Princi Herri, i cili ndodhet në Afganistan në bazën ushtarake britanike në Helmand, ka vrarë një nga krerët e talebanëve. Lajmin e raporton sot britanikja “The Sun”, e cila i referohet një prej ushtarakëve në krah të princit-pilot, emri i koduar i të cilit në Afganistan është Big H.
Aksioni në fjalë ka ndodhur në tetor dhe e përditshmja britanike ka kontaktuar burime ushtarake që duan të mbeten anonime, për të rindërtuar ngjarjen.
“Ishim në patrullim, – tregon ky burim, – kur helikopterët “Apache” (me të cilët piloton Herri) u thirrën për të hyrë në veprim. Në atë moment dëgjuam në radio zërin e Big H. Objektivi ishte një lider i talebanëve. Në atë moment, Apache hodhi disa raketa të tipit Hellfire dhe buuum! Ishte dora e Big H. Trashëgimtari 28-vjeçar i fronit mbretëror përshkruhet si një figurë shumë popullore mes ushtarakëve në frontin e luftës. Ai mban radhë në mense dhe shpesh ulet për të pirë ndonjë gotë me kolegët.
