KKLT, Denaj: Kemi arritur rezultate konkrete në thjeshtimin dhe lehtësimin e procedurave doganore

J L

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë sot në takimin online të Komitetit Kombëtar për Lehtësimin e Tregtisë, ku vlerësoi rezultatet konkrete të arritura në drejtim të lehtësimit të tregtisë me vendet e rajonit dhe jo vetëm.

“Përgjatë tre viteve të fundit, KKLT arriti të prodhojë rezultate konkrete në drejtim të lehtësimit të tregtisë, si krijimi i portalit të dedikuar tregtia.gov.al, inventari i tarifave të procedurat e import/eksportit, kryerja për herë të parë e studimit mbi matjen e kohës së procedurave në kufi, miratimi i  manualit “Informacioni Detyrues i Origjinës” dhe Informacioni Detyrues i Tarifës, krijimi i një strukture të dedikuar dhe centralizuar tek administrata  Doganore për Vlerësimin e mallrave, si dhe funksionimin 24/24 i administratës doganore apo krijimi i pikës së  përbashkët Morinë/Vërmicë”, renditi Denaj.

Ndërkohë, ministrja u shpreh më tej se, procedurat doganore janë lehtësuar.

“Gjatë këtyre viteve indikatorë të rëndësishëm pozitivë janë realizuar në thjeshtimin dhe lehtësimin e procedurave doganore. Konkretisht, gjatë vitit 2020, edhe pse me një situatë të vështirë pandemie: u rrit 3.1% përqindja e kompanive që kalojnë në kanalin jeshil, u rrit me 4.1% përqindja e kompanive që kalojnë në kanalin blu, duke ulur me minus 1,1% kanalin e kuq dhe ulur me minus 6% kanalin e verdhë”, theksoi Denaj.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës  Gent Gazeli, si edhe përfaqësues të biznesit.

Në prill të këtij viti, parlamenti ratifikoi Protokollin Shtesë 6 “Liberalizimi i Tregtisë në Shërbime” në CEFTA.  Gjatë viteve 2017 – 2020, zhvillime të rëndësishme, si në tregtinë ndërkombëtare, ashtu edhe atë rajonale kanë ndodhur, masat efeciente, që janë konkretizuar në shkëmbime të rritura tregtare të Shqipërisë me vendet  CEFTA.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *