Shkrimtari dhe publicisti i njohur Moikom Zeqo në këtë intervistë për gazetën ‘DITA’ ndalet në dy çështje të aktualitetit politik shqiptar: politikën e punësimit të qeverisë Rama si dhe në 70 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë. Përse mendon ai se zhurma që bën opozita për spastrimin e administratës është një luftë e ashpër politike për të penguar qeverinë. Si e pushuan 9 vjet më parë Miokomin nga puna pse mbrojti 29 Nëntorin si ditë të çlirimit të Shqipërisë dhe një histori me ish-ministrin e Kulturës, Bujar Leskaj. Pse rreshtimi antifashist në Luftën e Dytë Botërore do të na bëjë nder në jetë të jetëve dhe arsyet pse e sulmojnë atë luftë ish-kolaboracionistët e pushtuesve. A janë komunistë Çërçilli dhe historiani amerikan Bernd Fisher që e vlerësojnë maksimalisht luftën antifashiste të popullit shqiptar?
– Moikom, si ju duket zhurma që po bën opozita e tanishme lidhur me pastrimet në administratë që po bën qeveria aktuale?
– Jo thjesht zhurmë, por luftë e ashpër politike. Por të mos harrojmë, kjo është drejta e opozitës. Sistemi pluralist, cikli i votimeve politike e ka në substancë zëvendësimin periodik të qeverive, sipas fitoreve elektorale – kjo gjë është e pashmangshme – do të jetë përherë, pra edhe në zgjedhjet e ardhshme. Ideja e spastrimeve politike në administratë është diçka që duhet saktësuar, klasifikuar. Postet politike të të gjitha niveleve i ndryshojnë figurat përfaqësuese – kështu ndodh në botë, në SHBA, në Europë etj. Përfaqësimi politik është predikat i ndryshimeve politike, ndryshe nga regjimet diktatoriale dhe autoritariste ku statuskuoja politike e balsamos administratën, jashtë alternativave dhe përzgjedhjeve të tjera dhe të ndryshme. Këtë pikë të fortë dhe konceptuale bëjnë sikur e harrojnë-por nuk mund të shmanget kurrsesi. Në sociologjinë politike Maks Veberi e ka studiuar thukët këtë proces, dhe ai duke pranuar domosdoshmërisht rotacionin e posteve politike të larta dhe të mesme mendon se kuadrot e specializuar të rrafshit teknik, shkencor të administratës shtetërore- e nënvizon jashtë funksioneve politike nuk duhet të lëvizin – ky është koncepti që quhet me të drejtë koncepti i administratës veberiane.
Në Shqipëri realiteti është krejt ndryshe. Në 8 vjet qeverisjeje të së djathtës jo vetëm postet e larta, ato të mesme, apo dhe të ulëta, por edhe në mënyrë tërësore, ishin të militantëve. Qindra dhe mijëra specialistë me bindje të majta u lanë pa punë-kjo ka qenë diçka e tmerrshme- u kultivua si kulturë mikrobike nepotizmi, servilizmi, klanizmi. Ky kontaminim i administratës është akoma dhe sot, madje akoma më keq është edhe në përzgjedhjet e deputetëve në parlament e më gjerë në shoqëri. Një dështim historik. Jam i bindur për këtë – nuk kam asnjë paragjykim, asnjë kompleks! E majta në pushtet është përballë kësaj katrahure. Ajo duhet t’i bëjë ndryshimet me qartësi dhe drejtësi, por pa u tutur dhe më vonesa të pajustifikueshme. Nga na tjetër ajo duhet t’i ruajë pa i prekur specialistët e vërtetë dhe profesionistët e shquar të administratës që kanë një karrierë cilësore administrative dhe jashtë funksioneve të mirëfillta politike. Kjo është optika. S’ka tjetër! Por për fat të keq edhe deputetët e së majtës nuk e bëjnë në këtë mënyrë debatin- sepse debati saktëson vetëdijen. Deputetët e majtë janë të plogët dhe nuk janë aktivë dhe kjo mua më befason dhe më trishton. Ata dhe Ramën nuk dinë ta mbrojnë, pra as kryetarin e tyre. Kjo është e pabesueshme. Rama është kryeministri që në rrafsh ndërkombëtar ka pasur një sukses të madh. Le të kujtojmë vetëm vizitën e fundit në Gjermani dhe takimin historik me kancelaren Merkel. Një gjë unikale në këto 23 vjet. Cili nga deputetët e së majtës reagoi me shkrime dhe intervista për këtë ngjarje të pazakontë? Nuk dinë të shkruajnë? Atëherë pse janë deputetë, njerëz publikë? Më është krijuar idea – qofsha i gabuar – që ata nuk dinë ta mbrojnë as Ramën as veten e tyre! Ç’trishtim! Njëkohësishtr edhe zhgënjim! Dhe të mos harrojmë se kanë kaluar 11 muaj nga fitorja gati plebishitare e 23 qershorit. Ka fituar PS edhe e majta dhe në pushtet ende janë drejtorët e PD? Kush e justifikon këtë gjë? Ahere pse fitorja e së majtës qenka plebishitare? Për thjesht të një matematike statistikore?
– Ju kini një përvojë tuajën se si jeni pushuar nga puna 9 vjet më parë. Mund të na i tregoni?
– Për fat të keq një përvojë groteske. Ministri i kulturës Bujar Leskaj i qeverisë Berisha mbas fitores të së djathtës në 2005 deklaroi fillimisht dhe publikisht se drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Moikom Zeqo, drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit, Zhani Ciko, dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari, “janë monumente të kulturës dhe nuk do t’i lëviz” (këto fjalë janë të fiksuara në shtypin dhe mediat e kohës si scripta manent, që në fakt ishin verba volant), por nuk kaluan as disa ditë dhe mua më sollën urdhrin e shkarkimit pa asnjë arsyetim juridik. Kjo është e vërteta. Shtypi reagoi fuqishëm, u shkruan shumë artikuj dhe editoriale që e kundërshtuan shkarkimin tim si pa asnjë kuptim profesional, por as imediat politik. Letra më erdhën edhe nga kolegë e dijetarë të huaj që shprehnin habinë dhe reagimin për këtë skandal. Shkrime u botuan edhe në Kosovë. Fakti i veçimit tim ishte jashtë emrave të Zhani Cikos dhe Aurel Plasarit, të cilët gjithashtu qenë emëruar si drejtorë nga e njëjta qeveri e PS, pra ishim të një standardi.
– Është thënë se ju u pushuat nga puna se mbrojtët 29 nëntorin si ditë të çlirimit të atdheut. A jeni penduar që e bëtë këtë?
– Në formulimin e shkarkimit tim, siç e theksova më sipër nuk kishte asnjë argumentim, referencë juridike, as politike. Më pas mësova se shkarkimi im qe tërësisht politik, banalisht, antikushtetues politik. Në gazetën KOJA JONË, e datës 23 nëntor, e martë, 2005 faqe 6 shkruhet me gërma të mëdha “MOIKOM ZEQO SHKARKOHET SE ISHTE PRO 29 NËNTORIT”. Kjo ishte deklarata mjerane e ministrit Leskaj (është bërë botërisht në Kuvendin e Shqipërisë!). Në editorialin redaksional të KOHA JONË thuhet “Ky ministër i Kulturës guxon dhe u thotë deputetëve se e ka hequr Moikom Zeqon sepse ku qenka rreshtuar pro datës 29 nëntor si datë e Çlirimit të vendit. Me sa dimë kjo datë figuron aktualisht në të gjitha kalendaret si data zyrtare e Çlirimit të Shqipërisë. Megjithatë, kjo me sa duket ka mjaftuar që zoti Leskaj të shkelë mbi një fjalë të dhënë dikur, se zoti Zeqo bën pjesë në atë grup të ngushtë drejtuesish të kulturës që nuk mund të hiqen. Fjalëshkelur ky ministër, megjithëse është nga Vlora!”
Pikërisht në Kuvendin e Shqipërisë ku është zyrtarizuar data e 29 nëntorit si Dita e Çlirimit – datë që nuk është hequr akoma dhe sot, – pra është një datë me fuqi kushtetuese – e pazhbëshme asnjëherë “argumentohet ” në mënyrë haluçinate shkarkimi im. Kujt i ka ndodhur një gjë e tillë? Unë kam qenë ministër i Kulturës i Shqipërisë, deputet dhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, autori i afro 100 librave artistikë dhe shkencorë, botuar brenda dhe jashtë vendit, veprimtar shoqëror, kulturolog etj. Ky turp i madh dhe i pashembullt tregon jo vetëm një marrëzi erazmike, por edhe urrejtjen e verbër ndaj Antifashizmit Shqiptar. Një urrejtje sizifiane! Por edhe ndaj meje! Unë jam biri i një familje antifashiste, tërë xhaxhallarët dhe hallat e mia luftuan kundër fashizmit, – im atë, Zihniu, u plagos shumë rëndë në beteja të përgjakshme dy herë: në Luftën e Reçit në veri dhe në atë të Tiranës, -në moshën 22 vjeç ishte invalid i luftës dhe vdiq 40 vjeç nga pasojat e plagëve të luftës, duke e lënë nënë time vejushë 33 vjeç me tre djem jetimë – unë më i madhi isha vetëm 10 vjeç kur mbeta pa baba. Po nuk mjaftoi vetëm kjo, por duhej të viktimizohesha edhe unë për arsye të antifashizmit, duke ndenjur pa punë nga 2005 e deri më sot në 2014. Kurrë nuk jam lëkundur se jam për 29 nëntorin si Dita e Çlirimit- e kam mbrojtur dhe do ta mbroj deri në fund. E pohoj këtë edhe më fort sot që është 7 prilli, dita që shënoi pushtimin fashist të Shqipërisë.
– Sidoqoftë, vërehet njëfarë stepjeje nga qeveria aktuale sa herë sulmon opozita lidhur me pushimet nga puna në administratë dhe emërimet e reja. A është kaq alarmante sa bëhet kjo çështje?
– Stepje? Në ç’kuptim? Askush nuk e ndalon opozitën të luftojë – kjo është pjesë e lojës politike. Nga ana tjetër dua të kumtoj se PS kur e humbi pushtetin në 2005 nuk diti t’i mbrojë figurat e shquara të së majtës. Kur më shkarkuan mua ndryshe nga shtypi dhe mediat e kohës që më mbrojtën, asnjë – e përsëris, asnjë nga deputetët, udhëheqësit e PS, asnjë nga miqtë e mi në PS, që janë edhe sot deputetë nuk dhanë asnjë deklaratë në mbrojtjen time dhe mua kjo më ka zhgënjyer së tepërmi dhe vazhdon të më zhgënjejë. Ndonëse unë nuk kam nevojë për këtë mbrojtje, kjo tregon një simptomë, gjithsesi! Një mungesë solidariteti dhe serioziteti, më saktë një degradim integriteti negativ! Përveç Rexhep Qoses dhe Vath Koreshit, asnjë shkrimtar në Shqipëri nuk më mbrojti publikisht. Ky është turpi i tyre! Kurrë nuk e kam kuptuar këtë gjë. PD, çuditërisht e bën më mirë mbrojtjen e të vetëve. E majta është më keq në këtë drejtim! Emërimet e e qeverisë janë një kusht i funksionimit normal të ekzekutivit dhe vonesat kanë kosto. Ahere pse ka vonesa?
– Shikoni ndonjë lidhje midis problemit të punësimit dhe marrjes së statusit kandidat për në BE në qershor?
– Nuk është çështja e punësimit kushti kryesor i arritjes së statusit të kandidatit në BE në qershorin që vjen – papunësia është problematike – dhe do te jetë edhe në vendet anëtare të BE. Thelbi i thelbeve është reforma në drejtësi – që po vonohet, lufta rezultative kundër krimit të organizuar, korrupsionit etj. Pra standardi për të qenë normalë, për të kapërcyer anormalitetin e tejzgjatur.
– Mirëpo, a duhet të stepet qeveria aktuale ndaj sulmeve që po i bën opozita, duke i lënë simpatizantët dhe militantët e saj pa punë?
– Jam shprehur edhe më parë në faqet e gazetës tuaj se militantët e PS sipas meritokracisë duhet të punësohen, aq më tepër se e majta ka edhe numrin më të madh të intelektualëve, profesionistëve të shquar që për 9 vjet janë jashtë administratës, apo punësimit sipas atributeve adekuate që posedojnë. Ky problem është shumë i rëndësishëm sepse ka të bëjë me profile profesionaliteti të lënë padrejtësisht në boshllëk ose në margjinalizim të plotë. Qeveria e synon dhe stimulon ndryshimin, – është ende në vitin e parë të mandatit, besoj se ajo do të praktikojë edhe ndoshta zëvendësimin e disa ministrave, nëse ata nuk punojnë siç duhet – ky është një ligj i zhvillimit. Barra e qeverisë, si pasojë e një katrahure të trashëguar është e rëndë, por problemet janë plotësisht të përballueshme. Ka njëmijë arsye që janë kushtet dhe mundësitë për të ecur para. Në këtë rast edhe dinamika është vizion.
– Si ju duket atmosfera në këtë 70-vjetor të çlirimit dhe a duhet kremtuar ky përvjetor me madhështi?
– Antifashizmi Shqiptar është një ngjarje madhore e historisë sonë. Ka raste që kjo nuk kuptohet sa duhet, ose shihet thjesht ana ceremoniale dhe festive, por jo substanca inkandeshente. Antifashizmi është një kulturë e re, e panjohur më parë për 2000 vjet – kjo kulturë e shekullit të XX u krijua nga shtete me sisteme te ndryshme politike si një front botëror nga fuqitë e madha të botës, por edhe tërë vendet që u integruan në antifashizëm për të luftuar katastrofën apokaliptike të nazi-fashizmit. Antifashizmi Shqiptar e ka këtë dimension ndërkombëtar, madje global – për herë të parë në 2000 vjet Shqipëria qe pjesë aktive e Aleancës Antifashiste Botërore. Ky antifashizëm çliroi energji të mëdha emancipuese dhe integruese, dinjiteti dhe sakrifice. Antifashizmi Shqiptar reflektoi dukuri madhështore, mbas 8 shtatorit 1943 të kapitullimit të Italisë fashiste mbi 15 mijë ushtarë italianë u pranuan në gjirin e familjeve shqiptare dhe u mbrojtën. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Shqipëria qe i vetmi vend që nuk i tradhtoi dhe nuk i denoncoi hebrejtë. Dukuri këto të një humaniteti shumë të lartë. Pa harruar se armata antifashiste partizane për herë të parë në histori luftoi edhe në ndihmë të popujve të tjerë deri në Bosnje Hercergovinë etj.
– Më duket se me këto që thoni po shfaqni nostalgji për komunistët, apo jo?
– Aspak. Dhe po ta argumentoj. Rilexoja këto ditë Kujtimet e Curcillit për Luftën e Dytë Botërore ku në një kapitull përmendet edhe Shqipëria. ME RESPEKT TË PLOTË! Lexoni libri e historianit bashkëkohor amerikan Bernd Fisher se çfarë shkruan ai për antifashizmin shqiptar, por edhe për kolaboracionistët, për ballistët dhe legalistët. Mos edhe ai është një nostalgjik komunist, i anatemuar? Kush e beson këtë gjë? Ndërkohë dua të theksoj se oficerët antifashistë anglezë kanë një kontribut të madh në stimulimin dhe fuqizimin e antifashizmit në Shqipëri, kanë dhe të rënët dhe martirët e tyre tek ne – ky është një dimension integrimi edhe sot me Anglinë që diplomacia shqiptare ta ketë në qendër të vëmendjes. Po kështu edhe misioni ushtarak amerikan ka kontributin e vet të pamohueshëm, ndërkohë që misioni sovjetik qe gati inekzistent. Antifashizmi botëror qe nje matricë e pazëvendësueshme që përherë emancipon popujt dhe qytetërimin. Kjo matricë është në amzën e luftës çlirimtare të NATO-s dhe UÇK-se në 1999 – ngjarje kjo e një rëndësie të jashtëzakonshme Një unicuim, botëror! Pra antifashizmi duhet nderuar dhe parë si konceptualitet novator në histori, si një bashkëkohësi e lavdishme.
– Sidoqoftë, shumë pikëpyetje ngrihen për ato që ndodhën pas fitimit të asaj lufte. A e kanë zbehur ato që ndodhën më pas lavdinë e luftës antifashiste?
– Ajo që ndodhi mbas 29 nëntorit 1944 është një histori konceptualisht tjetër, kërkon tjetër analizë. Nuk mund të mohohet ose të degradohet mendjeshkurtësisht antifashizmi, sepse nga kjo vetëm humbasim dhe poshtërohemi pambarimisht. VETËM HUMBASIM! Kolaboracionizmi qe instrumenti kriminal i pushtuesve, -ministrat kuislingë shqiptarë qenë kundër antifashizmit sepse qenë skllevër të fashizmit, – asgjë nuk e shlyen turpin e tyre historik. Turp gjakatar, i pashlyeshëm! Ata nuk mund të tjetërsohen si “heronj” ose si “demokratë” sepse ishin me fashistët që luftonin kundër edhe demokracive të mëdha, Anglisë dhe SHBA-së. De Goli i dënoi pa asnjë kompromis kolaboracionistët e qeverisë së Vishisë shumë më ashpër se sa qeveria komuniste kolaboracionistët e Shqipërisë. Antifashizmi Shqiptar edhe ndihet deri diku i “harruar”, por kjo nuk përbën asnjë alibi. Çfarë e dinë idiotët e mediave Antifashizmin Shqiptar që e anatemojnë në mënyrë lilipuite se në këtë mënyrë rifitojnë betejat përfundimisht të humbura të Hitlerit dhe të Musolinit? Çfarë qesharakësh pa të ardhme! Ajo që është historike nuk mund të jetë ahistorike! Nëse e zhveshim Shqipërinë nga antifashizmi e kemi zhveshur edhe nga heronjtë dhe martirët e saj, nga inteligjenca dhe vetëdija historike për t’u integruar pa ngurrim në kulturën e pashembullt të Aleancës Antifashiste Botërore, pra edhe të aleancës me Anglinë dhe SHBA-në, që sot rezultojnë aleatët tanë të mëdhenj – dy vende ku nderimi për antifashizmin është i fuqishëm dhe i pavënë asnjëherë në dyshim, ose në mohim, harrim apo margjinalizim idiot. Antifashizmi është dhe mbetet një aset i pakrahasueshëm dhe i pavdekshëm i së majtës shqiptare, por e majta ende e kompleksuar nuk e kupton si duhet dhe sa duhet këtë gjë. Po pse vallë? Këtë nuk e kuptoj. Pse një përparësi konsiderohet e shumta si një gjë muzeore dhe mbase e rastësishme? Pse kështu bëhet kuptimshmëria e historisë? Për të djathtën antifashizmi është një mungesë e llahtarshme – kjo e komplekson mjerueshëm atë. Të bësh apologjinë e kolaboracionistëve të djathtë është një katrahurë dhe një prapambetje e llahtarshme. Një nonsens historik mund vetëm të shumëfishojë një nonsens gjithashtu historik! Pra një tautologji të llahtarshme! Ata që janë përjashtuar nga historia nuk mund të materializohen në mungesë si histori. Ku ndodh një gjë e tillë? A është Shqipëria një përjashtim sui generis? Kush e beson një paradoks të tillë? Në 70 vjetorin e Çlirimit qeveria dhe tërë populli do ta nderojnë padyshim dhe detyrimisht antifashizmin, shqiptar sepse ai nuk mund të demonizohet dhe të injorohet në shekuj të shekujve!
Intervistoi: Xhevdet Shehu

Politika e nje njeriu qe ka nje profil te larte demokratik, nuk mund te bjere ne kurthin partiak dhe militant, vizioni i ketyre njerezve, shkon pertej partiakes, prandaj shumica e shqiptareve, ishin dakort qe qeverine ta kryesonte Edi Rama, se pane tek ai, gjate gjithe performances se tij, nje zyrtar punetor.
Ne nje Shqiperi, ku papunesia eshte ne nivele alarmante, smund te besh per te dhjeten here, politiken e paraardhesve, hiq kundershtarin dhe ver militantin.
Kryeministri Edi Rama, bashke me gjithe stafin e tij ministror, kane gjetur menyren e nje punesimi masiv dhe afatgjate, ku me kryesorja eshte punesimi i bujqesise, ku fermeret mos te quhen te papune, per shkak se prodhimet e tyre, nuk gjejne treg dhe kalben, por duke i cuar afer prodhimit, fabriken apo biznesin e grumbullimit, te produkteve te tyre, qe deri dje hidheshin neper lumenj.
Qeveria po punon, qe edhe turizmi, te krijoje vende pune afatgjate.
Nuk eshte zgjidhja, hiq nje pale dhe ver nje pale, se duhet kuptuar me ne fund, se qeveria eshte e Republikes se Shqiperise jo e republikes se PS apo PD.
Kur japim voten per nje parti, apo per dike qe kemi besim ne politiken e tij, ja japim ate vote, per te bere ndryshimin, per te gjithe, jo per nje pale.
Prandaj une dua ti them atyre qe ne emer te militantit te PS, sot duan me cdo kusht te punesohet dhe arsyeja e tij eshte se une votova per ty dhe ti je i detyruar te me fusesh ne pune, duke hequr ate tjetrin.
Perse nuk kerkojne keta militante votues te PS, qe ke per detyre te hapesh vende pune, duke me punesuar mua edhe duke mbajtur adhe ate tjetrin ne pune, jo te bejme si shoellari, hiq ate dhe me fut mua, se ai eshte kundershtar.
Militantet e mazhorances se sotme, duhet ta kene te qarte, nje politike punesimi, ju jep nje pune te sigurte dhe afatgjate, qe kur ne pushtet te jete nje parti tjeter, mos tju rrezikohet vendi i punes, sic ju ndodhi me politiken e shpellarit.
Horri, mbajtja e administrates se vjeter eshte kompromis me te shkuaren.
Te mos flasim sikur 23 qershori ishte nje rotacion normal politik.
23 qershori ishte dicka tjeter, ju e dini shume mire
Po ata qe jane hequr e jane zevedesuar me te tjere a nuk jane partiake?Mire do ishte te rrinin ne pune te zotet e te mos hiqej asnje ,ama asnje i partise kundershtare.sa mire sikur te respektohej rregulli i arte punes te zotin!Por me emerimet e reja çte themi ,kush te mund !
Kot fare.Te hiqen te korruptuarit ,andaj nderroi Qeveria se po te kishin punuar mire te rrinin ata qe ishin.
Spastrimet polititke ne Admininistraten Publike sa her ndodhe rotacioni polititk jane plage te pa sherueshme per demokracine, qe sjellin ne fakt vdekjen, shuarjen e vet demokracise. Ky fakt eshte vertetuar plotesisht ne keto 20 vite….ku priu regjimi i Berishes me nenin 24/1, me listat e”Kuklus Klanit” te kapter Nishanit dhe ato te Lulash Bashes se bashkise Tirane etj etj.
Edhe socialistet kan bere gabime ne kete fushe, por shume me pak…. dhe gabimi me i madh, qe po e thelloine ne ket mandat, eshte se jane tulatur nga ulurimat e Berishjanve, dhe po mbajne ne pune deri ne poste kyce te administrates hajdutet dhe mafiozet qe i bene gropen vendit ne 8 vitet e qeveisjes PD-iste. Jam shume dakort qe tu gjendet vendi i punes sipas meritokracise edhe militanteve te Ps dhe te mos zene vende pune vetem se jane militante partiak. Po si do i behet nga Zoti Rama zbatimit te vendimit te Gjykatave te formes se prere dhe Urdher Ekzekutimit te Permbarimit “Per kthimin e nepunesve te larguar padrejtesisht ne pune dhe dhenien e pages per gjithe kohen e qendrimit te tyre pa pune”???? Ne kete pike nuk mund te luaje qeveria e RILINDJES, mbasi ne te kundert duhet harruar cdo hapsire per te kape trenin e integrimit ne Europe, per vendosjen e shtetit te se drejtes, per te rilinde demokracine e asfiksur ne gjithe keto vite nga regjimi autokrat i Berishes. Militant apo jo, vendimet e gjykatave duhen zbatuar deri me nje. Ne ket pike Rama eshte i vonuar shume…dhe ta dije se nuk kalon lumin me sofizma. Nje sinjal sinjifikativ ishte edhe Vendimi i Gjykates Kushtetuese qe anulloi si antiligjor Vendimin e meparshem te Sali Salepit per pagat e te larguarve nga puna.
Nje korigjim per te gjithe ata qe permendin termin ” shumica e shqiptareve votuan pro Rames “. Per qeverine Rama-Meta votuan shumica e votuesve, se shumica e shqiptareve NUK VOTON FARE. Dhe kjo shumice reale nuk ka pse humb vendin e punes se do punesohen militantet e rinj a te vjeter. Kjo psikologji militante nuk garanton shtet normal me ligj e rregulla kurre.
Moikom Zeqo po flet me gjuhen e shkolles se partise duke
thene qe ne “hellim valle ne gojen e ujkut”
Perse kerkoni ta zdramatizoni refuzimin e BE, shqiperia
ka shume nevoje per BE sa ka nevoje njeriu per ajer,
duke thene qe nuk eshte fundi i botes, kush eshte
alternativa tjeter???? apo juve te shkolles se partise
jeni me te terhequr nga lindja dhe jo nga perendimi ku
duhet te bejme pjese.
Jo zoteri jo nuk eshte BE qe nuk na don por jemi ne
qe me mentalitetin tone oriental largohemi nga BE.
Ne Europen duhet ta ndertojme ne shtepine tone
ku njeriu nuk e vret njeriun per nje gerrvishtje
makine, ku mjeku nuk te kerkon para, kur gjykata
te denon padrejtesisht, ku korrupsioni eshte ulur
kembe kryq, BE ishte e qarte luftoni korrupsionin,
cfar po ben qeverria e re ne kete drejtim???
Apo duhen shtuar argumenta justifikues sic beni dhe
ju.
Ejjjj, o Linda. Ke po meson ti moj goc Moikomin? Ritu dhe pak ritu!
Nuk eshte fundi i botes…por fundi i europes…
Ekonomia,dhe per rrjedhoje punesimi,mireqenia,etj, jane prioritet i nje qeverie…
Por nuk jane prioritet i nje qeverie mendimet e specifike e analitike per ekonomine te shkrimtareve e artisteve. Ato kane vleren e tyre ndihmese si nje pecete ne nje dreke ne lokaqlet me te mira,por nuk kane vleren e master shefit ne ate dreke.Nuk ofendoj kend. Te gjithe i respektoj por per nivelet e arritura ne fushat e tyre specifike te specializuara.
Ceshtja e militanteve eshte thike me dy prasa:Nje prese eshte e te perkushtuareve deri ne ‘vdekje’ per partine dhe tjetra eshte e specialisteve qe rrijne nen cadren e te pareve.Kush ka prioritet?! Trimi apo i mencuri ?!…
Deti,toka e ajri jone jane pasuri qe nuk ua ka dhene zoti te gjitheve.Ky eshte fat i madh.Per te vjelur miresite e tyre ,qe teorikisht duken kaq te lehta si te marresh nje shkalle e te vjelesh fiq, praktikisht jane shume te veshtira, duke u nisur dhe nga vete ‘shkalla’.Te japesh kredi kur vete merre kredi ?!Te peshkosh detin me dallge kur rezervatet jane bunace?!Te mbushesh ujin e burimeve ne shishe kur vjen me lire nga komshijte,se ne nuk kemi as rruge rurale,as energji elektrike as fuqi punetore prane tyre, pasi kemi shkuar ‘afer detit afer mbretit’,etj…Bujqesia nuk zhvillohet me mbjelljen e baces se secilit,pasi as per vete nuk prodhon,keshtu e beri ligji 7501,arna arna,por ato nuk mbajne,duhet stof rrole,duhet uje ne goje por mbi kanalet e merhumit merhumet e rinj bene ndertime se ishte belik,duhen rruge por ne i morrem pllocat per themele shtepish se ishin badiava,duhet mekanike por ne morrem kredi dhe e perdorem per kerra,per tangerllek,per bllok,per pordhe,per…Etj etj…
Le te fillojme nga themelet…Themeli do shtet te forte…Pastaj do gjenerohen energji detyrimisht…
Sa per qeverine…eshte si puna e halles…po te kishte miell e lyne i bente petullat te fryme…
Halla kemi plot, miellin dhe te lynet e kemi ne,une e ti e ai…le te japim nga nje filxhan badiava e jo hua sipas mundesive…Dhe halla te mos harroje ‘shushunjat’…
Pse cfare problemi punesimi per tu shqetesuar paskan militantet e PS qe nuk e kane shqiptaret e tjere? Kush vihet ne krye te vendit nuk mendon per punesimin e militanteve te PS por te gjithe shqiptareve. Dhe militantet e PS te vihen ne rresht e te plotesojne kushtet si gjithe shqiptaret e tjere. Si duket nuk po jua ploteson kuotat e po fillojne te hidhen perpjete ca gazeta e gazetare duke marre ne interviste fiigura te mykura si ky qe ende e mbaj mend te kete firmosur per presidente per Fatos Nanon. Me njerez e mentalitet te tille nuk do hyjme ne Europe kurre.
Militante jane vetem ata qe kane perfituar dhe bertasin vetem per perfitime. Militantet jane medioker dhe prejt tyre ka vetem regres sepse ata bejen ligje dhe politika per veten etyre dhe per te perfituasr per vete dhe ekonomia dhe njerezit ngelen aty ku ishin.. vetem meritokracia eshte zgjidhja per te bere shtete. Kur shteti eshtei forte te gjithe jemi te fituar prandja njerezit e afte duhet se sbene te shkojne ne vendin e duhur.
Mendimi intelektual mbi ekonomine i Mokkomit qendron plotesisht.
Ne fund ka nje kontradikte midis mendimit ekonomik te tij e fjales ekonomist e aqe me teper qe kerkon ekonomiste te huaj si keshilltare ne nje kohe qe ne na rjepen keshilltaret e huaj keto 22 vjet dhe ajo qe eshte kryesore qe duhet ta dije jo vetem Mojkomi:NJE EKONOMI NUK E ZHVILLOJNE EKONOMISTET SA DO TE MIRE TE JENE ATA POR POLITIKAT EKONOMIKE TE MIRA QE I PERKASIN TERE MENDIMIT SHKENCOR TE INTELIGJENCES SE NJE VENDI.
Neqoftese Edi Rama nuk e spastron administraten nga militantet e Ali Baba Saliut dhe 40 krimineleve e hajduteve te tij, do ta humbase pushtetin si Fan Noli. Moikomi te mos kerkoje ekonomiste te huaj, por ekonomiste brilante shqiptare qe punojne e drejtojne ne shtete te huaj dhe te medhej si SHBA dhe Angli. Sot sapo urova nje shokun tim ne SHBA per gradimin Dr. Shkencash te dy femijve te tij; njeri (vajza, 33) ne menaxhim -biznes, tjetri (djali, 30) ne industrine e peshkimit.
Te lumte profesor. Sikur te kishim me shume intelektuale te guximshem si ty ne kete vend.
MOIKOM ZEQO ESHTE NJE REFERENCE AKTUALE E NJERIUT TE DITUR NE SHQIPERI DHE ME TEJ. ESHTE NJOHES DHE KRIJUES NE DISA FUSHA DHE NJE ISHDEPUTET E MINISTER I SUKSESSHEM. KETA QE SOKELLIJNE SE SHKRIMTARET JANE PECE-JA NE TAVOLINEN JANE SI DHELPRA QE SHAU RRUSHIN PASI NUK E ARRITI DOT. MOIKOMI ESHTE NGA ATA QE ENDE PROVON REFORMAT E SALIUT QE E HOQI NBGA MUZEU KOMBETAR SI DREJTOR DHE VURI ATJE KRUSHKUN, ZOTIN MALLTEZI. SI PARTIAK . DHE MOIKOMI ENDE PRET QE PREJ TETE VJETESH PER TU PUNESUAR TASHME NGA QEVERIA E RE, DOEMOS, PER MERITAT QE KA.
Ideshume te mira Profesor, ja vlen ti lexojne ata qe e duan Shqiperine
Një trajtim real i Prof. Moikom Zeqos, një njeri i ditur që i duhet vënë veshi, por. Është e drejtë ajo që tek ne s’po gjen karar kurrë meritokracia, dhe së fundi promovimi i adoleshentëve në drejtim është një eksperiment pa asnjë shpresë suksesi. Ne edhe pas sistemit të centralizuar 50-vjeçar, ne mbetemi rast unikal ku dhe pas përmbysjes se tij ka dominuar 23-vjet rresht: anarkia shtetërore dhe amullia në qeverisje, ku ligjet dhe strategjitë e transpozuara nga perëndimi mbeten vetëm të shkruara, anarkia e vlerave ku asnjeri në administratën publike dhe drejtim s’është vendosur sipas vlerave konkuruese, politikë boshe dhe konfliktuale, informaliteti në ekonomi dhe asnjë strategji të qartë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, pa snjë strategji afatë-gjatë me prioritetet zhvillimin e vendit dhe rritjen e prodhimit dhe punësimin, vend ku sundon nepotizmi anadollak në emrimet e administratës shtetërore dhe përdhosja e dinjitetit njerëzor… asnjë dritë jeshile për punësim në përgjithësi dhe të të rinjve në veçanti, të cilët të gjendur të papunë vazhdojnë ritualin e nisur që pas viteve ’90 të rrinë nga 12 orë nëpër kafene’ose të marrin rrugët e kurbetit, papërgjegjshmëri në administrimin e fondeve dhe pasurive publike, në një vend me nivelin 67 % te borxhit publik dhe asnjë strategji kombëtare zhvillimi.
Ne jemi një vend që prej 23 vjetësh nuk bëjmë dot reformën adminisrrative teritoriale, por mbajmë ende’ 308 komuna dhe 45 bashki kur kaq si kan as vende që kan një popullsi dhe teritor dhjetëfishin tonë, por ne mbajmë dhe 140 deputet me një popullsi 3.3 mln banorë që duhet me norma Evropiane të ishin as gjysma e tyre, një vend që PBB-ja nuk dihet saktë se sa është sipas sektorëve (bujqësi, industri, tregëti, turizëm, fisku etj). Asnjë model ekonomik i marrë dhe adoptuar, siç është ai Gjerman, me dispiline ekonomike gjermane dhe administrate weber-iane më i sukseshmi në Evropë. A mund të ndodh kjo në një vend që synon e brohoret përditë për t’u antarësuar në BE?!!
Por kryerja e reformave strukturore institucionale (në drejtësi, ekonomi, arsim e kudo) të foluara e përfoluara kaq shumë që prej 23 – vjetësh dhe për të cilën s’është bërë pothuajse asgjë, kërkon seriozitet dhe politikanë-lider kurajoz-ambivalent, që të kenë kurajën dhe të veprojnë siç bëri Aleksandri i Madh kur preu nyjen gordiane apo siç bëri të qëndroj “më këmbë” vezën Kristofor Kolombi. Tek ne ende’ megjithë “shumë zhurmë për asgjë” në politikën tonë tallava nuk ka në programet qeverisëse të zhvillimit të viteve të fundit, një vend me një popullsi sa një qytet mesatar perëndimor, edhe pas 23-vjetësh, asnjë fabrikë a uzinë prodhuese, asnje front i ri pune, kur kemi të pashfrytezuar plotësisht tokën, nëntokën, detin, ujrat e brendëshme, peshkimin, (vetëm duke inicuar peshkimin apo tregëtimin e ujit të pijshëm mund të punësoheshin me qindra-mijëra njerëz) etj.
Por ne nga politikat tona ultraliberale ekonomike gjatë këtyre dy dekadave nuk kemi mundur të krijojmë asnjë front të ri pune dhe ato industri që kishim ua ceduam të huajve, duka jua dhënë me konçesion minjerat kompanive të huaja dhe duke i kthyer njerëzit perreth tyre në skllevër me mëditje. Dhe shpresa e vetme pas 20 vjetësh “tranzicion” është kjo Qeveri e dalë nga zgjedhjet e 23 Qershorit, Qeveria që ka shansin dhe obligimin që mbas ketij tranzicioni të stërzgjatur që ka krijuar shtrati gjiriz duke lënë të harliset informaiteti dhe korruposioni galopant në çdo qelizë të strukturave shtetërore dhe sidomos në këtë zgrip PD-ist të ketyre 8-viteve te fundit të ndërtoj dhe zbatoj një program të vërtetë ringritjeje kombëtare së pari të shtetit, të dinjitetit të këtij vendi dhe krahas kësajë të ekonomisë, dhe të krijojmë struktura operative bashkëkohore siç i ka hije një vendi para aderimit në Evropë.
Shumica beson se kjo Qeveri me administratën menaxhuese të saj do të filloj me në fund një epokë të re dhe së pari të vihen në normalitet themelet e shtetit ligjor njëherë e mirë. “Fillimi i mirë është gjysma e punës”, ndonëse fillimi i qeverisjes me rivendosjen e rregullave në administrimin e teritorit duket premtues, kjo nuk mund të thuhet për reformen institucionale në terësi dhe ato sektoriale në veçanti dhe sidomos kjo për sektorët jetikë të vendit ajo mbetet ende’ në vendnumëro. Një ”fillim i mbarë” duhej bërë njëkohësisht dhe të ndihej në tërë sektorët duke vënë në punë tërë sektorët e vendit. Kjo do të ishte “Shqipëria e gjenerates tjetër”, gjenerates tjetër në mendësi dhe jo në moshë duke rivlerësuar dituritë politeknike që tek ne nuk mungojnë. Përndryshe ‘Odisea” e Statusit do të shkoj dhe përtej Qershorit.
Jam dakord me mendimet e vlefshme te z. Moikom. Lidhur me pasurite ujore te vendit dua te shtoj nje episod timin me nje grup specialistesh nga Israeli, ketu e 13 vjet me pare. Pasi i prita ne Tirane, biseduam ne Hotel Tirana per nje sere probleme te zhvillimit te bujqesise e ne vecanti te Hortikultures. Te nesermen ne mengjez i takova perseri, e meqe ishte e diel mendova ti coja ne Shkoder, qe per mua eshte qyteti me i bukur ne bote, me pejzazhe te papershrueshme. Ashtu beme. U nisem aty nga ora 9.00 dhe pasi pershkruam ate rruge, rreth ores 10.30 arritem ne Shkoder. Nje pushim kafe ne rreze te Rozafes, tek lokali Bar ne breg te Drinit, prane Bahcallekut. Me qe ishte fundi Majit, e me sa dukej turbinat ne HC lart punonin me kapacitet te plote, Drini sillte uje shume me ca turbulenca te mahniteshme. Njeri nga miqte e mi(Harpez) harroi kafen dhe u hutua pas rrjedhes se Drinit. Pas pak mu drejtua:”Ku shkon ky uje?. Ne det – i thashe. Si?- me pyeti- kete pasuri e hidhni ne det? Po c’ti bejme-ja ktheva-ku ta cojme?. I dashur mik – me tha- mos shponi malet per minerale, por mbusheni kete uje ne shishe dhe shitjani atyre qe kane etje per uje”. E degjova me respekt, por edhe me habi; pas nje viti kur shkova ne Israel dhe pashe se c’benin ata per ujin, e rivleresova ate qe me tha miku dhe i dhashe shume te drejt atij burri te mencur. Te jap shume te drejte i nderuar Moikom. Lum kush i vlereson pasurit natyrore te vendit, e ne vecanti ujrat. Nese do te kete nje lufte boterore(kurre mos ndodhte) ajo do te jete per ujin.
Ne Shqiperi shumica e shqiptareve nuk ka votuar neper votime fare per mos besim, neglizhence, mos perfaqesim etj, etj. Tani sipas Moikomit kjo shumice nuk paska te drejte punesimi por vetem te humbe vendin e punes ne funksion te militanteve, kushdo qofshin? Ka kritere shteti normal e nuk behet zyre pune per mercenaret partiake. Aty ku ka fryrje organike te hiqen ata qe jane punesuar te fundit, dhe do dalin jashte pikerisht ushtaret e Ilir Metes qe u futen ne pune jashte kritereve, vetem per angazhim politik sa qe LSI u quajt me te drejte ” zyre pune “.
Une jam specialist ne punen time ,po pse ne vendin tim eshte punesuar nje qe ka blere nje dipllome vetem se pagoi çmimin e pd -lsi.Te mos luhet administrata ama per ASNJERIN.
Ekonomia dhe tersisht shteti shqiptar historikisht ka vuajtur nga militantizmi.Pas vitit 1974 kontrollin e ekonomise dhe te shtetit e moren ekipet e kontrollit PUNETOR-USHTAR-FSHATAR.
Pas vitit 1992 militantet zecjerre , ish-kriminele e ish-hajdute pulash,qe ishin partizanet e flakte te zbatimit te idese “Te prishim te gjitha ato qe ndertoi Enveri,ta cojme ekonomine ne zero se do na jape Perendimi cek te bardhe”.Tani kemi administrate te mbushur me shume me partizane te Ilir Metes,kerkojme ta mbushim dhe me partizane te PS-se.Intelektuali qe kurre nuk ka marre e nuk deshiron te marre asnjehere teser partie,dhe nuk do te bredhe si qen pas sekretareve te partise,cfare duhet te beje?
Pra ne Shqiperi,nje jete te tere,intelektuali duhet te jete i politizuar,per te punuar per ate qe ka studiuar nje jete ne shkolla? Duhet te lepije cdo koketrash e barkderr kryepolitikan qe te punoje ne Shqiperi? Nuk hoqem dore nga sekretaret e partise ?
Kete shkrim duhet ta lexoje Edi Rama i cili jo vetem specialistet qe hoqi Berisha ne 2005 nuk ka rikthyer ne pune, por ato pak qe po largon nga puna jane ato pak specialiste qe mbijetuan ne administraten e eger te Berishes , ky eshte nje turp i papare i ketije Mashtruesi , socialistet duhet te rimarrin Partine Socialiste dhe te ftojne te gjithe specialistet e larguar ne 2005 ne administrate.
me realizem dhe mencuri jane trajtuar nga Mojkom Zeqo, ne kete interviste. Kush ka dy gr tru e kupton, kush ka kashte misri ne koke, keput si ca me siper
Linda meso te shkruash!
Une qe votova per “RILINDJEN” votova qe te shembet kjo administrate e koruptuar,ashtu si do votoj edhe neser,perseri per administraten tjeter,te koruptuar,apo te pa afte qe te luftoje kete korupsion.Si mundet te llogjikohet qe populli votoi kunder ketyre njerezve,ne mase te pa pare ndonjehere dhe qeveria e re te punoje me keta persona?
I mençuri popull na meson;qe melçite nuk i varen ujkut ne qafe,e sot PD po kerkon qe ujkut ti japim melçi te fresketa,se ato te vitit te kaluar.po mbakan ere…….????
E BENE ATA QE E BENE LUFTEN NACIONALCLIRIMTARE, PO PASTAJ CBENE, HENGREN NJE PJESE TE SHOKEVE TYE TYRE, CUAN PLOT MALL QE KISHTE MBETUR NGA iTALIA KETU E FLORI NE jUGOSLLAVI. THANE KENETA E NGRITEN KANTIERE, PO ME PUNEN E KRAHUT TE INTELEKTUALEVE ME TE MIRE NE FILLIM SE KESHTU DONTE TITO. PO ME PUNE BADIHAVA JANE NDERTUAR EDHE PIRAMIDAT E EGJIPTIT PO TANI QE KA NUK KA PUNE SKLLEVERISH NUK NDERTOHEN ME……. TE MOS ZGJATEM ME 1990/1992 ME SHUME U TURREN JASHTE FEMIJET E KOMUNISTEVE.
“TE MOS ZGJATEM ME 1990/1992 ME SHUME U TURREN JASHTE FEMIJET E KOMUNISTEVE.”
Mimoza,
duhet te kishe shtuar qe vodhen edhe arin e thesarit te shtetit sasia e te cilit ishte shume here me e madhe nga ajo qe vodhi Zogu.
ju jeni pjerdhur nga trute me keq sesa konsumatri i epruvetes me shurre te xhaxhit, komunisti sale liderri juaj.
Respekte per Prof. Moikom Zeqo! Do te ishte i plote shkrimi ne se:- LANC. e popullit Shqiptar perfundoi me Clirimin e Vendit nga pushtuesit Fashist-Nazist me 29 Nentor 1944. Por duhet theksuar se LANC. u Organizua, u Drejtua dhe u Fitua me Themelimin e P.K.SH. (PPSH) me 8 Nentor 1941. Ne Konferencen e Paqes ne Paris u shpreh:- “Kemi ardhur ketu JO te japim, por te Kerkojme LLOGARI ndaj Pushtuesve Fashisto-Nazist”.
Dr. Moikom Zeqo duhet te kthehet urgjentisht ne postin e Drejtorit te Muzeut Kombetar.
Pajtohem plotësisht me përmbajtjen e të gjitha përgjigjeve te z. Moikon Zeqo? Moikomi nuk ka qënë kaq luftarak sa është prezantuar sot. Moikomi eshte nje perlë e partise socialiste por ps me duket e ka në gjak mosmirënjohjen dhe oportunizmin. Për shumë arsye? Kryesorja,-është e kompleksuar por dhe i ka “hequr kryq përvojës profesionale në emerimet e saj”. Pse cili ministër kulture do ta bente punën me mire se Moikomi ? Asnjë nga këta qe ka si deputetë ose jo! Le të mbajë librin “Refleksione” të z. Edi Rama atehere! Aty mungon ajo që kërkon Moikomi,-“antifashizmi”! Këtu fle lepuri që ps nuk e ka qejf Moikomin dhe mban ata që plastifikohen shpejt! Urime për pyetjet e zgjuara Xhota! Radhen e intervistës se parë u tregova i ashpër me Moikomin ndersa këtë herë jam me të. Njeqindpërqind! N.q.s ps nuk vlerëson Moikomin zhvleftëson vehten e saj!
rrugeve do ngelemi
por edhe Rama do kthehet ne rruge