Sivlio Berlusconi nuk humbet besimin për të ardhmen e Milanit, duke kujtuar fillimin e karrierës së tij si president i klubit, për të vijuar deri tek sukseset e mëdha. “Mos harroni që Milan ishte në Serinë B, pastaj erdha unë dhe premtova që do ta ktheja në skuadrën më të fortë në botë, por askush nuk më besoi, madje as vetë futbollistët. Tani do të kthehem të kujdesem vetë për skuadrën, për ta rikthyer në kampionat dhe Champions League.” Shpirti i optimizmit nuk mungon nga ana e presidentit Berlusconi, ndërkohë që numri dy i kuqezinjve, Adriano Galliani tregon shpirt skuadre. Administratori i deleguar i kuqezinjve thekson se do të ketë bashkëpunim të plotë me Barbara Berlusconin, vajzën e presidentit që pritet të marrë nga këshilli administrativ i klubit postin e bashkëadministratores, përkrah figurës historike të Gallianit. Miku më i afërt i presidentit Berlusconi ka theksuar se bashkëpunimi nuk do të mungojë, duke kërkuar që në të ardhmen të ketë më shumë prurje nga akademia e Milanit. Gjithashtu Galliani është kundër mbylljes së sektorit të tifozëve Ultras së Interit në derbin e fundjavës, dhe nuk harron ti dalë në krahë dy ish futbollistëve kuqezinj, Gattuso dhe Brocchi, emrat e të cilëve kanë përfunduar në prokurori për trukim ndeshjesh.

Ti je nje Sali me i çmendur se saliu. Ty duhet te te futin ne burg dhe te ta zgjerojne atje ne burg ate veren tende tte ndyre.