Baze shkruan ne editorialin e tij në TemA se para 23 qershorit biznesmenet ndaj te cileve shteti ka borxhe, nuk guxonin as ta permendnin kete fakt per te mbrojtur veten e tyre. Sot megjithese Shqiperia po rihyn ne borxh per t’u kthyr borxhet atyre, ankohen per taksat e reja, dhe marrin pjesë edhe në tryeza të opozitës së sotme, dje persekutorë e tyre. DITA e pyeti zotin Baze:
DITA: Si e shpjegoni ju kete, pse ndodh dhe me çfarë ka të bëjë kjo sjellje? Nga u vjen frika apo mungesa e frikes të kamurve të Shqipërisë që në fakt për shkak të kamjes duhej të ishin nga personat që duhet të ndiheshin më të sigurt e më të pavarur prej politikës?
BAZE: Shkrimi im donte te ndriçonte çlirimin e njerëzve përfshirë dhe biznesmenët, të cilët janë të lirë tani të jenë dhe kundër qeverisë. Nuk kam dashur të analizojë arsyet pse ata janë peng tek Berisha por faktin që janë bërë njerëz të lirë. Ktheni pak kujtesën mbrasht në kohë një vit më parë. Një grua fermere shkoi në një takim me Edi Ramën diku në Divjakë dhe doli vetë Sali Berisha e akuzoi si mashtruese si njeri me borxhe dhe që ka detyrime ndaj shtetit. Ata që ishin në tryezë me Bashën dhe Berishën janë të gjithë borxhlinj, por tani janë të lirë të sillen si të dëshirojnë.
DITA: Z.Baze, ju shkruani që Basha, Ruli dhe Bode kanë vila nga 700 mijë euro. Ku e mbështesni këtë akuzë?
BAZE: Unë nuk kam bërë akuzë, kam konstatuar. Mund të shkoni në vilat e tyre në Farkë dhe bregdet ta verifikoni. Po të kishin ministrat gjermanë vila të tilla me rrogën e tyre do ishte djegur Gjermania
Editoriali i z.Baze:
http://www.gazetatema.net/web/2013/12/18/per-biznesmenet-borxhlinj/
Sot, në DITA, një analizë e plotë për përplasjen e djeshme mes ish-kryeministrit dhe FMN-së çfarë dëshmojnë replikat dhe veçanërisht pohimi i FMN që në shtator janë dorëzuar shifra të falsifikuara mbi ekonominë
