Tiranë, aksident i rëndë pranë Ministrisë së Arsimit

anazapta

Një aksident i rëndë është shënuar në kryeqytet mëngjesin e sotëm. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë Ministrisë së Arsimit, për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se në aksident ka humbur jetën Berti M., rreth 40 vjeç, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur 42-vjecari nga Librazhdi Ilmi Q., i cili po lëvizte me automjetin tip ‘Audi’.

Dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilën po lëviznin dy automjetet.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *