Xhevdet Shehu
Kur ma tregoi këtë histori miku im i vjetër, Piro Milkani, Artist i Popullit, u trondita.
Është një gjest dhe një histori që do ta bënte krenar çdokënd dhe të çfarëdo kombësie. Florian Mesuti ishte shqiptar. Ishte vetëm 24 vjeç kur bëri aktin sublim.
Shumë pak e kanë mësuar emrin e tij deri ditën që ai bëri aktin madhështor në mbrojtje të një nëne italiane dhe të birit të saj. Nuk është shkruar asnjë fjalë në shtypin shqiptar për këtë akt të pashembullt të një djali nga Shqipëria. Por… Vjen një ditë dhe ne kujtohemi. Kur them “ne” e kam fjalën për gjithë qytetarët e kësaj bote, pavarësisht nga etnia. Një shkrim i gazetës italiane “La Republica” i botuar më 16 tetor të këtij viti, aq sa më tronditi, edhe më preku. Zyrtarët italianë të Barit kanë ngritur një memorial në Bari për aktin e të riut shqiptar. Një pllakë përkujtimore është vendosur edhe në Portin e Durrësit, nga u nis Floriani dhe nuk u kthye më…
Mendoj se të tilla lajme lajme si ky i aktit të Florian Mesutit janë shumë të vlefshme dhe inspiruese për kohet që po kalojmë.
A nuk e meriton të përulemi para kujtimit të këtij Shqiptari të madh? Floriani na nderoni shqiptarë në faqe të botës, ndërkohë që kundër nesh shpërfaqen dhe botohen lajme nga më të zymtat. Akti i Florianit është brilant, është një gjest humanizmi i pashoq që i bën nder qytetërimit tonë, shqiptar, italian dhe evropian.
Në vijim po botojmë të plotë shkrimin e gazetës “La Republica”.
Bari, një pllakë për Florian Mesutin: “Ai mbrojti një nënë dhe një djalë dhe u vra nga mafia”
Gazeta “La Republica”, 16 tetor 2020
Në hyrje të stacionit detar “San Vito”, brenda portit të Barit, kryebashkiaku Antonio Decaro zbuloi pllakën kushtuar Florian Mesutit, njëzet e katër vjeçarit shqiptar i cili u vra brutalisht në 29 Gusht 2014 pasi u përpoq të mbronte një nënë dhe djalin e saj nga sulmi i një grupi djemsh në rrethin Libertà.
Ceremonia e promovuar nga Bashkia e Barit në bashkëpunim me shoqatën Libera Bari, përfaqësuar nga referenca rajonale Alessandra Ricupero, u ndoq nga nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Florian Tahiti, prefekti i Durrësit Roland Nasto, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Bari Gentiana Mburimi dhe presidenti i autoritetit portual Ugo Patroni Griffi.
Teksti i pllakës, i shkruar nga intelektuali shqiptar, artisti i mirënjohur Piro Milkani, është përkthyer në italisht nga Alma Hado, profesoreshë e studimeve italiane: pllaka tregon tekstin në të dy gjuhët për të kujtuar lidhjen e thellë midis popullit shqiptar dhe qytetit të Barit në një vend ulje dhe nisje midis dy brigjeve të Adriatikut.
“Nuk ka fjalë për gjestin tuaj të dashurisë për jetën. Duke mbrojtur të pambrojturit dhe më të dobëtit, ju tani jeni një ambasador i paqes në këtë botë plot urrejtje, intolerancë dhe absurditet. Lum prindërit që ju kanë dhënë këtë emër të bukur. Florian! Ju jeni FLORI me gjestin tuaj sublim ”, thuhet në pllakë.
“Ne donim ta postonim këtë pllakë, këtu, në port, ku Flori takoi qytetin tonë për herë të parë – shpjegon Decaro i cili foli në ceremoni – sepse këtu, në këtë kalatë, ku kanë zbarkuar ëndrrat dhe këmbët e mijëra shpirtrave të rinj. Si Flori, ne duam të lëmë një gjurmë të njerëzimit. Detit, të njëjtit det që e çoi Florin në tokën tonë, të njëjtit det që me shekuj shënoi fatin e qytetit tonë, ne i besojmë kujtimin e një viktime të re që vdiq nga dora e mafias ”


o.j/dita

Shume e drejte qe vleresohet gjesti heroik i ketij djaloshi shqiptar!
Por deri me sot,pas 30 vjetesh shteti shqiptar nuk ka dashur te NDEROJE 650 DESHMORET E RENE NE LUFTE PER CLIRIMIN E TROJEVE SHQIPTARE NE ISH JUGOSLLAVI!
Ne nje kohe qe te gjithe pushtuesve nazi fashiste etj te vrare ne Shqiperi u eshte ngritur ndonje memorial,varreze,.buste etj,per keta HERONJ nuk eshte kujtuar asnjeri,perfshi Organizaten e Veteraneve te Shqiperise,ate te Deshmoreve,pa le te shtetit,qe i duket se po nderojne komunizmin!
Kemi marre fund si shoqeri njerezor ne shqiptaret!
Çudi sesi ky akt sublim i Flori Mesutit,nuk ka gjetur jehone, jo e jo ne Shqiperi, por nga sa i ndjek lajmet nuk eshte dhene asnje informacion nga asnje kanal televiziv apo gazete, si atehere kur ka ndodhur dhe sot qe kujtimi i ketij te riu nderohet nga te dy bashkite Durres dhe Bari. Dhe ndodh keshtu, kur keto masmedia mbushen çdo dite me lajme nga me te neveritshmet. Sa keq!
Po ku do t’a degjonim kete akt heroik,kur gazetat dhe televizionet mbushin faqet dhe oret me pordhet e Rames,Metes apo Bashes,me shalet e moderatoreve,me gelbazat tuberkulare te analiste-opinionisteve etj!
Kemi 30 vjet qe ne medie justifikohen te gjitha deshtimet e pushtetit duke mbushur faqet me shkrime per Enverin,Mehmetin etj,ndersa me hallet e sotme nuk ka interes!
anticensurë25642654
o lali
jehonën po ja bën xhota!!
e ka përshkruar kaq bukur sa e ka përmbledhur në një fjali të vetme“Ai mbrojti një nënë dhe një djalë dhe u vra nga mafia”,asnjë fjalë më shumë!!
gjithçka tjetër!?
piro milkani i përkëthyer nga filanjja e ishte në inugurim fistëku e gazeta ka shkruajtur për lapidarin!!
këta dhe kur shkruajnë për ngjarjen nuk shkruajnë asgjë!!
do emrat e atyre që janë sëmurë nga korona??
i ke në gazeta dhe me numrin e këmbës e jo më se si janë infektuar dhe kë kanë infektuar!!
ky djalë bën një akt heroik dhe shkruhet vetëm një fjali prej dementi!
Reply to this comment
e shtata herë që e dërgoj dhe xhota nuk e boton
anticensurë25642654
o xhote
që ti më duket se ke rrjedhur,e kam thënë kohë më parë,por që të shkruash kështu,pra të thuash”Nuk është shkruar asnjë fjalë në shtypin shqiptar për këtë akt të pashembullt të një djali nga Shqipëria.” dhe më pas ti vetë të shkruash pothuajse asgjë “Ai mbrojti një nënë dhe një djalë dhe u vra nga mafia”,nuk është se të ngre më shumë se ata që nuk kanë shkruar fare!!
ke shkruar e shkruar por asgjë nuk ke thënë për atë që ka ndodhur!!
të paktën më shumë se kaq duhej të kishe shkruar o xhotë” “Ai mbrojti një nënë dhe një djalë dhe u vra nga mafia”!!
atij djali bravo i qoftë me ndihmën që ka dhënë!
Reply to this comment
e shtata herë që e postoj dhe xhota nuk e boton??