SMS në DITA
Në 0689073730
Tregu i Uzinës Dinamo po diskutohet të mbyllet sepse njihet dhe si tregu “xhungël” i Tiranës për rrëmujën dhe papastërtinë. Por sido të jetë, ai ndodhet në një ambjent të rrethuar dhe më shumë shqetësuese është për tregëtarët e dytë dhe jo për qytetarët. Por, pa vajtur tek ai dhe pa filluar nga të mëdhatë, duhet të kontrollohen ato që ndeshen me jetën e përditshme të qytetarëve. Tek fabrika e miellit ndodhet një treg me emrin “rrumpalla” ose “al pazar”. Aty futesh dhe del i habitur. Gjen gjithçka, nga rroba plazhi, mish, këpucë, fruta, artikuj kozmetike, bile dhe farmaceutike, shampo që ziejnë nga temperatura në verë. Fruta, peshk, bulmet e ç’të kërkosh gjen. Këto të gjitha shiten në rrugë. Shpresojmë të ndërhyet nga organet që përgjigjen për higjenën e qytetit.
