Vetëvrasjet e pacientëve me COVID, Agjencia Evropiane e Barnave paralajmëron: Ky është Ilaçi që ndikon

Ornela

Përdorimi i klorokinës ose hidroksiklorokinës, ilaçe të përdorura kundër Covid-19 veçanërisht në fazën e parë të urgjencës, mund të shkaktojë çrregullime psikiatrike dhe sjellje të shoqëruara me vetëvrasje.

Agjencia Evropiane e Barnave paralajmëroi pasi shqyrtoi të gjitha të dhënat në dispozicion për efektet anësore të ilaçit.

Efekti anësor, pjesërisht i njohur tashmë, u konfirmua pas një rishikimi të filluar pas disa rasteve të çrregullimeve psikiatrike në pacientët me Covid.

Rishikimi i efekteve të këtij medikamenti u bë nga Agjencia, pasi informacioneve nga agjencia spanjolle e ilaçeve për 6 raste të çrregullimeve psikiatrike te pacientët me COVID, të cilëve u ishte dhënë doza e hidroksiklorokinës.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *