VIDEO / Ministria e Shëndetësisë: Një person asimptomatik e përhap virusin 48 orë para shfaqjes së simptomave! Si ndikon maska

J L
Paciente me maska duke ecur ne oborrin e Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine. Deri tani jane konfirmuar 223 raste me koronavirus ne Shqiperi, nder te cilet 11 kane nderruar jete dhe 44 prej tyre jane sheruar./r/n/r/nPatients wear masks while walking at the Infectious Diseases Ward at Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which has been turned into quarantine. So far, 223 cases of coronavirus have been confirmed in Albania, of which 11 have died and 44 have recovered.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel qytetarëve për respektimin e masave që parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Me anë të një videoje informuese ajo kategorizon të dhënat e sakta dhe ato që përhapin panik të rremë në komunitet.

MSH citon CDC, sipas të cilës një person asimptomatik mund ta përhapë që 48 orë para shfaqjes së simptomave, ndërsa shton se mbajtja e maskës nuk mjafton për të parandaluar përphapjen e virusit nëse nuk ruajmë higjienën dhe distancimin social.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë:

Fake- Sa kohë ndihem mirë, nuk kam nevojë për maskë

Fakt– Sipas CDC, 40% e transmetimit ndodh para se të ndihesh sëmurë. Një person asimptomatik mund ta përhapë që 48 orë para shfaqjes së simptomave

Fake-Maska mbron të tjerët por nuk më mbron mua

Fakt-Një studim në 198 shtete tregoi se atje ku mbajtja e maskës nga të gjithë ishte kulturë ose detyrim numri i të infektuarve dhe viktimave ishte më i ulët

Fake- Mbajtja e maskës do të rrisë sasinë e dioksidit të karbonit që fus në trup frymëmarrjen

Fakt- Doktorë dhe Infermierë kanë mbajtur prej kohërash maska në punë për orë të tëra dhe nuk pasur pasoja mbi shëndetin

Fake- Nëse mbaj maskë, nuk kam nevojë të ruaj distancimin social

Fakt- Mbajtja e maskës është vetëm njëri hap në ngadalësimin e përhapjes së virusit. Hapat e tjera të domosdoshme janë distancimi social dhe ruajtja e higjienës.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • O popull.
    Po behen 9 muaj qe jemi me virusin neper kembe.
    Akoma nuk e merrni vesh qe primare jane
    MASKA
    DISTANCIMI SOCIAL
    HIGJENA

    Ju lutem ndergjegjesohuni.Nuk eshte loje por VIRUS I RREZIKSHEM.

    Kur ndahet nga jeta ndonje i njohur ose i afem, kujtohemi qe eshte virus i rrezikshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *