Vargje të zgjedhura nga arkivi

J L

Vetëm…

 

Dje vetëm-sot vetëm,

nesër vetëm,

pa vdekur-mikja ime,

u tretëm…

 

1998

 

I mjafton secilit…

 

Nuk mund ta dëgjoj,

sot unë zilkën tënde,

se kumbora ime,

si këmbanë buçet,

kur ka rreze drite,

s’duket dritë hëne,

i mjafton secilit,

pikëllimi i vet…

 

1997

 

Dhe hasmi u bind…

 

Dhe hasmi u bind,

që s’jam dru i shkundur,

ndaj vrapoj si xhind,

s’kam kohë për të humbur…

 

1997

 

O popull…

 

O popull që mbush qelitë,

mos rri i brengosur,

se Krishti kur lart u ngrit,

burgun ka burgosur.

 

Mos e torturo më trupin,

trupin edhe shpirtin,

braktis thikën dhe barutin,

kërko Jezu Krishtin.

 

Qiriri…

 

Në rrugët e jetës,

kudo që të shkosh,

në do që të paktën,

shpirtin të shpëtosh…

 

Dhe në mos besofsh,

Zot e Perëndi,

gjej gjëkund një kishë,

dhe ndiz një qiri.

 

1997

 

Gjarpri…

 

Që prej qindra vjetësh,

o njerëz të varfër,

te kolltuku i lartë,

frymë merr një gjarpër.

 

1998

 

Fluturimi

 

Fluturon shqiponja,

gjer tek ylli i artë,

dhe e ngre folenë,

në majën e malit,

fluturon mushkonja,

në llum e në baltë,

dhe e ngre folenë,

nën bishtin e kalit.

 

Po çudi e madhe,

në Shqipërinë time,

këto që të dyja,

quhen fluturime!

 

1998

 

Jetoj mes egërsirash

 

Jetoj në mes egërsirash,

mes njerëzish që zjarre vjellin,

djegur në vapë shkretëtirash,

ku gratë nepërka pjellin.

 

Jetoj në mes egërsirash,

me helm të gjarprit dehur,

dhëmbët duzina prej shtizash,

me gjuhën shpatë të mprehur.

 

Po s’trembem nga dhunë e pabesë,

nga djalli me gjithë ç’ka gatuar,

të ndritur si Ylli i Mëngjesit,

kam Zotin kështjellë të besuar.

 

1998

 

Rruga e mëkatit

 

Rruga e mëkatit,

për njerinë,

duket shtruar,

me qilim të gjelbër,

po në mes të saja,

një greminë,

të pret gojëhapur,

si kuçedër

 

1998

 

O bir robërie

 

Ul kokën e mjerë,

o bir robërie,

dhe jetën-skëterrë,

jeto veç prej zorit,

kambana për shurdhin,

kurrë-jo nuk bie,

as dielli s’del,

për syrin e qorrit!

Share This Article
6 Comments
  • Për syrin e qorrrit,
    Po shkruajmë këtu,
    Po s’na lënë ca toça,
    Vargje me postu !

    Po s’na lënë ca toça,
    Të postojmë dy rreshta,
    Se mbi koka kanë
    Tutora sylesha !

  • Po, ja! e nxore ,
    vrerin tend te zi,
    nuk te tha askush ;
    se je nji “sojli”;
    por koken menjane e kthyen,
    se sa here qe flet a shkruan ,
    u ngjall neveri!

  • Ky vend ,nuk eshte per mllefe e per meri,
    por eshte per vargje me poezi!
    Prandaj ,neqoftesedo te hysh ne kete hulli,
    pastro dhe hiq nga vetja cdo ligesi!
    Shko lahu ne nji burim a nji rreke ,
    largo nga vetja ,cdo gje te keqe, qe ti ke!
    cdo shemti e pabesi,
    qe ngjall urrejtje e neveri!
    Kjo eshte faqia e Arben Dukes,
    qe i prin si dashi tufes!

  • PICCOLO GRANDE MARADONA

    Ndoshta ti kishe çelësin e suksesit,
    të ishe i madhi supertalent në futboll,
    ishe si një Zot në fushën e blertë,
    e bëre me dorë atë të famshmin gol.

    Ti asnjëherë nuk mund të vdesësh,
    do ngelesh një legjendë sot e mot,
    ç’e deshe drogën, pse s’iu ndave,
    droga të vret, nuk të bën Zot.

    Ti do ngelesh burim frymëzimi,
    jo veç në sport por dhe në politik,
    Mona e LSI më e fortë se Zoti,
    komuniste si ty me besim biblik.

    Eh sikur të kishe treguar sekretin,
    se si të jesh i vetmi dhe i pari,
    jeta është e shkurtër,nuk e kupton,
    se kur të ngrihet e ulet sipari.

    Ndoshta s’e kuptove plotësisht as ti,
    madhështinë e mjeshtërisë sate,
    e bardha të hoqi një pjesë të arsyes,
    ike tashmë nga kjo botë, kaq e pate.

    Mos u mërzit s’ke humbur asgjë,
    arrite qiellin dhe re si Djalli,
    kjo botë pakuptim kështu është,
    të ngre talenti e të rrëzon malli.

  • PICCOLO GRANDE MARADONA

    Ndoshta ti kishe çelësin e suksesit,
    të ishe i madhi supertalent në futboll,
    ishe si një Zot në fushën e blertë,
    e bëre me dorë atë të famshmin gol.

    Ti asnjëherë nuk mund të vdesësh,
    do ngelesh një legjendë sot e mot,
    ç’e deshe drogën, pse s’iu ndave,
    droga të vret, nuk të bën Zot.

    Ti do ngelesh burim frymëzimi,
    jo veç në sport por dhe në politik,
    Mona e LSI më e fortë se Zoti,
    komuniste si ty me besim biblik.

    Eh sikur të kishe treguar sekretin,
    se si të jesh i vetmi dhe i pari,
    jeta është e shkurtër,nuk e kupton,
    se kur të ngrihet e ulet sipari.

    Ndoshta s’e kuptove plotësisht as ti,
    madhështinë e mjeshtërisë sate,
    e bardha të hoqi një pjesë të arsyes,
    ike tashmë nga kjo botë, kaq e pate.

    Mos u mërzit s’ke humbur asgjë,
    arrite qiellin dhe re si Djalli,
    kjo botë pakuptim kështu është,
    të ngre talenti e të rrëzon malli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *