Ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan, Kozma Hakani 73 vjeç, ka ndërruar jetë nga COVID-19.
Sakaq, raportohet se Hakani kishte 14 ditë i shtruar në spital. Ai ka qenë dhe drejtor i Arsimit në qarkun e Elbasanit,dhe për 40 vite punoi në sistemin e arsimit në shkolla të ndryshe të qytetit të Elbasanit.
Situata e pandemisë në vend nuk po sheh përmirësime. Ministria e Shëndetësisë raportoi 557 raste të reja dhe 12 humbje jete vetëm në 24 orët e fundit.
h.b/dita

Nje profesionist i zoti dhe njeri e qytetar dinjitoz! Pushofte ne Paqe!
Sokol
Keqardhje per njeriun,mesuesin,qytetarin e nderuar! Ngushellime familjareve…