Kina do të bëjë përpjekjen e saj të parë që nga viti 1970, për të sjellë gurë nga Hëna, me qëllim për të kuptuar origjinën dhe formimin e saj.
Misioni i fundit i këtij lloji është emëruar Luna 24, dhe ishte realizuar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1976.
Kina shpreson që sonda pa pilot Chang’e-5, e emëruar pas perendeshës antike kineze të Hënës, do të mbledhë mjaftueshëm mostra për të njohur Hënën dhe krijimin e saj.
Nëse hetimi i fundit do të jetë i suksesshëm, Kina do të bëhet vendi i tretë që ka sjellë në Tokë gurë hënor, pas SHBA dhe Bashkimit Sovjetik. Sonda ka për qëllim të marrë të paktën 2 kg mostra nga një zonë ende e pa vizituar e Hënës, me emrin Oqeani i Stuhive.
Nga misioni i vitit 1976 ishin mbledhur rreth 170 gramë gurë dhe nga misioni Apollo që ishte dhe hera parë e njeriut në Hënë, janë marrë 382 kg gurë dhe materie hënore.
Kina ka bërë uljen e saj të parë në Hënë në vitin 2013 dhe brenda një dekade planifikon të marrë edhe mostra nga Marsi.
h.b/dita

ore kinezë se mos çponi thellë!?
se do ta çponi tullumbacin që quhet hënë nga ne!!
sipas alfred cakos,i ka numëruar vetë me dorën e tij,në brëndësi të hënës jetojnë 1 milionë qënje(nuk di si ti përcaktojë,pavarsisht se i ka numëruar një për një)!!
gjithashtu cako thotë që hëna është si sferë(toka e sheshtë,pavarsisht se duket njëlloj si ne shikojmë hënën)bosh brënda saj!
po e lë se prapë po më shpëton shurra pri të qeshmit!!