Integrimi Europian i Shqipërisë dhe rinia studentore 2020

Ornela

Majlinda KETA

(pas Ditës Kombëtare të Rinisë, 8 Dhjetor)

8, 9 dhe 10 dhjetori në agjendën akademike universitare (Universiteti i Tiranës)vjen me detyrimin e kontributeve të ofruara vit pas vit nga akademikët dhe studentët për Ditën  Kombëtare të  Rinisë, Ditën Ndërkombëtare të Integritetit sikurse dhe sot për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.  Është më mirë kur vjen si një bilanc dhe llogaridhënie se sa si një dëshmi e aftësisë për të bërë teori për teoritë ndërkohë që qasja dhe kontributi personal, institucional dhe si grup interesi e bëjnë më të kuptueshëm, prekshëm dhe të afërt  qoftë edhe në mendim kritik këtë rrugëtim 30 vjeçar tonin.

Auditoret e këtyre ditëve nevojiten të jenë sa më publike, me shumë aktorë bashkëpërgjegjës dhe me ndikim të matshëm publik pasi tashmë në 7 sezone refuzimi për hapin e rradhës në hapjen e procesit të negociatave për anëtarësim, shqetësimi i të gjithëve duhet të jetë aftësia për të analizuar dhe reflektuar mbi çfarë po ndodh, çfarë duhet të bashkëangazhohemi që të ndodhë që Shqipëria t’a tejkalojë këtë ngërç bllokues.

Në këtë dimension universiteti flet dhe duhet të flasë konkretisht dhe bindshëm, me arritjet në fushën e studimeve ndërdisplinore, progresit institucional në efiçiensë strukturash, kurrikulash apo aftësimesh së nga progresi në kualifikim dhe karrierë i stafeve studentore dhe akademike pa harruar cilësinë e  një morie shërbimesh mbështetëse për jetën akademike.

Në dy ditë, në Ditën Kombëtare të Rinisë(8 dhjetor) dhe atë të Integritetit(9 dhjetor) Universiteti i Tiranës  u përfaqësua nga Instituti i Studimeve Europiane me Konferencën Ndërkombëtare Shkencore, online   “Shqipëria në rrugën e integrimit europian, 30 vjet drejt demokratizimit” dhe Auditorin Publik online “Integriteti dhe shumëplanësia e tij në proceset integruese europianiste”.  Fakti që u zhvilluan online me transmetim direkt në rrjetet sociale dhe media të interesuara qasej me vizionin që të gjithë duhet të kemi për 30 vite rrugëtim, kjo është rruga e zgjedhur nga studentët e dhjetorit 90-të nën devizën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”.

Ndjekësit publikë duhet të jenë objektivi më domethënës I këtyre aktiviteteve pasi kapitali njerëzor që duhet tí bashkëngjitet nismave të tilla nga universitetit, si qendra ftuese e debatit për shumë aktorë dhe faktorë të integrimit, duhet të fuqizojë shumë të tjerë për të menduar kritikisht për atë që bëmë dhe nuk bëmë në këto 30 vite rrugëtim drejt demokracisë. Ndër këto ndjekës dhe mbështetës studentët përbëjnë grupin më të vlerësuar pasi Shqipëria pas 30 vjetëve tashmë ka nxjerrë gjeneratën me cikël të plotë  në funksion mirëfilli të procesit.

Në 30 vite, çdo individ i lindur në këtë vit (1990), ka përfunduar ciklin e plotë të studimeve dhe normalisht  duhet të kenë filluar karrierën e tyre të kontributeve profesionalë nga dhe pro këtij rrugëtimi përmes angazhimit dhe punëzënies. Me këtë gjeneratë si pikënisje e të tjera në rradhë pas saj,  vlerësova çdo ide për pjesmarrje të tyre, Gjatë dëgjesave. kam bindjen se pak kjo gjeneratë por jo vetëm dëgjoi nga politikëbërja, përfaqësuesit e ftuar aty, një analizë se përse vijojnë të rinjtë tanë ende të na listojnë në vendet me emigracionin më të lartë të moshave të reja ndonëse ky tregues në vetvete kërcënon integrimin. Përpos analizës është e nevojshmë të dëgjonin se si do ta kuronim këtë fenomen që atrofizon energjitë dhe ja heq kuptimin integrimit të plotë të vendit, Ishte lehtësisht e identifikueshme nga çdo ndjekës që analiza dhe idetë akademike e pohuan problemin duke lenë në mes për ndjekësit hendekun e të vërtetave të papohuara për problemin nga përfaqësuesit politikë . Mjaftojnë sondazhet e fundit mbi dëshirat e të rinjve shqiptarë për të emigruar pas mbarimit të studimeve që përfaqësuesit qeveritarë aty në Konferencë të nisnin fjalën apo analizën e tyre nga  ky këndvështrim, kjo edhe për moralin që i detyrohemi Studentëve të Dhjetorit 1990.

Le tá pranojmë të gjithë se kështu si cilësitë qeverisëse ndërtuan këtë rrugëtim të shqiptarëve në 30 vite e kanë bërë emigracionin si të vetmin akt zgjidhës për punësimin, karrierën dhe mirqenien e tyre. Kjo është një psikozë dhe realitet në kufijtë e tragjedisë për të ardhmen e këtij vendi dhe kombi. Moskuptimësia dhe mospohimi I kësaj të vërtete në Ditën Kombëtare të Rinisë  nuk mund të ketë teori alibike që e shfajëson deë për më tepër, pas 7 refuzimeve në proces integrues të rradhës, ne nuk mund të vijojmë me teorinë e fitorjeve të reja nga partia në pushtet pasi sot këto student ndjekës i kemi pranë, në konferencë e auditor publil, POR nesër jam e bindur se ju kemi dhënë shkas që me “të vërtetën e papranuar” nuk do të besojnë as qeverisje pas saj dhe do të vijojnë emigrimin.

Në Ditën e Rinisë nuk shkohet me “fitorjet”në kohë të ardhme të qeverisë pasi ajo është dhe mbetet dita e llogaridhënies ndaj idealit europianist të Studentëve 90-të për gjithë shqipraët që e duan Shqipërinë si gjithë Europa.  Këtyre ditëve nuk i shkojnë as pohime në kohë të shkuar si individ me fitorjeë  pasi secili pjesmarrës aty ishte ftuar për të dhënë llogari konkrete dhe ofruar mundësi zgjidhjeje për të ardhmen europianiste të të rinjve minimalisht duke I bindur për të qendruar në Shqipëri. Kjo, pasi ndërsa dëgjonin personalitete me ndikim për mentimin dhe procesin europianist I duhej mundësuar se e nesërmja mund të jetë më e miër se e sotmja në se bashkërendojmë mendimin kritik mbi ato ku gabuam dhe shtuar përgjegjësitë për ato që duhen bërë.

Demagogjisë politike, prezente edhe aty, ju përgjigj saktë dhe prekshëm vetë Ambasadori i BE i cili si asnjëherë (për mendimin tim) ju drejtua të rinjve dhe akademizmit se ky rrugëtim ka disa të vërteta të mëdha që duhet tí njihni dhe përdorni si mundësi që ofrohen, kapacitete që realizohen dhe kontribuojnë dhe si nevojë për të reflektuar mbi ato objektiva që kemi përpara për tí realizuar në kohën dhe hapsirën e duhur Shqipërinë Europiane të anëtarësuar. Ambasadori si asnjëherë tjetër u fokusua në atë çfarë po ndodh dhe çfarë duhet të ndodhë me rininë studentore që i cilësoi e ardhmja dhe siguria e këtij procesi. Bëri mirë që ju largua disa togfjalëshave politikë steriotipikë pasi edhe ai vetë është i qartë që tek ajo fushë , që qeverisja dhe politikanët shqiptarë dhe ato si misionarë të BE pët të mentuar procesin, janë bashkëpërgjegjës këto 30 vite ruugëtim që kanë sjellë  këto 7 sezone vjeshte, një ngërç që dhe vetë filozofinë e zgjerimit e kanë detyruar të ridimensionohet.

U ndjeva mjaft mirë me shumë analiza e kërkime të bëranga  profesorati i ISE dhe UT-ës mbi sfidat etike të rrugëtimit tonë drejt BE, me analizën mbi diskurin politik të eiltës politike në narrativën europiane, me idetë dhe analizat mbi atë se çfarë po ndodh me filozofinë e re të zgjerimit të BE, me analizën se pse standardi i qendrueshmërisë në ekonomi mbetet pathos i progresit ekonomik, me rëndësinë që ka kultura, religjioni përkundrejt këtyre procesve pa harruar ato  të rëndësisë që kanë për studentët demokracia funksionale, integriteti apo kontributet gjatë këtij procesi negociues për anëtarësim. Më përfaqësues nga shtete të ndryshme nga fusha e studimeve dhe kërkimit apo me  përfaqësuesit e lartë të Europës këtu tek ne, besoj se nga ISE, pra nga organizatorët e Konferencës dhe të Ditës së Integritetit një praktikë e auditorit publik, online, edhe në kushtet e pandemisë por që ishte një imunitet I vlerësueshëm publikisht se si duhet të operojë universiteti, qeverisja me detyrimet që ka ndaj rinisë dhe procesve demokratizuese europianiste në vend.

Dy ditët me Institutin e Studimeve Europiane i kanë lënë moralin mjaftueshëm që sot, më 10 dhjetor,  në auditoret online të Universitetit të Tiranës të debatohet e ndërtohen projekte për një Shqipëri europianiste me liri e të drejta të të fëmijëve, të rinjve, individëve, medias, të 3 pushteteve por edhe të biznesit treguesit e të cilave kanë gjëndjet e tyre kritike dhe aty duhen kërkuar shkaqet e 7 refuzimeve. Bashkimi Europian nuk ka refuzuar as të rinjtë dhe as shqiptarët, në të vërtetë ai nuk ka ende besueshmëri në atë që reformat qeverisëse pretendojnë se kanë arritur, në ato që elitat politike nuk i kanë përmbushur ende po aq sa dhejanë kritikë që rinia dhe qytetari aktiv  nuk ka marrë sa dhe si duhet përgjegjësinë e tejkalimit nga kjo gjëndje e lirive të cënuara dhe asfiksuese për zhvillim. Pa liri dhe të drejta nuk ka demokraci, pa këtë të fundit në funksionalitet shumëdimensional nuk ka anëtarësim. Studentët e Dhjetorit 1990 mbeten idealistët dhe projektuesit e Shqipërisë Europiane, realizimi është detyrë e NE, shqiptarëve me mendësi, veprim e deputim me integritet, sovranitet dhe identitar.

 

*Lektore në Universitetin e Tiranës

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *