E dini që Maradona,
që prej Zotit e ka farën,
që idhullin e tij në jetë,
ka Ernesto Çe Gevarën?
Unë që ja di historinë,
s’u habita kur e pashë,
që portretin e magjishëm,
mban në krah si tatuazh!
Maradona madhështor,
shpesh i hidhur-zëmërak,
që është ultra komunist,
nuk e ka fshehur aspak.
Nuk e ka maskuar kurrë,
po me zë të lartë e thotë,
dhe ende s’ka dalë një burrë,
që ta shajë në këtë Botë!
Dhe ata që kanë vrerin,
mërmërisin nëpër dhëmbë,
se për “inat” dhe Fidelin,
e ka tatuazh në këmbë!
Unë me veten time them,
pse i tillë është Maradona,
pse s’e do këtë sistem,
që i voli miliona?!
Pse e shikon kapitalin,
të rrezikshëm si një gjarpër,
sepse lagjia ku ka lindur,
sot është bërë dhe më e varfër!
Se hendeku njerëzor,
me të varfër e të kamur,
është thelluar shumë më tepër,
se kapitali është dhjamur!
Më i poshtër është nga ç’ish,
dhe një kulm hipokrizie,
se ushqen dhe qentë me mish,
kur njerzit vdesin urie!
Maradona mund të heshti,
dhe të jetojë si mbret,
por ai shikon shumë larg,
shumë më larg nga hundë e vet!
Kush e fsheh këtë masakar,
sigurisht e ka të kotë,
në kufijtë e mbijetesës,
shumë popuj rrojnë në Botë!
Kapitali nuk mban dot,
një fytyrë më njerëzore,
ndaj dhe them-do provokojë,
një revoltë botërore!
Kemi sy sa për të parë,
si po nxihen jetët tona,
ndaj të shënjtin Ce Gevarë,
s’e mban vetëm Maradona!
Kambanat nuk kanë pushuar,
fortë gjëmojnë dhe tani,
Bota gjithnjë ka kërkuar,
dhe Liri dhe Barazi!
Arben Duka

Drogohu dhe ti si Maradona,qe ta qendisesh enverin ne bithe,
Lere për herë tjetër ” demo,, nuk çfar të thuash sot. E ka qarë me lot , i ka dalë nga shpirti e preku dhe shpirtin tonë. Lavdi dëshmorëve, heronjëve dhe komunistëve të vërtetë.
Ketu po qe i ke rene drejt zoti Duka!
Revolucionari i madh Ernesto Guevara ka qene inspirim ne gjithe boten per liri dhe barazi. Ai ka ngelur nje legjende!
ka ndodhur qe Papa Gjon Pali priti Maradonen ne Vatikan, se ishte i apasionuar pas futbollit. Dhe ne bisede Papa i thote diku qe duhen ndihmuar femijet e varfer te periferive te botes. Maradona,, qe nderkohe kishte admiruar tavanet e veshur me flori te kapeles se kishes, i thote pa te keq, qe ja, beni diçka hiresi, shitni floririn e tavanitdhe ndihmojini. Shkaktoi mjaft zhurme e pastaj diten tjeter u tha se nuk ishin ekzakt keto fjale, por mbeti nje shembull i rralle guximi. Ne fakt Maradona ka plot dritehije, se qe i rritur ne rruge dhe pa ndjekur ciklin edukues ne shkolle, etj. Droga, alkooli, sjelljet ndaj femrave, teprimi me festat, etj, qe jane ne pergjithesi edhe veset qe shoqerojne rendom boten e sporteve, enjollosin per keq figuren e tij, por edhe ai e ka thene shpesh se po te mos kishte keto vese do kishte arritur ne maja shume me te larta.
mono e thua mirë”Ne fakt Maradona ka plot dritehije”,por përmënd vetëm hijet e tij!!
ndoshta e vetima dritë ishin këmbët e tij??
nuk kishte asgjë më tepër,e aq më pak nuk kishte lidhje me komunizmin pavarsisht se adhuronte fidelin e çavezin,e mbi të gjitha pavarsisht se kishte një çe në shpatull!!
po qe për këtë të fundit po bëjmë dhe majk tajsonin komunist,pë maon që ka tatuuar!
maradona ishe diçk amë lartë në futboll se moli ynë në letërsi!!pra thjeshtë MONOKULTURË!!
ps:të paktën maradona nuk e dridhte sumën si moli ynë!ishte trap por prapë i qëndronte trapllëkut të tij pa e dredhur!!
PABARAZIA
Si nuk e gjetëm një rrugëdalje,
ngelëm në tunel të abonuar,
jeta na shkoi duke pritur,
barazinë dhe lirinë e bekuar.
Në 30 vite reformat dështuan,
demokraci hibride, jo e vërtet,
zgjedhjet u vodhën e u blenë,
as mirëkuptim e as stabilitet.
Besime fetare kemi me bollëk,
secili besim me variantin e tij,
e vërteta sorollatet si kotllëk,
barazi në gënjeshtra e harmoni.
Përtej përrallave të religjionit,
s’kemi parë ndonjë harmoni,
as drejtësi në ndarjen e pronave,
as barazi dhe as meritokraci.
Nga komunizmi dolëm njësoj,
të barabartë ishim në varfëri,
të shpronësuar e të ndëshkuar,
gojëqepur me mungesë në liri.
Demokracia na bëri të ndryshëm,
të pabarabartë jemi në pasuri,
edhe pse me shkollë e me kulturë,
por mund të vdesësh urie në liri.
Të pa vlerësuar e pa drejtësi,
në vende pune në administratë,
të pabarabartë e pa mundësi,
në shëndetësi e në gjykatë.
Nuk ndërtuam dot një shtet,
që na jep mirëqënie e drejtësi,
ai vetëm na vjedh e na gënjen,
nga Shqipëria ik, më mos rri.
S’dallojmë antivlerën nga vlera,
pra as të keqen nga e mira,
na i serivirin si të dyja njësoj,
ca politikanë e media këllira.
S’kanë faj mediat e shkreta,
sa më shumë pushtetit t’i lëpihesh,
merr favore e pasurohesh shumë,
bëhesh e madhe e lart ngrihesh.
Edhe populli jeton me këtë ide,
mrekullitë s’i bën më Perëndia,
ç’e do djersën dhe meritokracinë,
kur ç’do gjë dhuratë ta bën partia.
Kështu o burra sa më faqezinj,
duke shërbyer si servil te kryetari,
se ai të mund të japë privilegjet,
dhe të shpërblejë me ofiqe ari.
Pabarazia tashmë është institucion,
i gjithë pranuar nga kushdo,
po s’të pëlqeu shko pirdhu ik,
ose bindu dhe pabarazinë prano.
“Maradona madhështor,
shpesh i hidhur-zëmërak,
që është ultra komunist,
nuk e ka fshehur aspak.”
shko mor pirdhu!
që ishte një copë idioti nuk e ka vënë në dyshim askush!!e ti ta bësh këtë halabak komunist ultra,duhet o të poshtërosh komunizmin o të jesh i tredhur në tru!!
nëse marksi do të të lexonte do të të kishte pështyrë në surrat o dukë!!
po shkon gjithnjë e më shumë për lesh!!
maradona ishte një halabak muti që luante mirë futboll,asgjë më tepër!!
përveç talentit të tij në fushë dhe skandaleve jashtë saj ai nuk ka lënë gjë tjetër për tu kujtuar!
aq më pak si komunist!nëse ai do të quhej komunist!?do ishte më mirë që të mos egzistonte komnizmi!!
i shkundur komplet!!