Zot-apo njeri!
Sytë-more sytë,
pse më duhen mua,
vetëm për të parë,
bukuritë e tua!
Buzët-more-buzët,
pse më duhen mua,
vetëm për të puthur,
dy buzët e tua!
Pyes përsëri,
pse ju kam-o duar,
miken-more miken,
për të përqafuar.
Zëmrën-more zëmrën,
pse e kam në gji,
që gjithë jetën time,
të rrahi për ty!
Këmbët-more këmbët,
pse më duhen mua,
të më shpien vetëm,
tek ajo që dua!
Gjirin-more gjirin,
pse e kam të shkretën,
të mbështesi mikja,
kokën për gjithë jetën!
Të faleminderit që je kaq e bukur!
Kur më kap mërzia,
nuk bëj sherr me veten,
vij me vrap tek tyja,
dhe hallet më treten!
Vij sa herë të dua,
tek ty përsëri,
s’e di-ç’je për mua,
ZOT-apo Njeri?!
S’ka halle për mua,
që kur ti je dukur,
të faleminderit,
që je kaq e bukur!
Që je kaq e bukur,
që je kaq e ëmbël,
si dritë më je futur,
në shpirt e në zemër!
Nuk ka fjalë ta thotë,
se sa shumë të dua,
të faleminderit,
që jeton për mua!
Nga ty s’ka në Botë,
më të ndritur-o,
të faleminderit,
që dhe ti më do!
Të kam Yll Polar,
ndaj rrugën s’kam humbur,
të faleminderit,
që më bën të lumtur!
Mrekullitë e jetës,
mua m’i tregon,
të faleminderit,
që ti ekziston!
Shënim i autorit – Ndalohet në mënyrë kategorike kompozimi i këtyre vargjeve (ose një pjese të tyre) pa pëlqimin dhe lejen me shkrim të autorit. Të dyja këto këngë janë dhënë për kompozim.

Ngushellime , per vellain e dashur , qe u nda nga jeta perpara kohe . T’i rrojne femija dhe i qofte i lehte dheu i vendlindjes . Familja: I. Foto