Në një deklarim të fundit, avokat Ngjela stigmatizoi me fjalën “kalamaj” një pjesë të përbërjes së qeverisjes së re, duke komentuar rrezikun e mosmarrjes së statusit nga Shqipëria. Si një njeri që e urren ish-sistemin komunist, avokatin duhet ta tmerrojnë dhe të tilla vargje të një kënge pionerësh atë kohë:
Çdo gjë që bëhet në Shqipëri,
Që të lulëzojë i bukuri atdhe,
Dhe pse të vegjël, jemi fëmijë,
Na llogarisni edhe ne…
Vetëm se avokat Ngjela i ka fare të ulëta kreditet në opinionin publik. Nëse ka gjë të sigurtë, është që publiku nuk i honeps dot sulmet që nisin “rastësisht” sapo nuk emërohesh në një post, qofshin këto dhe parimore. Shpresojmë që avokati ta rigjejë mbështetjen e publikut. Këmbëngul avokat, se nuk i dihet… Ja sa e qeshur eshte kjo vajza e vogel e fotografuar nga agjensia Corbis ne 1 Qershor ne Shqiperine e viteve 70 🙂

Burgu i ka bërë aq keq avokatit sa, ashtu siç e ka ekspozuar veten avokati gjatë këtyre viteve të tranzicionit, shpresa për të rigjetur kreditet e publikut është thuajse zero.Vetëm se nuk e di asht faji i vetë avokatit në këte rast apo i regjimit të athershëm.Kam idenë se është e para.
cere thu mre tina,ka qen 6 muj n’burg,po pse s’thu tina, qi ai osht bo ma komunist se komunistat (qazim mlleti dora vet)
Mos e paragjykoni 100% avokatin deri ne kete moment. Do ta shofim nese do shaje Ramen dhe do te filloje te vlersoje Berishen qe e ka share me pare, sikurse po ben Prec Zogaj ? Nese avokati do mbaje kusin duke i share te dy, do te behet i paparanueshem edhe nga te tjeret. Po qe se do veproje si Preci e humbi fillin pastaj. Ska rruge tjeter.
si more na e late kete (avokatin)pa nje vend ne qeveri si i moshuar qe eshte; i vjeter eshte vertete por idete i ka reja.Ik o Spartak pi ndonje cai te ngrohte te mbledhesh shpirtin
Avokati e ka merituar nje vend ne qeveri dhe nuk me vjen mire qe votuesit e Rilindjes ia harruan kaq shpejt meritat avokatit ne lufte kunder rregjimit berishian. Ky eshte difekti me i madh i shqiptareve, harrojne shpejt.
Nuk e meriton vetem per qendrimin e tij ne balle te sulmeve te pushtetit te kaluar, por edhe per vizionin e tij mbi gjyqsorin dhe rregullatoret e tjere ligjor dhe ekonomike te vendit.
Duhet mirekuptuar dhe shperthimi i tij, por gjykoj se e ka me te drejte per menyren si u anashkalua.
Le te mburret Rama me te rinjte se po bejne pune, grupet e interesit qe jane ne kontakt me keta drejtues te rinj jane krejt te zhgenjyer me performancen e tyre. Sado i zgjuar te jesh, nuk mund te shkruash pa ditur abetaren. Eshte eksperienca celesi i suksesit ne cdo ndermarrje qofte personale e qofte publike. E po askush nuk ka kohe te presi Drejtoreshen e Tatimeve dhe Doganave te mesoje abetaren e pastaj te fillojne te lexojne, nderkohe qe profesoret e ekonomise (jo zullumqaret) kane nje jete te tere qe kane investuar tek vetja dhe ne gjuhe teknike do thosha qe per 3-4 jave do ecnin me marshin e peste dhe jo me zvarritje me te parin si keta aktualet.
Nejse, une i jap te drejte z.Ngjela dhe asnjehere s’do e humbas respektin tim.