Belgjikë/ Shitet pëllumbi më i shtrenjtë në botë, çmim rekord në ankandin e organizuar

time

Pëllumbi më i shtrenjtë në botë u shit për 1,6 milion euro në një ankand të mbajtur në Belgjikë.

Qendra Belge e Pëllumbave Pipa njoftoi se një pëllumb korrier dyvjeçar i gjinisë femërore me emrin “New Kim” është blerë me një çmim rekord në ankandin e organizuar në internet.

Në deklaratën e qendrës thuhet se 445 pëllumba që i përkisnin ruajtësit të pëllumbave Hok Van de Wouwer ishin vendosur në shitje.

Në ankand, blerësit kinezë kanë marrë “New Kim” për 1,6 milion euro, “Mother New Kim” për 400 mijë euro, “Palme Kim” për 204 mijë euro dhe “Kimi” për 180 mijë euro.

Në deklaratë thuhet se gjithsej 4.779.850 euro janë paguar për 157 pëllumba në ankand.

Në vitin 2019 në Belgjikë, një pëllumb flaman mashkull me emrin “Armando” ishte blerë nga një kinez për 1 milion e 252 mijë euro. Pëllumbi pesëvjeçar kampion i garave të gjata ishte më i shtrenjtë në atë kohë.

h.b/dita

Share This Article
3 Comments
    • dem
      nuk është punë qefi!
      si e thotë dhe fterri më poshtë,është një investim i pastër!!
      kinezët janë të njohur për luajtjen e bixhozit,me pëllumbat,pra me këthimin e tyre brënda një kohe sa më të shkurtër në bazë!thjeshtë një garë kush këthehet i pari në shtëpi!vihen baste të jashtëzakonshme!!
      ky pëllumb është më i shpejti!kuptohet nga ata që janë në jetë!!

  • Kinezët prekatisin postën sekrete ajrore të pllumbave e cila zhvillojnë gara me baste të mëdha shumë fishë më të mdha se çmimi i blerë,mos të çuditemi ,ata janë e do jenë “ufo” të zhvillimit.e përparimit njerzor .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *