Tragjike/ Merr flakë spitali ku kuroheshin të sëmurët me COVID-19, shënohen 10 viktima

time

Mediat në Rumani raportuan se 10 njerëz kanë vdekur pas shpërthimti të zjarrit në një spital. Zjarri shpërtheu në repartimin e kujdesit intensiv ndaj pacientëve me koronavirus në qendrën mjekësore të Piamtra Neamt.

Sipas raportimeve të mediave lokale, përveç dhjetë viktimave shtatë njerëz të tjerë përfshi dhe një doktor janë në gjendje të rëndë.

Duke tentuar të shpëtonin pacientët, një doktor e një infermier ishin djegur për vdekje, me flakët të ndihmuara nga veshjet e tyre plastike të mbrojtjes.

Doktori i plagosur në detyre, po trajtohej për djegie në 80% të trupit. Ai po përpiqej të evakuonte pacientët pas arritjes së flakëve.

Njerëzit me plagë diegieje po dërgoheshin me ambulanca drejt spitalit tjetër në qytetin Iasi. Një hetim ka nisur mbi shkaqet e nisjes së zjarrit, të cilat janë ende të paqarta.

Sipas rapotimeve thuhet se zjarri nisi në katin e dytë, ku trajtohen pacientët e koronavirusit, dhe më pas u shpërnda në kate të tjera.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *