Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak minuta më parë në Shkodër, ku u ekzekutua 46-vjeçari Ridvan Ramazani.
Policia bën me dije se Ramazani u gjet i vdekur në automjetin e tij, tip “BMW”, në fshatin Mushan të Shkodrës, në afërsi të një karburanti.
Nuk jepen ende detaje të tjera në lidhje me vrasjen, ndërsa drejt Shkodrës janë nisur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Njoftimi:
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMË” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,
Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea
o.j/dita
