Qënke yll me të vërtetë,
Qënke nur’ i kësaj bote,
Dhe në rroj në këtë jetë,
Rroj nga dashuria jote.
Nga syri që ndez ylberë,
Fluturuan mendtë e mia,
Dhe në vdeksha ndonjëherë,
Do të vdes nga dashuria.
18.05.1998
Më vdiqe…
O hënëz që dole prej reje,
Më dogje me flakë rrufeje,
Më trete, më tere, më sose,
Në det të pafund më fundose.
O zjarr i pashuar që digje,
Më ngjalle dhe prapë më vdiqe,
O xhinde që dole prej prralle,
Më vdiqe dhe prapë më ngjalle….
26.05.1998
S’e mësova kurrë…
S’e mësova kurrë prej jetës,
Kuptimin e të vërtetës,
Pse është lidhur me zinxhira,
Jo e keqja, po e mira?…
1998
Pa titull…
Në mesin tuaj,
Unë jam i huaj,
Rroj dhe vuaj,
Shoh dhe shkruaj.
6.1.1999
Pa titull…
Sado që të rrojmë,
Lindëm për të vdekur,
Tret kjo kohë e shkretë,
Tret dhe gurë dhe hekur.
Se në gjirin tonë,
S’ndrin përjetë kandili,
Herë mbarohet vaji,
Herë fiket fitili.
5.1.1999
Pa titull…
Toka rënkon e turbullohet,
Kur shërbëtori bëhet Mbret,
Kur budallai i budallenjve,
Me pasurinë e tij të vret.
Kur burrë të mirë merr prostituta,
E hijerëndë rri pastaj,
Kur shërbëtorja sfidon Zonjën,
Dhe merr për burrë, burrin e saj.
11.01.1999
Pa titull…
Për një njeri që flet pareshtur,
E frerë në buzë s’di të mbajë,
Nuk mund të kini asnjë shpresë,
Ka më shumë shpresë te budallai!…
11.01.1999
Pa titull…
Mikut që të do me të vërtetë,
Mos i bëj lajka asnjëherë,
Kështu padashur i ke hapur,
Përpara këmbëve një humnerë.
1999

Sa te vdesesh nga Pandemia,
me mire vdis pra nga Dashuria,
mos kij hall fare o Duke mavria,
shpenzimet i ke nga Qeveria!
I shkreti ki
debili qeka bo keq
cdo dite fotografite heq
thot ja ren ne dashuri -hiii-hiii-hiii
hibriti dashuruar pas kallamoqit
Te lumte Arben ! Njera me e bukur se tjetra .
DASHURIA PËR PUSHTETIN DHE E VËRTETA
Mund të shkruash çfarë të duash,
qoftë edhe për dashurinë,
për diktaturën ç’do na thuash,
po për Muhamedin dhe Marinë?
Rrofshin koqet e Enverit,
se ai bëri vërtet një shtet,
a rroftë Krishti dhe profetët,
ardhtë ai e u bëftë mbret?
Mendtë e tua kanë ikur me kohë,
e jo nga nga syri që ndez ylber,
por nga dashuria për pushtetin,
nga frika fluturon si pluhur në erë.
Hëna është planet i shkretë,
drita asaj i vjen nga dielli,
sado të rish ”në Himalaja”,
nuk arrin dot lart te qielli.
Zjarri i pashuar që digjet,
s’shuhet duke u fundosur në det,
se po vdiqe nuk ngjallesh,
mos na trego përralla me mbret!
Kuptimin e së vërtetës,
s’e mësove dot ti kurrë,
po u morre me gënjeshtra,
quhesh sharlatan e jo burrë.
Sa kohë e vërteta do jetë,
veç në dorë të maskarenjve,
ajo do të rrijë në errësirë,
do bëjmë rolin e budallenjve.
Ti bën sikur beson në Zot,
si thua lindëm për të vdekur?
Apo bën thjesht rima e vargje kot,
se në fakt je komunist i thekur?
Mbaron vaji a të fiket fitili,
kjo në fakt ka pak rëndësi,
rëndësi ka vepra që lë prapa,
ke jetuar me zinxhirë, a në liri?
Me zinxhirë shërbëtori jo s’pat jetuar,
Tollonin hoxhist ai kurrë me sy s’e pa,
Shiritin e kuq mëngës përherë ngjeshur,
Si AGBV i zellshëm 80-lekshin bash e ka tha !
Me vargje nostalgjike në ditë të zeza si kĕto,
Kur koronavirusi gjithkund po bën kërdinë,
Është njëlloj sikur të ulesh natën mbi uturak,
E të frymëzohesh nga dashuria per partinë !