Merkel paralajmëron gjermanët për një valë të tretë të koronavirusit

Ornela
German Chancellor Angela Merkel is seen on a screen as she attends a virtual meeting with police officers at the Chancellery in Berlin on November 30, 2020, amid the ongoing coronavirus COVID-19 pandemic. (Photo by ANNEGRET HILSE / POOL / AFP) (Photo by ANNEGRET HILSE/POOL/AFP via Getty Images)

Kancelaria gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar vendin për një valë të tretë koronavirusi, nëse nuk respektohen masat anti-Covid.

Paralajmërimi i Merkel vjen në një kohë ku e gjithë Evropa është përfshirë nga një rritje e konsiderueshme rastesh me Covid-19.

“Duhet të vijojmë që të jemi shumë, shumë të kujdesshëm këtë dimër. Në të kundërt do të përballemi menjëherë me valën e radhës,” tha kancelaria Merkel në një video-konferencë me oficerit e policish të hënën.

“Na duhet që t’u mbijetojmë këtyre muajve të dimrit,” shtoi ajo.

Vendi numëron gjithsej 1,067,473 raste të konfirmuara dhe 16,636 vdekje të lidhura me virusin, sipas Institutit Robert Koch, Qendra Gjermane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *