SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje “DITA” e nderuar! Polli mali, bëri mi. Ku, gjëmon, s’bie shi. Thamë se do bënte kiametin qeveria e re. Filloi me lojërat e fatit, po vazhdon me shembjen e ndërtimeve pa leje, kur në mënyrë urgjente duhej të fillonte nga rivendosja e një Prokurorie e Gjykate prestigjoze, të cilat janë të inkriminuara deri në të pafantazueshme nga një mendje normale. Sërish po mashtrohemi sic u mashtruam pas revoltave të 97-ës me amnisti… Ashtu si duhet të vepronin fitimtarët, po veprojnë humbësit. Hallall e paçin për guximin që kanë! Amanti
