Tiranë, denoncon burrin se e rrihte dhe detyronte të bënte prostitutën

anazapta

Një 30-vjeçare nga Tirana ka denoncuar bashkëshortin e saj, me akuzën se po e shfrytëzonte për prostitucion. Pas denoncimit të A. Matrakut, nënë e një fëmije të mitur, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për Oriol Matrakun. Mësohet se 30-vjeçarja, A. Matraku, është vendosur tek shtëpia e prindërve pas denoncimit, bashkë me djalin e vogël. Hetimi për ngjarjen ka nisur pas denoncimit të kryer në Komisariatin numër 3 në Tiranë, ndërsa dosja i ka kaluar për shqyrtim skuadrës së Antitrafiqeve dhe Prokurorisë së Tiranës. Mësohet paraprakisht se e dëmtuara ka dëshmuar që bashkëshorti 27-vjeçar jo vetëm e dhunonte fizikisht, por prej tre vitesh e kërcënonte dhe detyronte të shkonte në marrëdhënie intime kundrejt përfitimit me klientë që i zgjidhte vetë rastësisht, apo të njohurit e tij. Pas dëshmisë së Matrakut, policia nisi hetime intensive për akuzat e dhunës dhe dyshimit për shfrytëzim me qëllime prostitucioni. I dyshuari mohoi krimin pas arrestimit dhe hetimet i kaluan prokurorisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *