Aksident i rëndë në afërsi të Golemit, ndërron jetë drejtuesi i motorit

Ornela

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Golemit, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Raportohet se një furgon është përplasur me një motor duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të mjetit.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, që ka rezultuar fatal për drejtuesin e motorit.

Policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të zbardhur të plotë ngjarjen.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *