Tirana e Partizani, dy skuadrat që e kanë fituar më tepër Kupën e Shqipërisë, janë eliminuar në raundin e 1/16, ndërkohë që kanë kaluar më tej Kukësi e Bylis, përveç atyre që ndeshjen e kthimit e kishin thjesht formalitet. Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, 90 minuta kanë qenë të pamjaftueshme për të shënuar për Vllazninë e Partizanin, çka i drejtoi skuadrat drejt shtesës 30-minutëshe, për shkak se edhe ndeshja e parë ishte mbyllur pa gola. Në minutën e 101, Vllaznia shënoi golin e vetëm, me anë të Tafilit, i cili mjaftoi për ta kualifikuar skuadrën në çerekfinale. Koha shtesë iu desh edhe Lushnjës për t’u kualifikuar në stadiumin “Qemal Stafa” përballë Tiranës. Bardheblutë, edhe pse në vendin e fundit në kampionat, kishin pretendime për Kupën dhe në 90 minuta ia arritën që të barazonin rezultatin e përgjithshëm, falë golit të Erando Karabecit. Skuadra e Artan Banos barazoi me penallti dy minuta para përfundimit të shtesës, me Çankën, duke siguruar kualifikimin.
Dy përmbysje
Kastrioti shkonte në takimin kundër Bylisit me avantazhin e golit në fushën kundërshtare, pasi takimi në Ballsh kishte përfunduar 1-1. Abazaj e Malindi shënuan dy herë në pjesën e parë për vendasit, të cilët e panë veten në çerekfinale, duke kryesuar 2-0. Por, pak sekonda para pushimit Gërxho shkurtoi diferencën me penallti, duke rifutur në lojë skuadrën e tij. Pesë minuta pas pushimit erdhi goli i barazimit dhe tani golat në fushën kundërshtare ishin në favor të Bylisit. Nëntë minuta më vonë vjen edhe goli i tretë, çka e bën malore për Kastriotin rrugën drejt çerekfinaleve. Rezultati nuk ndryshon dhe Bylis, finalist i sezonit të kaluar, kalon më tej. Përmbysje realizoi edhe Kukësi, duke mundur 4-0 Apoloninë. Kuksianët ishin mundur 1-0 në Fier, rezultat që e barazuan që në pjesën e parë të ndeshjes të luajtur në kompleksin “Dinamo” në Tiranë, për shkak të pezullimit të fushës. Në pjesën e dytë, edhe tre gola të tjerë dhe Kukësi arrin kualifikimin e pritshëm, përballë skuadrës së Kategorisë së Parë. Teuta gjithashtu bëri detyrën, duke mundur 2-0 Shkumbinin, ndërsa në ndeshjet e tjera pati fitore të skuadrave që kishin fituar edhe në transfertë.
Kupa e Shqipërisë, 1/16
Grupi A
SKËNDERBEU-MAMURRASI 2-0 (4-1)
Morina 34′, Hyseni 39′
TEUTA-SHKUMBINI 2-0 (0-0)
Nika 28′, Muriqi 88′
TIRANA-LUSHNJA 1-1 (0-1)
Karabeci 30′ / Çanka 118′
LAÇI-BESA 4-2 (2-0)
Veliaj 42′, Nimani 63′, Sefgjini 81′, Ajazi 89′ / Colla 74′, Çelhaka 90′
Grupi B
KUKËSI-APOLONIA 4-0 (0-1)
Progni 41′, Popoviç 50′, 63′, Manuka 84′
FLAMURTARI-TOMORI 4-2 (2-0)
Shehaj 25′, 50′, Bregu 42′, 72′ / Berberi 52′, Myzyri 86′ (p)
VLLAZNIA-PARTIZANI 1-0 (0-0)
Tafili 101′
KASTRIOTI-BYLIS 2-3 (1-1)
Abazaj 28′, Malindi 41′ / Gërxho 45′ (p), Adeniji 50′, Ikpe 59′

Kampionati i kooperativave bujqesore ne ate kohe ishte 100 here me i bukur se kampionati qe zhvillojne sot skuadrat e superliges ,pa per kategorine e pare dhe me posht nuk behet fjale fare per futboll. Jam i bindur se po te luante skuadra e Bubullimes -Lushnje e asaj kohe,me skuadrat e soteme do t’i mundete duke qeshur .
Ne stadiume shikoje futboll e jo shqelma e grushta! O ME LER TE BEJ GOL,OSE TE BERA GROPEN! Kur e gjuajne topin per laraska,fajin e ka albitri ,pse nuk dha penallti.
eshte futbolli i armande dukes ky ore del korca kampion se do i zoti doni nje te vertete ndeshja ne shkoder kur dihete qe ka arbitere te 4 dhe shikon protokollin e nderimeve ai se pa qe lojtari qe hyri ishte i pafederuare dhe behete nje gabim i till nga nje ekip elitare si shkodra o ashtu deshte pronari dhe del korca kampione korca e pronare dukes ku vlonjatetet nxjerin gjake dhe denohen nje grushte dazshurie i fusin ne vlore nje alabaku presidente i korces dhe i heq pikete kurse me kuksin sja mbajti se te vras i tha kuksiani dhe alabaku duka ja dha pikete miu i hales