Pensionet dhe shtesat suplementare, 531 përfituesit e rinj

Ornela

Të tjerë përfitues në radhët e punonjësve që kanë punuar në miniera, industrinë e naftës dhe të gazit, si dhe në metalurgji, kanë tashmë gati pagesat suplementare. Autoritetet e sigurimeve shoqërore kanë zyrtarizuar ditën e djeshme pensionet dhe shtesat që do të marrin qindra përfitues të rinj që i shtohen skemës suplementare. Sipas ekspertëve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, puna për dhënien e përfitimeve për qytetarët që përfitojnë pension për shkak të profesionit dhe për shtesë të pensionit të pleqërisë ose invaliditetit, sipas parashikimeve të Ligjit nr. 29/2019 po vazhdon me intensitet të plotë.

Për periudhën 17 nëntor deri në daën 2 dhjetor i janë shtuar listës edhe 531 përfitues të rinj. Ndërkohë që janë me qindra kërkesa të tjera në proces verifikimi për të konfirmuar nëse kanë të drejtë që të përfitojnë pagesat suplementare përkatëse. Në vijim të shkrimit gjeni të plotë listën e përfituesve të rinj që duhet të paraqiten pranë qendrave të përcaktuara për të marrë përfitimet që ju takojnë. Përfitimi, sipas përcaktimeve në ligjin Nr. 29/2019, jepet me kërkesën e të interesuarit, të cilën e ka paraqitur pranë agjencisë së sigurimeve shoqërore të vendbanimit të tij, ose pranë sporteleve të shërbimit në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, së bashku me dokumentacionin përkatës të përcaktuar.

Pension për shkak të profesionit kanë të drejtë që ta përfitojnë ish-punonjësit, të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë; trajtimi me përfitime përpara moshës dhe kushteve të përcaktuara në dispozitat e ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, do të vazhdojë të bëhet sipas përcaktimeve në dispozitat e ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Të drejtën e marrjes së këtij lloj përfitimi e gëzojnë edhe të gjithë ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 1, “Punë, që hyjnë në kategorinë e parë”.

Po ashtu kanë të drejtë që të marrin pension për shkak të profesionit edhe ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës dhe të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 2, “Punë, që hyjnë në kategorinë e dytë, dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, sipas listës së miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Kategoria tjetër që trajtohet me pensione të kësaj kategorie janë edhe ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në metalurgji në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktimeve në krerët III, VIII e XII, të pasqyrës nr. 1, të vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”.

Ndërsa shtesë mbi pensionin e pleqërisë dhe mbi pensionin e invaliditetit,mund të përfitojnë: ish-punonjësit, sipas përcaktimeve në ligjin për trajtimet suplementare, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Shtesën mbi pension e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesionet dhe punët e përcaktuara në këtë ligj; Gjithashtu shtesën mbi pension e përfitojnë edhe personat që marrin pension sipas ligjit nr. 150/2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, kur data e lindjes së të drejtës për pension është deri më 31.12.2014.

 

KLIKO: Lista e re 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *