Kodoshët e historisë

Ornela

Nga Xhelal Gjeçovi, SHBA

Botuar në DITA

 

Para pak javësh, opinioni u njoh me një sulm të Agron Tufës, ish drejtorit të Institutit të Studimeve  të krimeve dhe pasojave të komunizmit, i larguar para ca kohe nga vendi, për te kërkuar azil politik në Zvicër, ndaj profesor Nasho  Jorgaqit, një personalitet i njohur i kulturës kombëtare. Kjo ishte një ngjarje e pazakontë, që më shtyu  te shkruaj diçka, jo thjesht për rastin në fjalë, pasi këtë e bënë të tjerë që reaguan menjëherë.

Në këto rrethana, në shkrimin tim, duke marrë shkas nga rasti në fjalë, do të përpiqem të trajtoj, siç thashë,  jo thjeshtë e vetëm rastin, aq më pak për të mbrojtur personin Nasho Jorgaqi, që nuk është dokushdo, por një personalitet që nuk ka nevojë për mbrojtjen time, se e mbron vetë jeta dhe vepra në shërbim të vendit, të historisë e të kulturës kombëtare, por për fenomenin, dukurinë që shfaqet jo rrallë në jetën tonë shoqërore e kulturore, të së shkuarës kryesisht, por dhe të sotme, në fushën e historisë, të artit e të kulturës, të politikes etj.

Prof. Nasho Jorgaqi që u bë sebep për shkrimin, është ndër intelektualët më në zë në vend, që renditet me dinjitet në  radhën e njerëzve të ditur të kohës, me kontribute në shumë plane e fusha të dijes, ku shquhet si dijetar, shkrimtar, historian e studiues. Në të gjithë këto fusha, ai ka sjellë kontribute të çmuara, ku do të veçoja sidomos studimet shumëvëllimëshe mbi Nolin, një figurë e madhe, shumëdimensionanale, kombëtare; e mbi arbëreshët, diasporën përgjithësisht, një temë gjithashtu me interes të madh kombëtar, për të njohur jetën e shqiptarëve larg mëmëdheut, përpjekjet për mbijetesë, për të ruajtur gjuhën, zakonet, traditat e kulturën e të parëve, si dhe lidhjet me vendin amë, me Shqipërinë, shtëpinë e përbashkët të origjinës, që me dashuri e dhimbje i falen e i përulen, pasi e konsiderojnë, si një gjë të shenjtë, nga më të çmuarat, të identitetit të tyre.

Fatkeqësisht historia jonë është e mbushur sa me heronj dhe me antiheronj. Heronjtë e kanë bërë historinë, e kanë pasur e ngritur thuajse nga hiçi historinë dhe kulturën tonë kombëtare dhe na kanë dhënë këtë identitet të nderuar e të respektuar midis kombeve të tjerë. Antiheronjtë kanë dashur ta zhbëjnë këtë histori dhe këtë kulturë, prandaj dhe po i quaj pa ngurrim kodoshë të historisë.

Unë pajtohem plotësisht me ato që thotë Rezarta Reso në reagimin e saj në DITA kundër Agron Tufës me këtë rast. Ajo është bija e Bradhyl Resos, një figurë e njohur në vitet e para të pluralizmit. Para se të hyjë në temën e debatit, Rezarta sqaron: “Im atë, Bardhyl Reso ka qenë ndër 13 anëtarët e pare të Komitetit Drejtues të Partisë Demokratike dhe deputet i Kuvendit të parë Demokratik pluralist postkomunist që u largua nga Partia Demokratike pasi ajo u mbush më të shumtën me ish-komunistë ose pseudo të përndjekur. Me Nashon nuk e prishi asnjëherë miqësinë sepse ndonëse ky i fundit kishte bindje të majta, ishte i vërtetë, i hapur dhe nuk dridhej e përdridhej si pseudodemokratët ish-komunistë.” Ndaj dhe ajo është krejt e besueshme kur thotë se “…na ngrihet një sharlatan, e gënjeshtar, pseudo i përndjekur,  dhe që vidhte hapur leksionet  dhe disertacionet e kolegëve, një i studiuar në Rusi si i përndjekur hajdut,  që na iu dhimbs fati i njerëzimit dhe nxjerr një faturë 70 vjeçare, krejtësisht në mënyrë të paligjshme, duke shfrytëzuar postin e dikurshëm, duke vjedhur dokumentat e duke i vërtitur sipas interesit dhe me një patetizëm histerik vihet në krye të Tufës së Baj Gano-ve që bëjnë gallatë me një plak 90-vjeçar, kur rrugët, kuvendet, ministritë, kryeministritë janë mbushur me spiunë me dosje që u kullojnë gjak e që kapërdisen xhepaplot e tërë qesëndi në sytë e viktimave.”

Pas tri dekadash nga përmbysja e regjimit të kaluar ne duhet të kishim një qasje tjetër ndaj historisë dhe kulturës sonë, me prirjen për të parë vetëm përpara.

***

Ngjarje të tilla, si kjo që u bë sebep për këtë shkrim, duhet të na bëjnë më të afërt, më njerëzorë e më të lidhur me njëri tjetrin, e jo të fërkojmë duart e të themi, se na erdhi në shteg edhe ky. E, për çfarë? Për një ngjarje të ndodhur më shumë se gjysm shekulli më parë, në rethanat e atëhershme, të një vlerësimi të përgjithshëm pozitiv, që shumica e shqiptarëve kishin për forcën politike, Partinë Komuniste, që udhëhoqi luftën për çlirimin e atdheut dhe rivendosjen e pavarësisë, fryma e së cilës ishte e fuqishme. Ky mund të ketë qenë mbase motivi i hedhjes se një hapi të tillë, jo nga Nashoja gati nëntëdhjetëvjeçar, siç është sot, por një djalosh, që sapo i kishte kaluar të njëzetat. Kjo që bën Tufa s’është bërë dhe s’duhet bërë as për njerëzit e rekrutuar nga shërbimet sekrete të vendeve të tjera, që mëkatet dhe krimet e të cilëve s’i lan as ujët e detit, sidomos atyre shërbimeve rreth nesh, që i sollën dëme të pallogaritshme vendit.

Sot askush s’ka të drejtë që pas kaq vitesh, të hapë probleme të tilla që do sillnin pasoja për unitetin e stabilitetin e vendit. Po të mos mbahet parasysh ky kostelacion, ky kontekst historik, i hapet rruga shikimit ekstrem, të ngjarjeve e të njerëzve, gjë që na ka sjellë, e vazhdon të na sjellë jo pak andralla.

Po të vazhdojmë të gjykojmë me këtë kut, çfarë duhet të themi për ish-kryehetuesin Qemal Lame, një shembull ky tipik i shtrembërimit dhe përdhosjes së të vërtetave historike. Është pikërisht Lame që ka punuar jo pak, por më shumë se një dekadë, në një institucion të ngjashëm, që u ka sjellë viktimave fatkeqësi të pariparueshme, duke u mbushur akt-akuzat, me të bëra e të pa bëra, për t’u bërë qejfin eprorëve të tij të dikurshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës. Dhe sot, në vend që të kërkojë ndjesë dhe të heshtë, ngrefet e bën rolin e disidentit, duke u paraqitur si viktimë e kohës, por dhe një kundërshtar i diktaturës, kur ky paska patur kurajo, t’i kundërvihet e të kundërshtojë dhe numrin një të vendit, duke ia ndryshuar dhe vendimet, e duke shpëtuar nga burgosja intelektualë të shquar që ai njihte e i çmonte vetë! E pra, kjo është një gjë e pa imagjinueshme e sjelljes së një kameleioni tipik politik. Përfytyroni se Qemal Lame ka kundërshtuar Enver Hoxhën! A ka marrëzi më të madhe?! Jo vetëm ata që e kanë njohur atë regjim dhe Enver Hoxhën, por edhe ata që kanë jetuar në atë kohë vetëm mund të vënë buzën në gaz me marrëzitë e Lames. Sepse këtë që pretendon dhe shkruan Lame sot, nuk e bënin e nuk e arrinin dot, as  bashkëpunëtorët e njerëzit më të afërt, pasi e tillë ishte natyra e udhëheqësit  dhe e regjimit që ai ndërtoi.

Po ku ndryshon Agron Tufa nga Qemal Lame? Duken se ngjajnë si dy pika uji me njëri-tjetrin, pasi i bashkon i njëjti synim: nxirja e së shkuarës dhe përbaltja e vlerave të krijuara me aq mundim. Pavarësisht se i pari, Tufa na hiqet si i persekutuar nga diktatura, ndërsa Lame ka qenë i përkëdheluri i diktaturës, persekutor i saj. Është e habitshme se si mund të bashkohen në një llogore edhe xhelati edhe viktima. Por pafytyrësia nuk njohka kufi…

***

Me sa kam kuptuar, shkaku i reagimeve në shtyp, nuk është dhe aq detyra, që dikush do ta kryente në shtetin e vet, aq më shumë që nuk dihet, se si mund t’i ketë mbetur në dorë, pasi nuk ka qenë ndonjë figurë publike e njohur. Ajo që i ka irrituar njerëzit është qëndrimi i sotëm. Opinioni publik është i tejngopur nga manirat delirante, të jo pak njerëzve të tillë, që kanë patur detyra të besueshme në regjimin e kaluar, për t’u paraqitur si disidentë, pa qenë të tillë, duke u hedhur në sulm ndaj eprorëve e bashkëpunëtorëve, tani që asnjeri nga ata, nuk rron, që duket se mezi ka pritur të ikin nga jeta, për të shfaqur një anë tjetër të karakterit, anën më të dobët për njeriun.

Në raste të tilla, shume pyetje të sillen në mendje. Ku e marrin guximin këta, që abuzojnë me kaq lehtësi, me të dhënat personale, të njërit apo tjetrit, që shpesh përbëjnë dhe sekrete, për njerëzit e marrë nëpër gojë dhe për shtetin, e t’i përdorin për të shfryrë inate e mllefe, për çfarëdo arsyeje qoftë. A e mendojnë se njerëzit e përgojuar për të kaluarën kanë familje të respektuara e një rreth të gjerë shokësh e miqsh, brenda e jashtë, që çuditen për të mos thënë llahtarisen nga një qëndrim i tillë. Është e pa imagjinueshme, për ta e për ne, ta mendosh, e jo më ta shikosh që në ngjarje të tilla të renda implikohen figura të njohura, kolegë e profesorë, si në rastin tonë, ku njëri qëllon të jetë ndër pedagogët e vjetër, themelues të Fakultetit, kurse tjetri, njëri nga të shumtët që kanë kryer aty studimet e larta e në një rast të tillë, mund të ishte dhe pedagogu i tij, ndaj të cilit, ish studenti apo studentët, sot kolegë me të, e ruajnë dhe nuk e humbin kurrë respektin per profesorin.

Sinqerisht, nuk arrij të kuptoj se çfarë i shtyn një kategori njerëzish, që të veprojnë në këtë mënyrë, çfarë duan të arrijnë me veprime të tilla? A thua vërtet mendojnë se në këtë rrugë të pa denjë, do të arrijnë t’u mbyllin gojën intelektualëve që janë aktivë, si qytetarë e si krijues? A thua kjo është arsyeja, që jo pak syresh rrinë me shpatë ngrehur, për të goditur cilindo që shfaq një mendim, apo zë një pozicion, që nuk çon ujë aty ku duan ata? T’u pëlqejë ose jo, një mendim a qëndrim, kjo është çështje e tyre që lidhet me bindjen dhe formimin e tyre, një e drejtë e gjithësecilit kjo, pasi shijet nuk mund t’i imponohen askujt. Por, të sulmohet tjetri, apo të tjerët, për shkakun e saj, kjo, në një shoqëri normale, as që mund të imagjinohet, e aq më pak, të pranohet e të tolerohet, sidomos në rastet kur bartës të këtij koncepti shfaqen intelektualët, tek të cilët, vendi dhe opinioni i gjerë i ka sytë, e pret që, me fjalën e  me shembullin e tyre, të edukojnë e të ndikojnë në përmirësimin e klimës dhe në afrimin e njerëzve, e jo në kacafytjen e tyre.

Ndërhyrja e shtetit në raste të tilla mendoj se nuk është e tepërt, e nuk prek lirinë e askujt, pasi krijon sigurinë se ato nuk mbeten pa u trajtuar në bazë të ligjit, e sipas rastit dhe ndëshkuar, pasi jeta dhe dinjiteti i njeriut mbrohen me ligj. Kështu fiton personi, vihet në vend dinjiteti i tij, i cenuar pa të drejtë dhe i krijon mundësi të punojë i qetë. Por fituesi më i madh, në raste të tilla, do te ishte shoqëria, që është e interesuar, që të ruhet harmonia dhe kohezioni i saj. Ndryshe vendin e mbulon kaosi, pasiguria e anarkia, që destabilizon vendin dhe shkatërron të ardhmen e tij. Ja sepse ndaj ngjarjeve të tilla është i nevojshëm reagimi e reflektimi i institucioneve përkatëse, siç janë arkivat, por dhe shtypi që boton materiale të tilla të kërkuara  me tendencë, duke kontribuar, pa dashur që e keqja të përhapet; e deri tek studiuesit që abuzojnë me dokumetin e marrë për studime e jo për ta nxjerrë në pazar, për të ndërtuar fushata denigrimi ndaj të tjerëve, kushdo qofshin ata. Dokumentet, që jo rastësisht ruhen e administrohen nga arkivat, u jepen studiuesve, apo dhe të interesuarve që të njihen me ato gjëra që u duhet të dijnë, që ua lejon ligji, në rastin e studiueseve, për të njohur zhvillimet politike në periudha të ndryshme, që i ndihmon në punen e tyre, e jo për të shfryrë mllefe e inate gjithfarëshe, që shfrytëzohen nga sherrxhinjtë e thashethemaxhinjtë për të vazhduar të tjerrin me imagjinatën e tyre të semurë të tjera spekulime.

(Vijon)

 

Share This Article
12 Comments
  • Prof. Gjecovi!
    Ju lumte pena! Nje shkrim ne kohe, argumentues, me nerv dhe qe ka vlera historike, per te permbysur e ndryshuar sa nuk eshte vone kjo prirje qe e ka zanafillen dhe inkurajimin incognito e te hapur te PERBINDSHIT me te rrezikshem qe ka njohur historia shqiptare ne diakroni e sinkroni, SALIH BERISHA, kryeagjenti i Serbo-sllaveve etj; misionari me komod ne poshtersite e tij qe ka njohur historia moderne qe ende vazhdon ta luaje rolin e tij ne zgafellat cubroviciane e milloshoviciane antishqiptare. Tufa i tufezuar dhe Lamja per qamet jane numerore rreshtore te Salivicit dhe, cuditerisht, “betejat” e tyre ndaj personaliteteve, si rasti i Prof. Jorgaqit, ketij personaliteti te shquar, behen nga jashte. Nga se kane frike nga shqiptaret ne shtetin ame? Ju uroj shendet dhe, si Prof. Jorgaqi, te jeni ne balle te luftes kunder neofashisteve qe si braca duan te marrin pushtetin e te parve te tyre ish-kolaboracioniste ne tryeze, me dinakerira e dhelperira!

  • Or Gjelë, se nuk kuptohesh qfarë thua. Nasho ka qenë spiuni “Dragoi”. Dhe spiunllëkun e tij nuk e hiqni dot me hartime. Një gjë që ekziston nuk zhbëhet me dëshira.

  • O ali hodja apo hogja apo hodga si nastradin hodja ne ti.

    Zgjidh e merr Si ta dush

    Po ti je tuj menu se Ty Po tkupton kurkush a?

    Shko mor malcor e meso si duhet me shkrujt bre burrë.

    Hajt te fala boji fisit.

    Respekt Prof. Gjecovit.
    Sie i vetem trim ne lufte.

    Se na mbyten minjte tip rufe qe Po na perhapin murtajen gjithandej. Ishalla e ze covidi atje ne Zvicer dhe kursejme ajer me oksigjen te paster.

    • Doni ta nxirrni nga tragjasi shokun miladin tani? Komunistët që ju mbroni nuk ishin veçse vegla jugosllave. dhe ju sot nuk i shkoni pas kot vuçiçëve. Ju thërret gjaku i të parëve.

  • O ali hodja apo hogja apo hodga si nastradin hodja ne ti.

    Zgjidh e merr Si ta dush

    Po ti je tuj menu se Ty Po tkupton kurkush a?

    Shko mor malcor e meso si duhet me shkrujt bre burrë.

    Hajt te fala boji fisit.

    Respekt Prof. Gjecovit.
    Si i vetem trim ne lufte.

    Se na mbyten minjte tip tufe qe po na perhapin murtajen gjithandej. Ishalla e ze covidi atje ne Zvicer dhe kursejme ajer me oksigjen te paster.

    • Mut je vete o Demo mavria , Prof. Gjecovi eshte nje intelektual qe nuk pret as vleresimin e as zhvleresimin tend. Eshte puna qe ai ben ne fushen e tij qe vleresohet per argumentin e shendoshe qe eshte larg interesave, dhe frymen realiste.Ndaj Demo , nuk eshte nevoja te shkruash per gjithshka , kur nuk i kupton gjerat.

  • Nasho Jorgaqi,eshte NASHO JORGAQI,nje PROFESOR shume i nderuar,si profesionist nuk diskutohet,por as moralisht,qe e ka mberthyer keq edhe Kadarene,duke ja “mbyllur” gojen,jo me arrogancen qe Kadarea e shperfaq gjithmone,por me intelegjencen dhe njerezillekun e tij qytetar.Vecse shkrimtar i shquar,studiues i pasionuar dhe i pa anshem,por edhe nje njerzor,qe perhap vetem miresi.

  • Nashot e gjeçovat e kanë diftue vedin tue shpif e shperfytyrue historinë si kan dasht me iu ba qejfin padronve. Jo me hesht, por me iu nxjerr fallsifikimet me “ Mergata qyqesh” me Artin dekadent, me “ heroj” t’ vetshpallun, etj. Prap kerkoni me ndej n’pope t’ historisë, po i janë shkoq petat laknorit, se kan dalë historianë qe e shohin t’ verteten n’ sy e jo “ shpif, shpif, se diçka mbetet”.

  • Kush është Sali Berisha i vërtëtë?……
    Kjo është një provë që tregon se kush është rregjimi kriminal i organizuar nga Sali Berisha dhe Partia fallso e djathtë Demokratike e familjes tij.
    Gangësterët e Rregjimit kriminal të Berishizmit kanë fuqi vepruese, deri kur ata të balafaqohen me Organin e Drejtësisë të ”Byrosë Kombëtare të Hetimit” (BKH) dhe me ”SPAK-un” i cili ka mbështetjen e SHBA dhe të BE.
    (”Organizata Kriminale e Korrupsionit e organizuar nga Sali Berisha, është organizuar me monedhat e dhuruara nga Sllobodan Milloshviçi i UDB-së së Jugosllavisë).
    Organizata e Krimit dhe Korrupsionit e themeluar dhe e drejtuar nga koka e krimit Sali Berisha, ka një veprimtari me themele të thella dhe të ërrëta që nga viti 1944-2020.
    Kjo Organizatë Kriminale e Berishizmit është pro diktaturës të PK Kineze.
    Qëllimi i Organizatës Kriminale të Berishizmit është destabilizimi i situatës në Shqipëri për të shpëtuar kokën e Kryekriminelit Sali Berisha nga SPAK-u dhe rikthimin e tyre në qeverisjën e Shqipërisë.
    Objektivi final i Organizatës Kriminale të Berishizmit është për të shkatrruar mardhënjët e Shqipërisë me SHBA. Shteti Demokratik i SHBA janë shpresa e vetme për të shkatrruar Organizatën Kriminale të Berishizmit, kjo do të finalizojë vëndosjen e Shtetit Demokratik në Shqipëri.
    Ish Presidenti dhe ish Kryeministri Sali Berisha është kyetari organizues i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri nga viti 1991-2020. Vëndosja e shteti ligjor demokratik në Shqipëri do të zbardhë dhe do të zbulojë nga viti 1991-2020, gjurmët dhe faktet tranditëse të krimeve të rënda të kryera nga ”Organizata kriminale Berisha”. Respekt për gjithë personat e rrezistencës që luftuan kundër diktaturës komunist Enver-Ramiz-Sali nga viti 1944-2020! Ky është Sali Berisha i vërtetë, i cili ka mbuluar dhe fshehur këto gjurmë vrasjesh e krime të rënda të bërë prej tij dhe vrasjet dhe krimet çnjërzore të bëra nga diktatorët e mëparshëm Hoxha-Alia.
    PD e familjes Berisha ka falimentuar sepse në themelet e saja ka krime të rënda dhe gjakë të pastër shqiptarësh, të vrarët në pabesi pas shpine, ata ishin atdhetar dhe demokrat të vërtetë. Me opozitën e sotme 30 vjecare të të djathtës fallso apo me PD komuniste-fashiste të z. Lulzim Basha. Kjo levizje politike që nga themelimi është e deshtuar sepse ajo është themeluar dhe e drejtuar nga spiuni i UDB i ish Jugosllavisë Sali Ram Berisha me psedonimin ”Bisturia”. PS do të qëndroje në pushtet sa herë qe ajo ka deshire sepse i mungon rezistenca kundërshtare e partisë rivale demokratike e vërtetë.
    Të nderuar demokrat të djathtës së vërtetë! Në Shqipëri ”Shteti Deokratik Ligjor” nuk është shkatrruar nga PS sepse ata nuk e kan braktisur e tradhëtuar kurrë elektoratin dhe mbështetësit e të majtës tyre socialiste, ata kan qëndruar në parlament. Drejtuesit e PS nuk janë larguar nga mbështetësit e të majtës socialiste në zgjedhjet e pushtetin vëndor për Bashki. ”Shteti Deokratik Ligjor” është shkatrruar nga PD fallso sepse ajo është një ”Organizatë Korruptive Kriminale”. Ajo sikur bëri në vitin 1997 ka kërkuar herë pas herë destabilizimin e situatës ekonomike dhe politike në vendin tonë. PD e familjes Berisha për 30 vite ka korruptuar e shkatrruar policinë e shtetit, prokurorinë dhe gjykatat (Lexoni vendimet e VETINGUT -ut dhe të SPAK-ut). PD kohën e fundit ka djegur mandatet parlamentare të tyre dhe janë larguar nga votimet e Bashkive sepse e kishin nuhatur shumë mirë humbjen e thellë të tyre në pushtetin vëndor. PD kishte si qëllim për të zvarritur reformën demokratike në Organet e Drejtësë dhe për të mashtruar dhe për prerë në besë demokratët e vërtetë të PD. PD e familjes Berisha nuk i kish ngelur rrugë tjetër demokratike për të vepruar sepse ajo ishte shëndrruar totalisht në një ”Organizatë Korruptive Kriminale”. ”Organizata korruptive kriminale e Berishizmit” ose PD me aleatët fallso demokratike kërkon të vijë në pushtet jo me vota demokratike. PD e Berishizmit kërkon si përherë për të marrur pushtetin me vota të përcaktuara në tovalinë, sipas porosisë të ish Presidentit Ramiz Alia që kishin bërë me kryetarin e PD z. Sali Berisha. Ata të dy në vitin 1990 kishin bërë në marveshtjën e fshehtë për të qëndruar në pushtet vetëm dy parti (8 vite, me 8 vite). Kjo llojë marveshtje kriminale në politikën shqiptare për zgjedhjet e vitit 2021 ka dështuar. Kjo marveshtje e fshehët e vitit 1990 ishte antikombëtare, ishte shumë kriminale e djllëzore dhe kish si objektiv final:- Për të degjeneruar para opinionit të shëndosh publik PD dhe gjithë Sistemin Demokratik në Shqipëri sepse ky sistem ishte i modelit demokratik-amerikno-perendimor. Nga dora e zezë e tradhetarit Sali Berisha ky objektiv deri tani në vitin 2020 është ralizuar në masën 100 % dhe më shumë. Në Shqipëri ”Organizata korruptive kriminale e Berishizmit” nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë organizimin e krahut politik i të djathtës së vërtetë.
    Rroftë Demokracia Përendimore e Modelit Amerikan! Tiranë më 3 Dhjetor 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *