Lagjja e re në Kombinat, Veliaj-Ramës: Të shtunën do fillojmë me pallatet e para

Ornela

Këtë javë në Kombinat do të fillojë puna për pallatet e reja.

Nga Petrela ku inspektoi bashkë me kryeministrin Edi Rama shkollën e re që po rindërtohet, kryebashkiaku Erion Veliaj informoi se aktualisht të shtunën do të fillojë puna dhe me pallatet e para.

“Lagjja e re e Vaqarrit edhe e Pezës, kaloi me VKM-të e reja. Dje ishim me ministren Balluku në Kombinat, do hapim edhe një zyrë komunikimi me qytetarët për të sqaruar të gjithë mënyrën sesi do funksionojë lagjja e re, ne besojmë në kohë rekord do fillojmë edhe aty.

Janë çuar njoftimet, ka filluar zbrazja dhe besoj që të premten ose të shtunën do fillojmë me pallatet e para. Nga ajo që pamë dje, shumica i kishin zbrazur duraluminet dhe gjithë gjërat e vlefshme nga banesat”, theksoi Veliaj.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Si gjithmone me planet 3D ne leter jeni kampion,asnje parti nuk punon si ju por realiteti eshte krejt ndryshe.Ju me fondin qe muaret nga Europa duht te kishit mbi 10 muaj qe duhet te kishit nisur pune bashke me 500 shtepite qe duhet ti bente turku por ju jo vetem qe s’keni filluar akoma por per me teper jeni bere pengese dhe per te tjeret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *