Një reformë gjithëpërfshirëse fiskale është duke u përgatitur në Shqipëri. Qeveria socialiste, nën udhëheqjen e kryeministrit Edi Rama, don që të kalojë menjëherë nga sistemi i taksës së sheshtë përsëri në një sistem progresiv. Ky ristrukturim i thellë dhe i shpejtë në arkitekturën fiskale të vendit, e cila përfshin reformat në dogana dhe në institucionet tatimore, është duke u negociuar me FMN-në. Qeveria kërkon rreth 400 milion dollarë nga FMN-ja për të shpëtuar financat e vendit, për të paguar borxhet ndaj kompanive private që kanë bërë vepra publike, dhe për të ndërmarrë reformën fiskale. Në mënyrë që të sigurojë këtë linjë krediti apo ‘bail out’ nga FMN, me shumë mundësi kjo e fundit do të kondicionojë qeverinë që të ndërmarrë një ‘Terapi Shoku’ për stabilizimin e politikës dhe institucioneve fiskale. E thënë shkurt, këto reforma të thella strukturore do të kalojnë shpejt dhe jo ngadalë.
Kjo është një praktikë e zakonshme e FMN-së e nisur në vitet 1990, dhe është e bazuar në supozimin në lidhje me shpërndarjen e kostove dhe përfitimeve nga reforma, e njohur si Kurba J, e paraqitur së pari nga JS Hellman në artikullin e tij ‘Fituesit i marrin të gjitha’ botuar në 1998. Ai argumentoi se, kostot tranzitore ose kalimtare kanë afat të shkurtër edhe pse janë të qenësishme, prandaj sa më parë të nisë tranzicioni në sistemin e ri, aq më mirë. Hellman këshillonte qeveritë e para demokratike për të shfrytëzuar ‘dritaren e mundësisë’ për të kaluar të gjitha reformat në të njëjtën kohë për të shmangur rreziqet e reformave të pjesshme. Shqipëria ka zbatuar më parë ‘Terapi Shoku ‘ me paketat e stabilizimit: në fillim në vitin 1993 – kur Presidenti Berisha miratoi reformat e stabilizimit, liberalizimit dhe privatizimit njëkohësisht, si dhe në vitin 1997 – kur Kryeministri Nano kaloi me ‘Terapi Shoku’ reformat për stabilizimin monetar.
Historia ekonomike e Shqipërisë post-komuniste ka treguar se për vendin këto ndryshime strukturore të shpejta dhe të thella kanë sjellë përfitime afat-gjata, por kanë ardhur me kosto shumë të lartë. Reformimi i menjëhershëm i sistemit të taksave pritet që t’i bëjë gjërat më keq para se t’i bëjë më të mira. Kështu që, në periudhën afat-shkurtër reforma gjeneron kosto kalimtare të tilla si rënie të prodhimit, rritje të inflacionit dhe papunësisë. Megjithatë, ekziston një alternativë për të shmangur apo kufizuar kostot kalimtare të reformës! Reforma strukturore të tilla duhet të miratohen më gradualisht. Për më tepër, idesë së përdorimit të ‘dritares së mundësisë’ për reformat strukturore i ka kaluar koha, sepse është shprehur në periudhën e ‘politikës të jashtëzakonshme’, si në fazat e para të tranzicionit post-komunist kur partitë politike nuk kishin mbështetje. Sot, koalicioni qeverisës ka një shumicë historike në parlament, kështu që ka vota të mjaftueshme për të marrë një qasje më graduale.
Debati mbi përmbajtjen e paketës e ristrukturimit fiskal ka qenë i ashpër dhe mediokër. Kjo është edhe për shkak të mungesës kronike të ekspertizës së ekonomisë politike nga elitat mediatike dhe politike shqiptare. Për t’iu larguar këtij debati aspak ndihmues dhe me shpresën që të fillojë një debat të ri, fokusi i këtij artikulli ka të bëjë me shpejtësinë e reformës dhe jo me përmbajtjen e saj. Unë përdor terma dhe koncepte nga literatura e pasur e tranzicionit për të argumentuar një qasje hap pas hapi për reformën. Është e domosdoshme për ekonominë tonë të dobët që të ngadalësohet implementimi i reformave strukturore përcaktuese sepse krijon pasiguri dhe kosto kalimtare të lartë. Kostot e tranzicionit mund të shkaktojnë recesion kalimtar për shkak se ekonomisë do t’i duhet të përshtatet ndaj ndryshimeve të jashtëzakonshme dhe politikave të reja institucionale.
Ka dy qasje kryesore për kalimin nga një sistem në tjetrin. Nga njëra anë është qasja e ‘Terapisë së Shokut’, kurse nga ana tjetër, është qasja graduale. Në këtë qasje theksi është vënë në vijimësinë e reformave hap pas hapi, ndërsa korren fitimet. Çdo metodë ka avantazhet dhe disavantazhet e veta në trajtimin e pasigurisë dhe kostove kalimtare. Pasiguria për reformën mund të shihet në nivelin ideosinkretik dhe agregat. Pasiguria ideosinkretike (individuale) është e lartë dhe e përqendruar, ndërsa pasigurisa agregate ka të bëjë me efektin e përgjithshëm të reformës në ekonomi. Kur pasiguria individuale dhe agregate është e lartë mundësia e realizimit negativ dhe kostot e larta e ndryshimit bëjnë që njerëzit ti mos pranojnë reformat.
Kjo është për shkak se reforma të tilla strukturore janë subjekt i problemit të ‘inkonsistencës kohore’: kërkon që aktorët të pranojnë humbjet në periudhën afat-shkurtër për premtime përfitimi në të ardhmen. Si rrjedhojë krijohet problemi i veprimit kolektiv, si për shembull, opozita nga komuniteti i biznesit. Kjo krijon dy lloje pengesash politike për reformën: nga njëra anë, kemi pengesën e fizibilitetit të reformës e quajtur ex ante kufizime politike që mund të bllokojnë vendim-marrjen. Nga ana tjetër, është kufizimi ex post që kanë të bëjnë me reagim politik njëherë që reforma kalohet, pasi reformat janë zbatuar dhe rezultatet vërejtur. Përsa i përket reformës fiskale në fjalë, kostot e larta e kthimit rrit kufizimet ex ante, por redukton kufizimet ex post.
Prandaj, kur pasiguria agregat është e lartë dhe një pjesë e madhe e popullsisë është në ankth dhe pret për të humbur nga reforma, një qasje graduale është më e këshillueshme. Tashmë, opozita ex ante për sistemin e ri tatimor progresiv është e lartë dhe në rritje. Qasje graduale vjen me disavantazhet e veta si për shembull reagim politik (jo një problem për një qeverisje me një këtë shumicë në Parlament), dhe kohë më të gjatë për të korrur përfitimet (por më pak kosto tranzicioni). Çelësi për një qasje të suksesshme gradualiste është renditja optimale e paketës së reformës: së pari, ndërtimin e një pakoje reformash që t’i japin transferta kompensuese për ‘humbësit’, së dyti ,renditja duhet të bëhet si për të bërë procesin e reformës ex ante të pranueshme, dhe së treti, ajo duhet të synojnë për të ndërtuar elektorat dhe vrull.
Për të përmbledhur, ekonomia politike e reformës duhet të shihet si një çështje se si të miratohen reformat, për këtë arsye, është më shumë si një manual për të kaluar reformat. Qeveria e kushtëzuar nga FMN-ja mund të miratojë nëpërmjet ‘Terapisë së Shokut’ paketën e re fiskale. Por, efektet anësore kalimtare janë të qenësishme për ekonominë tonë si për shembull rënie e prodhimit, rritja e inflacionit dhe papunësisë. Një alternativë është qasja graduale që zbut kufizimet politike ex ante, dhe kufizon kostot dhe efektet e recesionit kalimtare.
* Autori ka një Master të Arteve nga Universiteti Saint Andrews në Skoci, dhe një Master Shkencor nga London School of Economics. Ai jeton dhe punon ne Londër.

TAKSA PROGRESIVE ESHTE TERAPIA E SHOKUT APO E MASHTRIMIT ELEKTORAL?
Ne parim qe te flasim drejt sitemi i ri fiskal i Edi Rames i reklamuar me taksen famoze PROGRESIVE shoqeruar me ZERIMET enveriste te taksave dhe tatimeve per pjese te vecanta te ekonomise fillimisht u reklamuan si RILINDJE e Drejtesise Fianciare ne vendin tone dhe po parimisht nuk kishte te bente fare me fillozofine e TERAPISE SE SHOKUT dhe moralisht Edi Rama duhet ta pranoje qe nuk eshte deklaruar ASNJEHERE si nje e tille. Prandaj nastradini cuditet me zotin Zeqo qe flet si e ema e Zeqos ne Maje te Thanes mwgjithe respektin per titujt dhe dipllomat ne dhe te huaj te akademikut sahqyptar. Pse cuditet nastradini? Sepse zoti Zeqo nuk ka thene ASGJE pervec termave bombastike qe ka perdorur me bollik te madh si per te paralajmeruar shqyptaret se pas premtimeve socialiste qendron SOPATA e TERPAISE SE SHOKUT e diktuar nga FMN-ja apo ndonje tjeter qe do te guxoje t’i jape kredi shtetit te falimentuar shqyptar. Per nje moment ne, mileti i paditur qe votuam RILINDJEN artistike te Edvinit po e besojme profesorin famoz Epidamn Zeqo qe eshte duke luajtur rolin e KASANDRES me shkrimin e tij ne DITA, por pse nuk del vete Edi Rama si kryeministeri fguqiplote shqyptar me 84 vota ne Parlament te deklaroje nje SEPATE te tille fiskale? Ne vend te kesaj prognoze ekonomike te zymte si qymyri i Krrabes Edi Rama po nxjerr pushtetaret e tij si zotin Ahmetaj pershembell per te folur gjona te bukra per taksat dhe tatimet duke tentuar me shifra dhe tabela famoze te binde shqyptaret se per 95 % e popullates do te fitojne nga reforma fiskale ne vendin tone. Atehere lind pyetja krejt llogjike qe kush eshte genjeshtari ne kete histori fiskale:
TAKSA PROGRESIVE ESHTE TERAPIA E SHOKUT APO E MASHTRIMIT ELEKTORAL?
Mos vijne te na bejne gropen, sic ia bene Greqise…
Ky artikull eshte nje pordhe me rigon .
Nuk mund te quhet terapi shoku sepse ti po ndryshon menyren e vjeljes se taksave ….
Sepse nga taksa progresive fitojne shumica e popullsise dhe nuk krijohet ndonje …”shock”
nderkaq qe ata qe jane te pasur do japin njecike me shume nga dhjami i tyre -por ata jane 1% e popullsise dhe nga pasuria e madhe qe kane nuk do shokohen
Mund te shokohen vetem nga habia se si ka mundesi qe qeveria shqiptare po punon per popullin e saj dhe jo per ta
__Taksa progresive eshte shume e mire, Defekti isaj eshte nevjeljen e takses qe te mos abuzohet sic u be ne Greqi dhe vajten ne hale
Porse ne drejtim te abuzimit i ka zene firka ata qe vjedhin, sepse po futen ne burg njeri pas tjetrit te gjithe,
dhe ky Kryeminsiter po tregon se e ka shume seriozisht kete pune –Dhe po vazhdoi keshtu ,
eshte ne regull fare dhe taksa progresive do kete shume sukses
Natyrisht biznesi i madh do dogendiset njecike, por nuk ka ku te veje se me mire se ne Shqiperi nuk gjen
Ndersa per bizneset e huaja qe duan te investojne ne Shqiperi , ne fillim ndaj tyre te ndiqet nje politke fiskale lehtesuese duke i tatuar sipas takses se sheshte per nja 3 vjet
, sa tju eci biznesi ne ruge te mbare dhe pastaj ua fut taksen progresive sa krahu
Porse une do thosha se qeveria ka vetem nje gabim _-Taksen e naftes
Ketu qeveria duhet te beje studime dhe ta anlizoje faktin dramatik qe Shqiperia ka cmimin me te larte ne Europe
Ky cmim i naftes eshte shkaterues per biznesin e vogel dhe eshte kryesori qe rit varferine ,
sepse e nxjer prodhuesin e vogel jashte loje
Ndaj qeveria e ka shume mire reformen ekonomike , por te gjeje mundesite dhe ruget per te ulur cmimin e naftes duke bere biseda me vendet prodhuese te naftes
si dhe duke liberalizuar tregetine e naftes
Ne te njejten kohe qeveria te filloje investimet ne infrastrukturen rugore dhe hekurudhore
neprmjet fondeve te FMN-se dhe te shikoje mudnesine per investimet kineze ne kete fushe
Po ashtu do shtoja qe nuk eshte mire tja paguaje borxhin menjehere biznesemeneve ,
Mire do ishte ta paguante gradualisht , qe te mso rendohej borxhi ndaj FMN-se , porse ato para te mara nga FMN te perdoreshin ne investime …megjtihate kete punee dijne memire qeveritaret
-Porse qeveria e ka mire taksen progresive …..Ndaj ecni, vetem duhet te fillojne sa me shpejt invesitmet ne infrastrukture
se ato hapin pune per zonat rurale dhe afrojne prodhuesin e vogel tek konsumatori
hahaha 🙂 e papame fotoja. Mos e ha ate molle or trim!
C’lidhje ka terapia e shock-ut me nje ndryshim te thjeshte tatimor, aq me shume qe eshte ekspansiv d.m.th shteti me taksimin progresiv do te mbledhe me pak para nga tatimi i te ardhurave.
Si mund te thuhet qe reformat strukturore duhet te miratohen gradualisht. KA reforma strukturore qe kushtojne 0 e japin shume sic mund te jene ato burokratike (heqja e notereve qe jane kot kur te njejten pune mund ta beje nje punonjes bashkiak) e qe ulin kostot e biznesit. KA edhe reforma te pensionit qe edhe keto e kane koston me te ulet per momentin e japin me shume ne te ardshmen.
Cfare duhet te presim te behemi si Greqia per te ndermarre reforma pastaj qe e kane koston me te larte? Administratoret e ketij blogu duhet te thellohen me shume para se t’i japin hapesire tjetrit. per te mosfolur pastaj per nje artikull tjeter te tij mbi politikat monetare ku i sugjeronte Bankes se Shqiperise te niste quantitative easing kur vendi yne edhe keshtu nuk eshte ne deflacion.
qenke nje cope K ti ore “komentues”…
Pak kompleks ky shkrimi per ne lexuesit e dites… te jep pershtypjen e nje leksioni akademik ndermjet te zgjedhurit midis terapise se shokut dhe alternatives se saj, implementimi gradual i ndryshimeve fiskale.
I nderuar Autor, duke vleresuar titujt tuaj, do kisha preferuar te na thonit nese kjo pakete vlen apo jo per shoqerine shqiptare (ne stadin aktual), dhe jo sa jane kostot, qe varen nga shpejtesia e implementimit te saj.
I duhet thene ketij populli, me fjale te thjeshta, se:
1. terapia shok nuk eshte implementimi i shpejte i takses progresive (nuk jemi as ne 90 dhe as ne 97), por vete taksa progresive, qe ne kete moment me 23 % e taksimit te kontributit per pagat e “te pasurve” po vret dhe keput koken inteligjences shqiptare qe ndodhet brenda kufijve
2. po i merr borxh FMN per te shlyer Borxh…
3. po taton biznesin e madh me 15 % duke mos e lene te rritet dhe duke ju thene investitoreve te huaj – Shkoni ne rajon ku tatimi eshte me i ulet.
Kjo ESHTE TERAPIA SHOK PER NE RILINDASIT, qe nuk duam arken e shtetit plot sot, dhe xhepat tane bosh, qe te marrim serish rruget e mergimit. I nderuar thuajini ne artikullin e radhes Rames, qe te ndermarre politika qe ata si Ju (te shkolluar gjithandej neper bote) qe kane vendosur te kthehen ne Shqiperi te rrine dhe jo te ikin…
Z. Zeqo,
Ekonomia shqiptare eshte ne terapi tash 2o vjet, prodhimi i i bredshem ne nivel te ulet, nen prodhimin e vitit 1965, pa lidhje midis degeve te ekonomise, nje thes i shpuar, sakatuar nga qeverite e papergjegjeshme, toka ende e papunuar, e copetuar , e reduktuar ne nje te treten e saj, pyjet , kullotat, te bera rrah etj. Specialistet dhe punetoret e apasionuar pas saj nuk i ke me.
Se pari duhet nje moral i forte i shoqerise shqiptare ta kaloje kete, me nje qeverisje te ndershme qe punon e pa nderpreje, partite politike te rinovohen e te bashkohen ne gare per ecjen detyrimisht perpara. Ti ndalet hovi perçares i partise demokratike etj.Partite si grupe shoqerore te japin llogari para popullit deri ne nivelin e bazes. Populli ti kerkoje llogari dretesise, ti bojkotoje elementet e keqinje te saj…Duke punuar keshtu per te pakten 10 vjet ne do te shohim drite nga duaret tona.. Sa per terapine apo terapite ato vlejne per ekonomi qe jane te nje madhesie qe prekin te pakten 20 mil. njerez. Ti na shlyej borxhin qe la Saliu dhe lene Edi Ramen te punoje me themel duke filluar nga ngjallje turizmit qe do te perfshije dhe shtein dhe privatin e apasionuar….
I ka bere dhembet e reja te vena direkt brenda ne kocke edhe mund te haje molle te pa prere, arrave tju a thyeje levozhgen me dhembe, bajamet ti thyeje me dhembe etj etj
I shijon me mire ashtu ta haje si atehere kur kemi qene te vegjel nje here e nje kohe ashtu I hanim.
nuk me duket terapi shock-u,pasi nuk eshte ndryshim i menjehershem i timonit.Por ne fakt nuk ka mundesi qe te jesh edhe qeveri e majte edhe takse e sheshte,sepse ne kete menyre favorizon shtresen e pasur e pastaj nuk ke çfare te rishperndash.
Ne fund te ketij shkrimi qe m`u desh ta kaloja me shpejtesi, me erdhi nder mend nje replike e E.Rames e diteve te fundit ….me biznesin kemi premtuar qe do diskutojme por nuk do te vendosim sic deshiron biznesi…Edhe idete e shkrimit jane teorike duke pranuar te dy qasjet… Ne fund te fundit qeveria e votuar ka te drejte te zbatoje platformen e saj fiskale … teorite natyrisht kane vend si apriori ashtu dhe aposteriori…!