Marrëveshja “historike” e BE-së mbi krizën e bankave

redaktor

Ministrat e Financave të unionit evropian e përkufizuan si historik akordin e arritur mesnatën e së mërkurës për parandalimin e pasojave në ekonomitë kombëtare dhe BE nga  falimentimi i bankave

Pas disa muajsh negociatash midis shteteve e anëtare të Bashkimit Evropian, Këshilli i ministrave të Financave të unionit, ECOFIN, arriti mesnatën e së mërkurës një marrëveshje mbi menaxhimin e krizës së bankave. E cilësuar si historike, ajo u arrit pas 12 orë bisedimesh dhe tani do të duhet të kalojë nëpër analizën dhe aprovimin e Parlamentit Evropian. Marrëveshja konsiderohet si thelbësore për stabilizimin e sistemit financiar të komunitetit evropian. Bazohet në dy parime thelbësore: një fond që shpëton bankat (i vetmi i financuar me lehtësime mbi bankat në nivel kombëtar) dhe krijimin e një autoriteti të ngarkuar për të marrë vendimin e falimentimit të një banke në vështirësi. Objektivi: Të shmanget vënia në rrezik e sistemit financiar të BE-së apo e shteteve individuale nga kriza apo falimentimi i një banke. Gjë që ka ndodhur më parë.

Paketa financiare parashikon krijimin e një “bordi rezolute”, të një “fondi zgjidhjeje” dhe të një “parashute financiare”, të cilat do të përdoren si skemë. Ajo bazohet në një rregullore dhe në një traktat ndërqeveritar, të kërkuara nga disa vende (në veçanti nga Gjermania), për t’i dhënë një bazë ligjore të sigurt paketës.

Akordi është pjesë e politikës së Bankën Qendrore Evropiane, së cilës do t’i jepen fuqitë për të monitoruar gjendjen dhe rreziqet e ndërmarra nga një gjitha bankat madhore në eurozonë. “Në të ardhmen krizat bankare do të menaxhohen në një mënyrë plotësisht të ndryshme. Bankat që këtej e tutje  do të japin llogari për humbjet e tyre dhe risqet. Më duket një ndryshim shumë i shëndetshëm”, u shpreh presidenti i eurogrupit, holandezi Jeroen Dijsselbloem.

Ndonëse ministrat e Financave janë shprehur optimistë për arritjen e një akordi me Parlamentin Evropian, ideja e një traktati ndërqeveritar me anë të të cilit do të krijohet një “fond zgjidhjeje” nuk iu pëlqen shumë deputetëve.

Fondi do të financohet nga para private, në mënyrë që shtetet të mos përdorin paratë publike për të shpëtuar bankat në vështirësi (siç ka ndodhur në të kaluarën). Midis viteve 2008-2011, vendet e BE-së kanë përdorur rreth 4.000 miliardë euro për të mbështetur  sektorin financiar në krizë.

Marrëveshja parashikon edhe një “parashutë financiare të përbashkët” të mirëpërcaktuar, që do të lejojë marrjen e huave nga “fondi i zgjidhjes”.  Ky instrument i cili parashikohet të jetë “plotësisht operativ brenda dhjetë vjetësh”, duhet të jetë neutral për bilancet kombëtare të shteteve. Sektori bankar do të rimbursojë huat e dhëna nga fondi i zgjidhjes, përmes lehtësimeve të bilanceve të instituteve.

Marrëveshja është pjesë e përpjekjeve të ekonomive të rajonit për të shkuar drejt një unioni bankar, teksa synohet shmangia e kësteve të ndihmave bankare, të financuara prej taksapaguesve. Ajo reflekton vështirësinë e gjetjes së një kompromisi midis frikës së disa vendeve (si Gjermania) për të firmosur një akord tepër të shtrenjtë për llogarinë kombëtare dhe nevojën e vendeve të tjera (si Italia) për t’iu prezantuar tregjeve një akord me PE-në, brenda fundit të legjislaturës së tij, në muajin prill. Mekanizmi i vetëm i menaxhimit të krizave duhet të hyjë në fuqi më 1 janar 2015./D.Gjuzi

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *