Antonio Konte në objektivin e Monakos

redaktor

Monako ka vënë në shënjestër Antonio Konten për të pasuar trajnerin Klaudio Ranieri. Ky i fundit nuk i ka kënaqur shpresat e bosit rus Dmitri Ribolovlev, i cili kërkon një skuadër që të jetë e aftë të konkurrojë edhe në Evropë. Konte nuk është se ka pasur sukses në këtë aspekt me Juventusin, por “Tuttosport” shkruan se te klubi i principatës do të ishte ndryshe, pasi aty do të ketë një buxhet pa kufi për të marrë përforcimet që dëshiron në skuadër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *