Edhe Dritëroi për paketën fiskale?! A nuk është pak si e tepruar?

anazapta

Për shkak të një emri emblematik që gëzon në lëmin e letrave, edhe pse një përfaqësues simbol i Realizmit Socialist, por që i ka tejkaluar cenet ideologjike të veprës me mjeshtërinë e fjalës – ngjashëm me Kadarenë deri diku – Dritëro Agolli, është preferuar aq shumë këto vite, sidomos nga një e përditshme, aq sa fjalët apo deklarimet e tij janë shenjtëruar deri në atë fare mase duke humbur në fund çdo sens mase.

Si në rastin më të freskët kur është shprehur për taksat. Jo se nuk ka patur të drejtë, por se në raste të tilla, nuk është Dritëroi njeriu më adapt që duhet pyetur, edhe pse flokëbardhësia i jep nurin e të urtit e të diturit. Do ishte mirë që dikush të kujtohet e ta pyes Dritëronë për letërsinë që shkruhet sot, poezinë gjithashtu; se ç’emra preferon të lexojë ndër krijues shqiptarë; se ç’po ndodh me librin dhe se si është katandisur kultura shqiptare. Për këto po. Do i shkonte me tepër se të fliste për taksat.

Edhe sharmin e ka të tillë që duhet të flasë për “fjalën” e jo për sfida ekonomike e financiare, të cilat mund ta rendisnin, qoftë dhe pa dashjen e tij, tek të mplakurit para kohe.

Nga rubrika e përditshme në DITA “Monitorime”

 

Share This Article
26 Comments
  • nuk e di se ku e ka hallin ky matufi .ka kohe qe del kundra te majtes mos e kane shkelur ne kallo ,apo edhe ky eshte njesoj palaqo.

    • me sa kam degjuar, ky ka familjare te vet qe perfitojne direkt nga klani saliut, per te bere deklarata te tilla. pra edhe ky s’eshte se s’ja ka fare idene e lekut….ishte qe heret nje levzje tipike e Berishes me synim qe te minonte aksionet e Rames per te konsoliduar marrdheniet me veteranet e ps

    • Po per taksat duhet te flasin te gjithe , se ato jane gjera qe prekin jeten e gjitheseicilit nga ne …..

      Gje shume e mire qe flet edhe Driteteroi dhe nuk qendron indiferent, dhe duhet pergezuar per kete …..

      Kur ka lindur demokracia ne kohen e Solomit 3,500 vjet me pare ne Athine , ishte e vendosur me ligj
      qe nqs nuk flisje per punet e shtetit se si shkonte qeverisja te hiqej shtetesia , ndersa ju sot ankoheni pse flasin per taksat

      Qysh, te ngrihet tkasa e naftes edhe te mos flasesh ….?

      Po ajo takse te ben mos dalesh nga shtepia…..te fut ne arrest shtepie ,

      • Jam dakord me ty Raimond ne kete rast edhe pse shpesh ndaj mendime te kunderta. Driteroi ben mire qe flet per taksat, por duhet te degjohet si qytetar ne kete rast dhe jo si ekspert.
        Me sa kuptoj halli i tij eshte tek ngritja e akcizes per cigaren dhe kafen, produkte qe duket se ai i konsumon me teprice.
        Sa per pjesen tjeter nese shqiptaret do varferohen a jo nga paketa e re fiskale nuk besoj se Driteroi ka aftesine ta vleresoje situaten dhe nuk duhen te merren per kapital fjalet e tij.
        E mira eshte qe ka nje debat publik dhe njerezit vet te njihen dhe te ndergjegjesohen per ndryshimet fiskale, cka do te thote nese ata do paguajne me teper taksa duhet te rrisin dhe kerkesen e tyre te llogarise per me teper sherbime dhe produkte nga qeveria qofshin ato ne rruge, shendetesi apo arsim.
        Nese do paguajne me pak duhet te kuptojne qe duhet te jene korrekt ne zbatimin e detyrave te tyre qytetare qe fillojne qe me hedhjen e plehrave deri ne terheqjen e kuponit fiskal per cdo blerje qe bejne,
        Sjellja qytetare i sherben te gjitheve, keshtu mund te behet ky vend.

    • njoh nje bejtexhi tjeter nga devolli dhe eshte i papare

      per para ! servil dhe qen i pabese.

      keshtu duhet te jete edhe ky merumi.

      nuk ja vlen te meremi me kete ka vdekur dhe s,tregon.

  • Flet dhe D. Agolli per paketen fiskale? Atehere eshte e drejte shprehja ” Zot me jep force te mbaj gojen mbyllur per gjerat qe nuk i di”.

  • Te gjithe ne Tirane e dijne se Driteroi eshte nje politikan i rendesishem (28 vjete deputet). Ai eshte edhe nje bisnesmen i fuqishem me kafenene, “Klick Expo Klick” dhe pasuri te tjera ne emer te familjareve. Pastaj eshte edhe shkrimtar. Fatkeqesisht ky profesion qe duhet te ishte i pari, per Driteroin eshte i fundit. Prandaj kur flet per taksat, Dritero Agolli e ka hallin per pasurite e veta dhe jo per njerezit e thjeshte te ketij populli. Kjo eshte lehtesisht e verifikueshme nga cdo gazetar i ketij vendi.

  • KESHTU ESHTE KUR TE GJITHE JA RITIN HUNDEN KETIJ TRASTAXHIUT TE BALTES TE DEVOLLIT.LIDHJA E SHKRIMTARVE U PRISH DHE SKA KU E SHPIJE BALTEN DHE E HEDH SA ANDEJ KETEJ DUKE U MUNDUAR TE NDOTE TE GJITHE.USHSHSH O KAROCE E VJETER.

  • Populli thote : plakut gjegjoj fjalen e jo pordhen , siduket Plakut Dritero po i degjohen pordhet e jo fjalet e mençura , lereni rehat ne pleqerine e diteve te fundit te tij se po mblloçit broçkulla si puna e dhenderrit .

  • Ket Rama po e bene ne shej hakmarrje per popullin se doli e beri demostraten ma paqsore ndoshta edhe ne Bote se ne Europe po si po.Me habisin disa qe thon nuk ka rendesi se ta fute[ ne leke] e kam fjalen edhe ma teper vetem se eshte e futur socialiste.Zoti i falt se nuk dine ndryshe.

  • Nuk e kuptoj kete qendrimin e artikullshkruesit. Perderisa kemi nje KM piktor te deshtuar qe perpiqet te jape leksione ekonomie duke u bere qesharak nga pergenjeshtrimet, perse Driteroi nuk paska te drejte te thote te tijen qofte nisur vetem nga eksperienca e viteve dhe e jetes si artist.

  • pO TE GJITHE E DINE SE TANI DRITEROI NUK ESHTE ME I MAJTE,POR PRALLIS NE FAVOR TE DHENDERIT TE TIJ, I CILI ESHTE BIZNESMEN I LIDHUR ME PD-NE.
    I HARROI DRITEROI RESPEKTET QE I BENTE PS-JA DHE TE MAJTET.
    HARRAM

  • Ke pjerdhur Dritero. Kam lexuar nje vellim poetik te poetit Izet S. Çulli me titull: “Kur kemi nje DRITERO”, por ti as nuk u bere i gjalle per ti thene nje fjale poetit te talentuar per nje liber te tere per ty. Kjo tregon se ke firuar shume nga trute.

  • Eshte e pabesueshme qe ky sillet ne kete menyre. O ka lajthitur,ose ka qene me dosje a i perlyer dhe eshte i shantazhuar nga mafiozi Berisha !!! Ketij nuk i eshte ndjer zeri per krimet dhe mega vjedhjet e Sali bastardit & Co,ndersa tani del cdo dite duke dhene opinione idiote per gazeta dhe gazetare deshtake !!!

  • Me vjen keq per Driteroin. Te gjithe e dime se Zoti me pare te merr mendjen pastaj jeten. Nuk ka si shpjegohet ndryshe qendrimi i zoterise.

  • Ka ca interesa qe nuk e lene dot te heshte kete njeri. Thjesht eshte peng i sali viçidolit per shkak te aktiviteteve qe kane ushtruar femijet dhe dhenderi i tij me ekspozita dhe…te tjera e te tjera ku parat i kane buruar me grushte. Normal ky njeri i lodhur dhe i vene poshte nga semundja e pleqerise duhet te perdoret edhe si papagall per interesaxhinjte e varremihesit e ketij vendi. kete gje Driteroi di ta bej mire. Ne fillim ndaj Enverit me poemen “Komunistet dhe Nene Shqiperi” dhe tani eshte ne duart e pasardhesve te tij. Ne fakt ka nje te drejte Duhet qe te kujdeset qe te mos i leje te varfer dhe ne mjerim. Kjo eshte e gjitha.
    Ndodh edhe keshtu.

  • Qe flet Driteroi, mire ben,por cfare flet dhe si flet,kete nuk di kush e detyron.Po te ishte per letra te shkruara,e di qe eshte ai,vete autori,por per probleme ekonomike,nuk e di ke ka “konsulent”.Thone gojet e liga se, ka nje dhender qe merret me biznes,a mos ka ate te tille? Sido qe te jete,ne se ka biznes,nuk behet qameti te paguaje ca taksa me shume.Thone, se dhe nje cifut,qe duke bere tregeti i mashtronte klientet,duke u betuar per familjen se:po humbte nga fitimet,pra po fitonte,por jo aq sa donte.Keshtu ndodh dhe me dhendrin e Agollit,qe mbrohet nga Agolli,se kerkon te fitoje me shume, duke paguar me pak ose aspak.E PER T’A MBYLLUR THEM SE NJERIU ,E KA NE DORE TE MOS TURPEROHET NE MOSHEN E PLEQERISE.

  • Turp per kaq shume gomere analfabete qe guxojne te sperkatin viganin DRITERO me gojet e tyre te palara. Driteroi shkelqen si meteor. Analfabetet qe vene ne dyshim patrikun DRITERO, as kane patur, as kane e as nuk do te kene ne kafkat e tyre primitive. Jete te gjate patriarkut te letrave shqipe!

  • Desha qe te beja nje pyetje :
    Nga cilka krahine e ka origjinen DEVOLLI se nuk e di edhe aq mire .
    Ky AGOLLI eshte nje CARAHOSH qe flet ,pa patur rendesi se cfare thote ,por vetem kur eshte nen MBRETERINE e AVUJVE te ALKOLIT .
    Na cau menderen
    Ti “Raimond Vlonjati ” ,boll na cave edhe ti ……me ato deduksionet e tua o EKONOMIST INSUFICIENT .

  • Eshte i vjeter ,por nuk do te thote se eshte i mencur,dhe thone se shpesh edhe te rrejdhin ato te shkreta,pa lere kur nuk i ke patur.Siç duket shkrimtari dhe poeti shquar,do te behet financier,interesant,nga qe eshte media nuk para merret shume me te,por me shume me Ismailin.

  • Me habisin disa si u vjen ma rend me u kritikue Ramen se me I sha me cfar u permban pragu.Hidhen perpjet sikur eshte babaj I tyre.Kjo bote paska edhe te tille qe fatkeqesisht quhen njers.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *