Shpifja është një tregues i lartë demokratik!

Ornela

Sado që neve u përpoqëm,
gjithnjë BE-ja gjen minuse,
na penalizoi “antishpifja”,
edhe Gjykata Kushtetuese!

Me këto gjëra u mësuam,
se kjo është histori e vjetër,
edhe këto sikur t’i kishim,
do shpikej një kërkesë tjetër!

Njëlloj për Gjykatën Speciale,
edhe Kosovën e gënjyen,
premtuan se do t’i hiqnin vizat,
por veç me pranga ja shpërblyen!

Sot po shikojmë Pandeminë,
asnjë vend s’po ja del dot,
e gjithë BE-ja shëndetësinë,
e ka nga ne edhe më kot!

Këtu nuk ndalet korrupsioni,
u bë mallkimi jonë,
por po ju lutem më tregoni,
një vend pa korrupsion!

Gjithë Europa po drogohet,
treg katërqind milion,
po nga shumëkush me gisht tregohet,
veç Shqipëria jonë!

Për Kushtetuesen dihet puna,
dihet dhe e vërteta,
atë rrëmujë këtu e bëri,
veç presidenti Meta!

Pra shpifni njerëz pa problem,
njeri s’ju dënon dot,
shtetet që anti-shpifjen kanë,
janë ca shtete kot!

Mungesa kemi pasur shumë,
po kurrë pa shpifje s’kemi mbetur,
Sala ka shpifë një jetë të tërë,
dhe gjë nuk e ka gjetur!

Meqë shpifja mbrohet me ligj,
nderimin mund t’ja gjejmë,
te Kullë e xhamtë në Bruksel,
një monument t’i ngrejmë!

A.DUKA

Share This Article
3 Comments
  • shpifja nuk eshte gje tjeter vecse treguhes se si fejk njuzi fshihet nga aktualet qeverises, qe sot per sot kane mundur te risjellin komunizmin artificial.
    Pederisa mburrwsh se ke arritur ndonje gje, do te thote qe ke ca si shume per te fshehur. Zanatin e politikes e kane mesuar fale kesaj gjeje dhe duke fshehur pasurite qe si kane pasur e as i kane meritur. Prandaj qeverise jo hajdute nuk do t’i duhej diversioni si pjese e shpifjes, apo edhe blerja direkt e emrave ish-opozite deri dje. Keto i bejne e i benin komunistat dikur me sukses, neokomunistat sot me deshtim tw suksesshem.

  • QUO VADIS?

    Sado të duket sikur u përpoqëm,
    në fakt nuk kemi bërë përpara,
    7 vite vetëm vjedhje, krim e drogë,
    përpjekje kot aspak të mbara.

    Në fillim Shqipëria si bahçe jeshile,
    fiks si Kolumbia e Europës,
    u mboll hashashi sikur kamomil,
    faqen e zezë i treguam botës.

    Kur Rama ishte në opozitë,
    akuzonte qeverinë ditë e natë,
    kur hipi në pushtet vetëm fasadë,
    drejtësi hiç, dhe u bë autokrat,

    Ndoshta Europa duket si plakë kurvë,
    por si ne ajo nuk është aspak.
    Kur do bëhemi të ngjashëm me atë,
    kur të jetë dhe Shqipëria kurvë plakë?

    Po të kishim standarte të larta,
    as na plaste fare për Europën,
    askush s’do emigronte jashtë,
    edhe sikur të na falnin botën.

    30 vite jemi në këtë gjendje,
    s’kemi reforma, por pordhë shesim,
    edhe në BE ka korrupsion,
    por ne jemi kampion e kështu mbesim.

    Sa kohë të keqen do e kërkojmë te Europa,
    e do hapim shampanja suksesi kot,
    thjesht do instalohet më tej diktatura,
    një palo piktori do na bëjë për idiotë.

    Mbase komunistat s’e kanë problem,
    ndoshta mendojnë se do rilindë barazia,
    do jemi të gjithë gojë kyçur njësoj,
    do mbizotërojë propaganda dhe varfëria.

    S’do ketë meme e shprehje të lira,
    se ligji i rilindur të ndëshkon,
    do bëhen të gjithë njësoj si Elisa,
    që Ramë-Skënderbeun lavdëron.

    Atëherë kur mos të mbajë më uji pilafi,
    kur të ndihet vërtet liria e munguar,
    do shëmbet me forcë muri i frikës,
    askush s’mund të rrijë duke e duruar.

    E në fakt përherë shtohen kufizimet,
    mos e ka fajin opozita që rri kot?
    A mos vallë popullit i pëlqen skllavëria,
    apo në Shqipëri kanë mbetur idiotë?

    Shënim: Ore, ç’thuhet për tërmetet në Shqipëri? Do ketë më?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *