Opozita bojkton Komisionin e Sigurisë

redaktor

Opozita bojkoton punimet e komisionit parlamentar të sigurisë, ku po raportonte ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli për projektbuxhetin.

Opozita paralajmëroi që ditën e djeshme që do të vijojë të bojkotojë mbledhjen e Komisionit të Sigurisë duke kërkuar shpjegimi nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri për vrasjen e dy vëllezërve Çollaku nga policia greke.

Deputetët e opozitës kanë deklaruar se do të rikthehen në Komisionin e Sigurisë, vetëm atëherëkur ministri Tahiri të raportojë për vrasjen e dy vëllezërve nga Korça.

Ndërkohë gjatë raportimit të saj në komision, Mimi Kodheli theksoi se buxheti për ministrinë e mbrojtjes është 14 miliardë lekë. Ajo e cilësoi këtë buxhetit si të drejtë në raport me kushtet reale të ekonomisë së vendit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *