Identifikohen autorët që vranë mëngjesin e të shtunës efektivin 26-vjeçarin Xhulio Prela, raporton Fax News.
Për arsye hetimi nuk bëhet të ditur emrat e autorëve, ndërkohë që ekspertët hetimor janë rikthyer sërish në vendin ku u vra Xhulio Prela.
I riu nga Puka, i cili jetonte me familjen në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ka qenë duke lëvizur me makinën e tij tip “Volsvagen” në momentin që është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 3 të mëngjesit të së Shtunës.
Arma me të cilën është qëlluar është tip “TT” dhe është shkrepur plot tri herë. Njërin nga plumbat e ka marrë në gjoks, duke i dëmtuar edhe njërën nga arteriet kryesore dhe për pasojë humbi jetën.
Njëra nga predhat e tjera kapi xhamin e pasëm të makinës dhe tjetra targën e mjetit.
Tri pistat ku po heton policia janë vrasje për shkak të detyrës, konflikt i çastit apo edhe një tentativë grabitje.
Kjo e fundit më pak e dyshuar, pasi hetuesit konfirmojnë se atentati ka qenë i mirëorganizuar.
o.j/dita
