si dhe tekste shkollore e libra të personaliteteve të Akademisë, siç ishin Sevast Leontiadhi, drejtor i parë i Akademisë së Voskopojës, të Teodor Kavaljotit që e pasoi në këtë detyrë e tjerë.

Tipografët e parë që kanë punuar në të kanë qenë, Grigor Voskopojari dhe Grigor Kostandinidhi, që ishin të mësuar në Venedik. Grigor Voskopojari ishte nismëtari, botuesi dhe korrektori i shtypshkronjës. Një studiues arvanitas, Andrea Vreto në 1856 shkruan: “Grigori ishte prift, një nga njerëzit e shquar në ato vite të shekullit të XVIII-të. Qyteti i Voskopojës e meritonte të kishte një shtypshkronjë”. Grigori zhvillonte dhe veprimtari arsimore e letrare, ku emri i tij përmendet me epitetin, “Më i dituri dhe më i mençuri nga murgjit e Voskopojës”. Në vitin 1768 ai zgjidhet Mitropolit i Durrësit, duke marë më pas dhe emrin, Grigor Durrsaku.

Një grup intelektualësh voskopojarë me ndihmën e rufeteve të zejtarëve në vitin 1742, ngritën një shkollë të mesme të qytetit. Në vitin 1744 ajo u quajt, “Akademia e Re” e Voskopojës me drejtor të parë, Sevast Leontiadhi. Programi mësimor i kësaj akademie ishte i nivelit të shkollave të mesme të vendeve të përparuara të Europës, kurse disa nga lëndët, u afroheshin shkollave të larta të Europës. Pedagogët e saj ishin personalitete të shquara të arsimit, kulturës e shkencës. Drejtori Sevast Leontiadhi ishte nga Kosturi, i lauruar në filozofi e filologji në Universitetin e Padovës në Itali.

Në vitin 1748, u bë drejtor i Akademisë voskopojari, Teodor Kavaljoti, që e modernizoi më tej programin mësimor. Po ashtu në këtë kolegj ka dhënë mësim dhe Grigor Voskopojari i Shtypshkronjës e të tjerë. Ky kolegj ka patur dhe internat (konvikt) që ndiqej nga një numër i madh nxënësish. Shkolla ishte një godinë e madhe me rreth 40 dhoma mësimi, ndërtuar përballë Shtypshkronjës tek “Livadhi i Skolive”. Nxënësit ishin kryesisht nga Shqipëria e Mesme dhe Jug-lindore, si Korça, Përmeti, Gjirokastra, Elbasani, Berati e tjera. Mësimi kryhej në gjuhën greke, si gjuhë mbarë ballkanike për ortodoksët, si gjuhë kishtare dhe për mardhëniet tregtare. Mësoheshin kryesisht lëndët, gjuha greke, letërsia, logjika, filozofia, teologjia, fizika, merceologjia, matematika e tjera.
Disa nga nxënësit e kësaj shkolle që u shquan më pas ishin: Jani Strati, mësues i njohur në gjithë krahinën, Dhaskal Kostë Çekani, autor i disa librave shqip, Teodor Haxhi-Filipi nga Elbasani, (Dhaskal Todri), nxënës i Kavaliotit, që krijoi alfabetin shqip original të tij dhe mori nismën e ngritjes së një shtypshkronje me gërma shqip, por që nuk arriti t’a realizonte se u vra pabesisht nga kundërshtarët e tij. Po ashtu nxënës i asaj Akademie ishin dhe, Kostë Zhupani, që pasi përfundoi studimet në Europë, përmendet si mjek në spitalin e Voskopojës, si dhe Dhimitër Pamperi, që përmendet gjithashtu si mjek, filozof dhe mësues. Po ashtu dhe Ambroz Pamperi, që shërbeu si klerik në Leipcig të Gjermanisë, Dhimitë Bojaxhiu si profesor në Vjenë, e shumë të tjerë.
Por zhvillimi dhe qytetrimi i gjithanshëm i Voskopojës, ngjalli lakminë në krahinat e tjera dhe në rrethinat që përjetonin varfërinë. Kjo çoi në një fund tragjikë të sulmeve vandale, plaçkitjes e djegies nga bandat e dhunëshme të Kolonjës e Dangëllisë, të mbështetura dhe nga feudalët e rrethinave, si dhe nga kreditorët e brendshëm voskopojarë.

Ai qytet me qytetrimin e përmendur, kish nisur të brehej nga brenda nga një mikrob i pa shërueshëm, nga një sëmundje e fshehtë që e brente në thellësi prej kohësh! Pra, siç thotë një analist, “Ky qytet ishte i dënuar me vdekje që nga lindja e tij”! Shkaqet e këtij dënimi ishin të shumta e të ndryshme. Po theksojmë disa prej tyre:

-Ky zhvillim e përparim, shihej me zili nga fqinjët dhe krahinat përqark, që përjetonin një prapambetje e varfëri të tejskajshme. Në këtë kontrast, ku bejlerët jo vetëm shtypnin e shfrytëzonin fshatarësinë e varfër të këtyre zonave, por mbanin në këmbë dhe bandat grabitëse të karvaneve që qarkullonin në ato anë.

-Grumbullimi i pasurive të tregtarëve voskopojarë dhe qarkullimi i mallrave nëpërmjet karvaneve që lëviznin në ato rrugëtime të gjata e të vështira malore, u bënë lakmi e feudalëve dhe bejlerëve të rrethinave, që u bënë objekt grabitjeje nga bandat grabitqare.

-Me kalimin e kohës, kjo tendencë dhe lakmi grabitëse, u shtri dhe në thellësi të qytetit, ku u bënë objekt grabitje dyqanet, magazinat, punishtet dhe deri shtëpitë luksoze të pasanikëve, për të cilat shteti dhe vet qyteti nuk kishin asnjë lloj sigurie e mbrojtje.

-Një ndikim jo të vogël patën dhe borxhet e prapambetura të borxhlinjëve vendas ndaj derebejve, të cilët organizuan dhe nxitën bandat grabitëse nëpërmjet dhunës çnjerëzore e kriminale.

-Elita e tregtarëve dhe esnafëve, preferuan shkatërrimin përfundimtar të qytetit, në një kohë kur shpenzonin shuma kolosale për ngritje kishash e manastiresh, akademi, biblioteka e ndërtime të tjera. Edhe ky ishte një faktor që s’e ndali dot dhunën, djegien e shkatërrimin e këtij qytetërimi në mënyrë barbare.

-Tendenca e qytetit për të përfituar sa më shumë pavarësi politike, duke u treguar jo fortë të matur, në mos të dehur deri diku nga sukseset e shumta, vënia kundër Patriarkanës së Stambollit dhe veçanërisht ftohja me pushtetin qendror të Portës së Lartë, megjithse ishin korrekt me derdhjen e taksave në zyrat e caktuara të Stambollit, të gjitha këto u bënë shkak për këtë situatë jo fortë të paqshme, që e çoi Voskopojën në këtë katastrofë.

-Vezirët, sadrazemët dhe bejlerët e dëgjuar, emisarë të një regjimi të shkatërruar e në shthurje, e lëshuan më në fund frerin derebejve dhe të gjithë kryqtarëve të tyre, të cilët duke patur me vete lejen e heshtur të pushtetit perandorak, filluan përgatitjet e ethshme për kryqzatën e parë kundër Voskopojës dhe shkëlqimit të saj.

Voskopojarët e regjur e dinin tanimë se nuk mund t’i shpëtonte më nga kjo e keqe, as larja e borxheve të kreditorëve, as blerja me flori e kundërshtarëve armiq. Duheshin larë mëkatet e së kaluarës jo shumë të largët me gjithçka, qoftë dhe me pasurinë e tyre, deri dhe me ekzistencën e qytetit. Dhe shtatori i vitit 1769 , solli katastrofën që u shfaq si një stuhi e ngarkuar me re të zeza. Ja si e përshkruan këtë situatë studiuesi voskopojar, Dhori Falo në librin e tij, “Tragjedia e Voskopojës”, faqe 207, botim i vitit 2010:

“Një tym i dendur nga lagja Strugu, një tjetër nga Shën Ilia, u dukën në horizontin e afërt. Në këto çaste tragjike, si me urdhër të panjohur, si një trup i vetëm, të gjithë vërsulen për tërheqjen e madhe nga rruga e Korçës. Vargu i gjatë njerëzor, kurrizin ngarkuar me boçe e fëmijë, me mushka e kuaj që mbanin mbi vete atë pak plaçkë, me qeset e parave të fshehura në ndërresat e grave, vërshonin tatëpjetë lumit të Shën e Premtes, nga rruga e vetme e shpëtimit që shkonte nga lindja.

Pleq e plaka, burra, gra e fëmijë thërrisnin, ankoheshin, luteshin e mallkonin. Ndërsa në qytet zjarret përparonin, krismat shtoheshin e tymi mbulonte qiellin e kaltër të Voskopojës. Jeniçerët e tërbuar duke thyer lehtë atë pak rezistencë të milicisë vendase, çanin nëpër rrugët e shkretuara, duke thirrur e uluritur, shtinin për frikë e panik, hynin nëpër shtëpitë, nxirnin e rëmbenin plaçkat para se t’i vinin zjarrin, torturonin banorët e mbetur brenda, kërkonin paratë, kontrollonin gratë dhe plakat për flori, çanin sundukët e mbyllura, përdhunonin vajza e nuse të reja, rrëmbenin si skllave “kaurrkat” e bukura voskopojare e tjera”.

Dhe kjo tragjedi që autori Dhori Falo e përshkruan me hollësi, nuk ishte pak, por ishin tri beteja radhas të djegies e shkatërrimit të Voskopojës e qytezave rreth saj, që e kthyen atë qytetrim në një fshat bujqësor e blegtoral. Kjo ishte Voskopoja e kulturës, arsimit dhe e kishave e manastireve, që kanë mbetur dhe sot e kësaj dite si vlera të veçanta të atij qytetërimi e kulture të lashtë mesjetare.
Voskopoja ishte ato kohë kryeqendra e vllehve të Pindit të sipërm, ndërsa Mecova ishte kryeqendra e vllehve të Pindit të poshtëm. Të dy këto kryeqendra vllahe nuk patën të njëjtin fat e rëndësi. Mecova ekziston edhe sot brenda territorit grek, ndërsa Voskopoja u dogj e u shkatërrua! Ja çfarë shkruan historiani francez Zhan-Klod Faverial për Voskopojën: “Po çfarë nuk do kish shkruar Konsulli francez Pukëvil mbi Voskopojën, në se do kish arritur t’a vizitonte këtë qytet kur ishte me rreth 35-45 mijë banorë, i pari i atyre kohëve në gjithë Shqipërinë, para se të digjej e të plaçkitej për t’u katandisur në një fshat me 250 familje”.

Share This Article
6 Comments
  • Si rritjen,,si perfundimin tragjik te Voskopojes i shoh te lidhur me Qendren shpirterore te lulezimit te saj:Patrikana e Ohrit.
    Patrikana e Ohrit udhehiqte popujt e krishtere te Bullgarise(perfshi Maqedonine e krishtere),Shqiperise,Vllahet e Ballkanit,
    Konflikti i eger me Patrikanen greke te Fanarit,u acarua ne kulm pas shporrjes nga kishat e Rumanise te prifterinjve Fanariote greke,qe kerkonin te impononin gjuhen greke ne kishe dhe jasht kishe me qellim GREKEZIMIN E POPULLIT RUMUN.
    Ky imponim solli edhe fillimin e rrevolucionit rumun qe perfundoi me fitoren e Autonimise se Vllahise dhe bashke me prifterinjte greke perzune edhe pashallaret turq qe mbeshtesnin kishen greke.
    Pasi humben Rumanine,Fanariotet ju versulen Shqiperise,ku kocke e forte per pavarsine e popujve dhe frymezuese ishte Patrikana e Ohrit.Pikerisht ne kete kohe shkon ne Voskopoje famekeqi,shejtan Kozma Etoliani per te tatuar pulsin e Voskopojareve,.
    Relacioni qe i dergon patrikanes djalli grek tregon,cfare bqellimesh te verteta kishte.Ashtu si Ali Tepelena sulmoi Sulin pasi keta perzune shejtan Kozmain,qe impononte braktisjen e gjuhes shqipe dhe perdorimin e gjuhes greke,,te njejten gje imponoi edhe ne Voskopoje duke perdorur bejleret turkoshake te shqiperise se jugut dhe derebejte plackites,.Por me pare duhej ckulur Patrikana e Ohrit qe ishte mbrojtese e popujve qe aspironin Liri.
    Kete e arritoi ne rastin e Luftes Ruso-Turke te vitit 1776,.
    Patriku grek i Stambollit i raportoi sulltanit,se Patrikana e Ohrit kishte mbajtur anen e Ruseve,ne luften ruso-turke.
    Kaq mjaftoi qe sulltani ta suprimonte Patrikanen e Ohrit dhe Popujt e Shqiperise,Bullgarise,Vllahise,kaluan nen varesine e Patriukanes se Fanarit.
    Vllahet e sotem te Voskopojes,jo vetem qe nuk kane asnje lidhje me Voskopojaret e dikurshem,por kane rene pre e propogandes greke,qe Voskopojen e shkaterruan shqiptaret.
    Ja lene kopilin nje dere shqiptareve,sepse kujtesa historike e fshatareve te sotem qe banojne Voskopojen eshte nul.Me shume Voskopojare mund te gjesh ne Korce,Fier,ne Tirane,Ne Budapest,ne Vjene,se ne Voskopoje.Keta gaxhgaune kucovllahe nga Gramozi,Opari,etj,jane vendosur ne Voskopoje 100 vjet pas djegjes se pare.
    Sa ka Helene te vertete ne Greqi,aq ka Voskopojare ne Voskopoje.

  • Tek pershkrimi dhe tek komenti eshte permendur emertimi “derebejt” , por :
    1= A ishin greke , turq apo shqipetare keta derebej qe plackisnin dhe ke plackisnin ?
    2= Bejletet dhe feudalet e rrethinave mos ishin valle prej gjakut greke , turq apo shqiptare ?
    3= A eshte e vertete qe banoret e Zagorize ne ate periudhe kohe kishin si “profesion” qe te sherbenin si derebej , dhe kishin miqesi qe nga Stambolli dhe deri
    edhe me Ali Pashane ?
    4= Kush qeveriste ne ate kohe dhe kush i merrte kaurkat Voskopojare skllave , ata qe vinin te mesonin greqisht ne Voskopoje apo ata qe kishin mesuar te flisnin turqisht ?
    5= *** Per se askush nuk ka shkruan ndonje gje per djegjen shkateruse te “qyteterimit” , kishave dhe teresisht te NIKOLICES tek mali i Gramozit , mbi Devoll ?
    6= A nuk ishte synim i asaj kohe qe Suljotet , Voskopojaret , Nikolicare apo te tjere te plackiteshin , digjeshin qe te detyroheshin qe te mernin syte per te dale nga perandoria qe zoteronte keto troje , dhe si e pranoni edhe vete , per tu cvendosur dhe shperndane qe nga Ukraina , Rumania , etje dhe deri ne Vjene ?
    7= A mund ti pershkruaje ndonje historjan se keto veprime kane qene te llahtareshme , si per veprime teroriste ndaj kaureve te asaj kohe qe kishin shkollim akademik dhe ekonomi te shkolluar neper Europe ?
    8= Nese Voskopojaret paskan qene vllehe , atehere cfare ishin Suljotet dhe Nikolicaret ? Qe te tre palet nuk kishin pranuar ndrimin e fese , e cila ishte per mode per te marre pashaporten e te qenurit qytetar i nderuar ne ate perandori 500 vjecare .
    9= Nese dikush ka ndonje permbledhje historike per NIKOLICEN , le ta botoje qe ta lexojmete faktuar , se i kujt eshte turpi i ketyre zjarr-venieve nga dora njerezore .
    10= Koha Europjane do ti ringjalle edhe Voskopojen edhe Nikolicen , ku kalonte rruga e karvaneve te tregetareve , te cilen derebejte , qe zbatonin urdherat e atyre qe ju sherbenin , me nje psikologji te perbashket , i shkrumbuan me zjarr : Vosko+poja dhe Niko+lica .

  • Suljotet ishin prej gjuhe,rrace,gjaku,zakone,veshje,,SHQIPTARE TE KULLUAR.
    Ai qe la amanet djegjen e Sulit,sepse Suljotet nuk pranuan te GREKEZOHEN,ishte shejtan kozma etoliani,nje murg grek,misionar i Patrikanes famekeqe greke te Stambollit.
    Mos harro fjalet e shejtan Ko0zmait kur Suljotet shqiptare e perzune:-Ne ato rrapa ku jane verur shpatat tuaja,neser do te varen kokat tuaja.
    Ku e gjente sigurine ky shushunje gjakatare e kishes greke qe kercenonte shqiptaret e Sulit?
    Sepse Sulltani e kish paisur me ferman dhe 1 mije kalores turq e shoqeronin shejtanin ne misjonin e tij per te grekezuar popullin shqiptar.
    Sepse SOT LLAPIN GREKET KUNDER TYURQVE,por per 500 vjet greket ishin ALEATET ME TE SIGURTE te sulltanit,,Patrikana greke e Stambollit bashkeqeveriste popujt e krishtere te Perandorise Osmane dhe Roli i saj kryesor ishte te shuante cdo shkendije kryengritje te popujve te krishtere.
    Kryengritjet e shqiptareve te krishtere qe nga Kotorri,Mirdita,Himara,Suli,Moreja jane perkrahur nga Venediku dhe Vatikani.
    Ky ishte misjoni i shejtan Kozmait:Te largonte shqiptaret e krishtere nga ndikimi Venedikut dhe Vatikanuit,prandaj u vuri kazmen kishave katolike ne Himare.
    Himarjotet,Suliotet Laberit,edhe sot mbajne emra shqiptare katolike,,Damiani,Gjiknuri,Gjonleka,Bocari,
    Ju grekerit ne ate kohe e dogjet Voskopojen me doren e turkut,,e dogjet Sulin me doren e Ali pashait,qe ishte financuesi i Shoqerise se Miqve dhe i Komplotit per krijimin e shtetit grek mbi sakrificen e popullit shqiptar.
    Voskopoja banohej nga vllahe dhe shqiptare qe jetonin ne harmoni.Ata qe e shihnin me CMIRE kete Harmoni dhe lulezim te Kultures ne Voskopoje,ishte Obskurantizmi i Kishes greke mesjetare dhe ogurzeze me qender ne Stamboll.Edhe sot jane greket qe i kane grekezuar te gjithe vllahet e greqise dhe nuk guxojne te flasin gjuhen e tyre as ne stane.
    Edhe sot kur vjen puna per te fshire identitetin kombetar te shqiptareve dhe vlleheve,turqit dhe greket pajtohen dhe behen bashke.Jane minj te nje gjirizi.

  • Mire o vella , por sikur ju cfaqeni si kontradiktor ne vetvehte . Vete ti thua dy konkluzione :
    Se s’ka greke te vertete ne greqi , ndersa dihet
    qe ne shqipetaret e krishtere kontribuan dukshem per pavaresine e grekeve dhe rrjedhimisht edhe per vehten , ndersa personalisht juve sikur me paraqjykoni mua kur me thuani se : “Ju greket ne ate kohe e dogjet Voskopojen me doren e turkut” . Pra ju jeni ne kontradikte me thenien e poetit : Shqiperine e morri turku , i vu zjarrin ! -?
    Duket sikur ju doni te thoni : Shqiperine e dogji greku por nuk e morri se ishin ca shqiptare te pashaportizuar si qytetare te barabarte te asaj perandorie .
    A mund te me thuani se cilet ishin ato mijra njerez qe ishin si “dora e turkut” , qe me hanxhare diqjnin e vrisnin te krishteret Voskopojare ? Mbase ju po i jepni shume merita grekut Kozma kur thoni qe Kozmaj fliste dhe me fjalet e tij te krishtere greke i vinin zjarrin Voskopojes dhe Nikolices te krishtere , qe te “ngroheshin” te tjere duke plackitur .
    Nese pashallaret turq mbeshtesnin greket atehere perse u vrane greke dhe shqipetare per pavaresine e greqise , 100 vjet para pavaresise se Shqiperise ?
    Pra ju thoni sikur Ali Pasha degjonte fjalet e Kozmait , ndersa ky pasha thoshte se synonte pavaresine e shqipetareve nga turqia ?
    ==========
    Une mendoj se poshte , ne themelet e Nikolices time te djegur nga mendja dhe dora zjarrvenese eshte veprimi i ziliqareve qe ishin te mbrojtur nga pushteti perandorak qe te plackisnin me tamaqarllek deri edhe vajzat kaurka per ti patur si sklave te tyre , te cilat , kur ato munden , duke kenduar , u hodhen vete nga shkembi qe te mos skllaveroheshin prej tamaqareve plackites qe ju vrisnin vellezerit dhe baballaret kaure .
    Pra si nuk e kuptoni qe turku dhe greku , apo sipas jush te dy sebashku , do te na i hanin mutin nese neve do te qendronim te bashkuar si thuprat e amanetit te Skenderbeut .
    ==========
    Fatkeqesia vazhdon nese vellai mohon vellane per bindjet dhe mendimet e ndryshme .
    ==========
    Pres qe te shkruhet e verteta historike per fshatin Niko +lice .
    Shkoni ne fshatin Dardhe ose ne Arrez , takoni njerez te shkolluar qe vijne per te festuar me mall ne cdo Gusht dhe do te mesoni kete histori per Nikolicen time .

  • NE VITIN 1769 A EXISTE GREKU ..? SMA HA MENDJA TURQIT KISHIN KOLONIZUAR EUROPEN QENDRORE DHE GREKUN ME DUKET PRA ISHIN TURQ MIQTE E RAMES BASHES SOT … E KAM PARE 2 HERE VOSKOPOKPOJEN DHE JAM LARE NE LUMIN ME UJTIN XHAM ..JAM TIRONS POR KAM SHKUAR NE KAMP TE VOSKPOJES .. E LANE MBAS 1945 SI NJE FSHAT ..KUR DILJE NE QENDER CFARE TE SHIKOJE . AS GJE NE MJERIM DHE ME PYLLIN MALET KLIMEN OH ZOT .. SHPRESOJ TE JETE RREGULLUAR SOT SE ISHTE NJE FSHAT I BUKUR DHE KA GJERA PER TU BERE ATJE . .

  • Te thuash se Voskopoja dhe Vllehet kane ngritur ate qyteterim ne ate kohe me blegtori eshte naive aq sa dhe mediokre! Nuk mund te ndertohej Voskopoja vetem me dele!Vllehet te mbetur pa atdhe sic duket te gjithe kontribuan per te ndertuar nje qytet ne Shqiperi qe s’kishte patur dhe s’ka shtet! Interesant eshte fakti qe ishin Orthdokse dhe jo katolike ne fene e tyre! Po patjeter e historia e Vlleheve do nje studim me te gjere dhe te mire invenstuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *