Ekzekutuan babë e bir, prangoset informatori i fisit Çapja në Elbasan (Emri)

time

Ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit një i ri, mik i afërt me fisin Çapja, i akuzuar si bashkëpunëtor për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2012 në këtë qytet.

Në pranga përfundoi, Klajdi Dekoli, i cili dyshohet se ka dhënë informacion për vrasjen e shtetasit Nezir dhe Gentian Beqiri, përkatësisht babai dhe i biri, ngjarje e ndodhur më 15 gusht 2012.

Për krimin e rënë akuzohen shtetasit Jorgo Leku, Etien Cani dhe Ervis Bardhi.

Burime nga organi i hetimit bëjnë me dije për “Panorama” se ka qenë bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi ai që ka zbërthyer gjithçka përpara hetuesive në lidhje emrat e përfshirë në vrasjen e rëndë. Klajdi Dukoli është arrestuar nga skuadra operacionale.

 

 

Policia pritet të zhvillojë të tjera hetime që mund të çojë në arrestimin e personave të tjerë të implikuar në lidhje me këtë vrasje.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *