Ambasadori i Shqipërisë në Holandë, Gazmend Barbullushi, shpjegon arsyet e skepticizmit të këtij vendi lidhur me dhënien e statusit Shqipërisë. Në një intervistë për GSH, Barbullushi thotë se në opinionin e gjerë në Holandë nuk ka entuziazëm për zgjerimin.
“Pyetja më e drejtë do të ishte përse partitë parlamentare që përgatitën rezolutën dhe votuan pro saj kanë arritur në konkluzionin se qeveria holandeze duhet të bllokojë dhënien e statusit për vendin tonë. Gjatë një sesioni të gjatë në Komisionin për Çështjet Europiane dhe një seance plenare që vijoi sesionin, partitë parlamentare holandeze dhanë dhe mbrojtën qëndrimet e tyre. Këto qëndrime janë përcjellë gjerësisht dhe nga mediat tona. Pa rënë në përsëritje, do të përmendja faktin që më bie në sy se për momentin në opinionin e gjerë në Holandë, çka pasqyrohet dhe në qëndrimet e partive parlamentare, nuk ka entuziazëm për zgjerimin”, thotë ai.
“Janë bërë të gjitha përpjekjet për të bindur jo vetëm autoritetet, por dhe çdo parti parlamentare, se e meritojmë plotësisht statusin për këtë vit. Fushata lobuese është shtrirë edhe tek grupet e ekspertëve dhe opinionistëve për çështjet europiane, tek organizatat joqeveritare dhe formacionet e biznesit. Arritëm të organizojmë me sukses ditët e fundit një vizitë të rëndësishme të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministres së Integrimit, Klajda Gjosha”, shprehet ai.
Barbullushi thekson se “ Nuk më rezulton se në Holandë ka një imazh veçanërisht negativ për Shqipërinë. Nëse e krahasoj me vendet e tjera të Europës Perëndimore , ku më ka rënë rasti të punoj, nuk mendoj se në Holandë kemi probleme shtesë. Por,kam vënë re se informacioni që kanë holandezët për ne dhe vendin tonë është i mangët”.

po mire pra meqe eshte i manget informacioni qe kane per ne, pyetja qe me lind ne menyre spontate eshte: po per cfare dreqin i paguajme diplomatet? Ambasadoret? Sekretaret e ambasadave?
pergjigjia e drejte do te ishte qe te behen nje ure lidhese, komunikimi midis Shqiperise dhe vendit ku keta jane te akredituar. Meqe ne hollande paskan informacion te manget, do te thote qe ambasada jone atje flen gjume. meqe flen gjume te pushohen menjerehere nga puna qe te gjithe pasi per fajin e gjumit te tyre populli shqiptar nuk arriti qe kap nje objektiv sa te madh aqsa te nevojshem.
Turp per ne qe mbajme ne pune diplomate te tille qe e pranojne me plot gojen qe jane te paafte.
Ambasadoret tane ne bote jane kot ,per te marre parate e taksa-paguesve shqiptare , dhe pune e tyre eshte zerooo
Ambasadat tona nuk merren me njohjen e Shqiperise ne vendet ku punojne, por rijne atje sikur jane me vakanca …
Propaganda e vendeve ku punojne ambasadat tona na shajne e na fyejne gjithe diten neper tv e gazetat e tyre,
nderkaq diplomatet tane nuk reagojne fare……
.Ne kemi diplomate budallenj, sepse i zjgedhim shkencetare prandaj, dhe keta nuk e marin vesh fare se ambasada duhet te merret vetem me propagande per regullimin e imazhit te shqiptareve , kaq
Po le të informohen disi dhe këta hollandezët…ti nuk mund të jesh kundra statusit për Shqipërinë, në qoftë se ti nuk e njeh mirë Shqiperinë dhe shqipëtarët…
Prandaj je ti atje o Ambasador ti tregosh dhe tju japesh informacion.
Po gjermanet si e kane informacionin, te plote?!!
Sa vjet ka Barbullushi ne Hollande ? Se mos po i biem ne qafe kot !
Nese ka vajtur tani, Ai qe ka qene para tij nuk duhet te puthe pune ne diplomaci.
Po ti mor ambasador cfar ben ne Hollande merresh me tregti hashashi,kush duhet te informoje per Shqiperine jasht toksoret.
Apo mos ndoshta Hollanda nuk eshte dakord ngaqe na njeh mire?!