Çfarë ishin Kolonitë Shqiptare?

anazapta

Kolonitë shqiptare ishin ngulime shqiptarësh të mërguar jashtë Shqipërisë për arsye ekonomike dhe politike.

Mërgimi ekonomik jashtë trojeve shqiptare, i filluar që para shek.XIX, mori përmasa gjithnjë e më të mëdha pas mesit të shek.XIX e në fillim të shek.XX dhe preku sidomos fshatarët e varfër të Shqipërisë së Jugut.

Vendet ku u vendosën më shumë shqiptarë të mërguar, jashtë kufijve të Perandorisë Osmane, ishin në fillim Egjipti, Rumania, Bullgaria etj., e sidomos Shtetet e Bashkuara.

Në këto vende ku numri i kurbetlinjve shqiptarë arriti në disa mijëra e dhjetëra mijëra veta, u krijuan me kohë kolonitë shqiptare.

 

d.a. / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *