Koço Broka*
Para disa ditësh në 10 dhjetor 2020 u çel drita jeshile për dorëzimin e aplikimeve për përfitimin e granteve nga thirrja e tretë e IPARD 2, që do të vazhdojë deri në datën 25 Janar 2021. Në dispozicion të aplikantëve janë 29.1 milion euro, që së bashku me pjesën e investimit nga vetë fermerët, agropërpunuesit dhe tregtarët e produkteve bujqësore dhe të peshkimit mundësohen 40-45 milion euro investime në bujqësi e agropërpunim. Nje shume jo e vogël sidomos krahasuar me para dy vjetëve. Në kushtet kur 75 % e e këtij fondi janë grante nga BE, përthithja e tyre është në interes të drejpërdrejtë jo vetëm të fermerëve dhe agropërpunesve, por edhe të shtetit-qeverisë dhe mbarë shoqërisë sonë, pa rritur borxhin publik. Ja përse ajo ka një rëndësi të posaçme, duke shërbyer si një yll karavni qoftë edhe për profesoratin dhe universitet për të përthithur fondet ndërkombëtare grant jo të vogla.
Pjesën kryesore të tyre prej 21.5 milion Euro e përbëjnë fondet për Investime në asetet fizike në fermat bujqësore, ose për Masën 1. Por kjo përbën jo vetëm pjesën e luanit, por edhe sfidën për përthithjen e këtyre fondve. Pa bërë tersin e Pojanit, natyrshëm lind pyetja: a do mundësohet përthithja e gjithë këtij fondi të vënë në dispozicion!? E them këtë jo për skepticizëm por se në thirrjen e parë dhe të dytë, në secilën prej tyre, në dispozicion të drejpërdrejtë të fermerëve, është vënë një shumë sa, apo më e madhe se në këtë thirrje, por ato nuk janë përthithur. Në se do përthitheshin gjatë thirrjeve paraardhëse, shumat e vëna në dispozicion edhe për këtë masë, Masën 1, ashtu si ka ndodhur me masën 7; nuk do të kishte para. Ja përse tani që kanë mbetur mbi pesëdhjetë përqind e fondit fillestar të Masës 1 të IPAR II 2014-2020, përthitja e tyre përbën një sfidë që mund e duhet përballuar. Kjo sfidë lidhet me disa arsye.
Numri i pritshëm i aplikantëve përfitues për të përthithur gjithë fondin pritet të jetë sa dyfishi i përfituesve në thirrjen e parë dhe të dytë, që deri në fillim të Dhjetorit ishte për të dy thirrjet 240 përfitues, ndërkohë vlera e fondit për çdo aplikues pritet të jetë më e vogël se në thirrjet parardhëse
Nga ana tjetër referuar shumave jo të vogla të përthithura në thirrjen e parë dhe të dytë, mundësisë për përthitjen e plotë të fondve te Masës 3 që ka të bëjë me agropërpunimin, mund të shoqërohet me një vetkënaqësi për punonjsit e AZHBR-se por dhe vetë dikasterin përkatës. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me firmat konsulente.
Këtu është për t’u përshëndetur qëndrimi i AZHBR që iu ka bërë të ditur edhe njëherë aplikuesve se “Kriteret e pranueshmërisë të aplikueshme për të gjitha masat janë: i) ndërtimi apo përmirësimi i pasurive të paluajtshme, deri në masën e vlerës së tregut të pasurisë; ii) blerja e makinerive dhe pajisjeve të reja, përfshirë programe kompjuterike, deri në masën e vlerës së tregut të pasurisë; iii) kostot e përgjithshme që lidhen me shpenzimet e investimet (i) dhe (ii), si p.sh. tarifat e konsulencës të tilla si ato për arkitektë, inxhinierë etj, studime fizibiliteti, përgatitja e planit të biznesit, do të jenë të pranushme për tu rimbursuar deri në një tavan prej 12% të kostove të përcaktuara në pikat (i) dhe (ii). Maksimumi i shpenzimeve për përgatitjen e planit të biznesit duhet të jetë 4% i kostove të përmendura në pikat (i) dhe (ii) pa e kaluar vlerën e barabartë me 5,000 Euro.”
Ndërkohë tani është siguruar një përvojë jo e pakët në përthithjen e fondeve nga IPARD II. Një shumë e tillë në fund të fundit është përthithur për masën 1, gjatë dy thirrjeve të para të marra së bashku. Pra njihen problemet por edhe mundësitë që kanë patur konkretisht fermeret për kapërximin e këtyre problemeve. Është koha që përvojat konkrete dhe sidomos ato për kapërximin e problematikave me dokumentacionin e shumtë e mjaft burokratik, të vihet në dispozicon të fermereve. Roli i TVSH Agro, televizioneve lokale apo i webinareve është më se i nevojshëm se kurrë, tani gjatë këtij muaji.
Këtu nuk mund të mos të tërheqë vemendjen fakti se në gjatë Thirrjes se AZHBR (ashtu si është vepruar për thirrjet paraardhëse) bëhet me dije kushti se “Aplikanti duhet të provojë pronësinë mbi tokën/ ndërtesën ose ndërtesat të lidhura me investimin”
Por gjatë, Udhëzimit bëhet e qartë se kjo pronësi mbi tokën nuk provohet thjesht me (Aktimin e Marrjes se tokës në përdorim) AMTP por me “ Fotokopje e çertifikatës së pronësisë të lëshuar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës të shoqëruar me hartën indikative, dosjen dhe planimetrin (paraqitjen) që tregon pronësinë e tokës dhe ndërtesës (ave) në të cilën do të kryhen investimet, ose □ □ 20 Fotokopje e vërtetimit të pronësisë të lëshuar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, të shoqëruara me hartën treguese, kartelë pasurie dhe planimetrin (paraqitjen), ku thuhet pronësia e tokës dhe ndërtesës në të cilën do të kryhen investimet,”
Por ky kusht, për shumë fermerë që janë të interesuar dhe të gatshëm të kryejnë investimeve në bujqësi me mbështetjen e granteve, sidomos të rinj, paraqitet gati i pakapërxyeshem edhe pas 29 vjeteve të marrjes dhe përdorimit të tokës. Kjo ndodh ndose që më 9 Nëntor 2013, në faqen e Kryeministrisë do të njoftohej: “Kryeministri Rama sqaroi se do të nisë dhënia e certifikatës së pronësisë në të gjitha zonat, ku nuk ka konflikte, ku çdo gjë është e qartë dhe ku fermerët kanë mbi 20 vjet që presin dhe nuk dinë ç’mund të ndodhë me tokën e tyre nesër. Gjithashtu, Rama theksoi se, – “Do bëjmë gjithçka që gjeneratës së nesërme t’i japim të ardhme këtu në vend, edhe përmes punës me tokën”.
Natyrshëm lind pyetja në këtë “gjithçka” a mund të realizohet ajo që fermeret potenciale aplikues për thirrjen e tretë të IPARD, brenda gjithë rregullave të konsolidimit të shtetit, të pajisen qoftë brenda një muaji, me certifikatën e pronësisë, dhe për rrjedhojë të aplikojnë për thirrjen e tretë?! Ata nuk po presin subvenconet 100 milionshe cdo vit, duke pritur nga shteti, pavarësisht kontributit të tyre. Ata kërkojnë që të përdorin ketë mbështetje jo vetëm të nevojshme por edhe te domosdoshme për ti bërë ballë konkurrencës së fermereve të Bashkimt Europian që realizojnë subvencione xheneroze.
Sot debatohet gjerësisht për tkurrjen e Shqipërisë dhe për prirjen e shumë të rinjve për tu larguar nga Shqipëria. Ndërkohë ka të rinj që pasi kanë emigruar dhe kanë përfituar njohuri e aftësi bashkëkohere, janë kthyer në fshatin në tokën e tyre dhe duan të investojnë. Ktheji sytë në atë që kini premtuar z Kryeministër shtatë vjet më parë dhe jepi një dorë balancës midis e atyre që janë kthyer e duan të rrojnë e punojnë në Shqipëri dhe atyre që duan e kërkojnë të emigrojnë.
*Ekonomist

Jemi dakort edhe me thirrjen e 3,por edhe 100 te tjera te behen!Jemi pa certificata pronsie,sepse ne kadastra, eshte i njejti muabete te sorollasin poshte e perpjete pa arsye konkrete.Pra si tha kreministri te shkallmojme kadastren, nuk e mbajti premtimin ,edhe sot jemi me kartelat e 1991-shit te shokut RAMIZ ALIA.
Po kur qëllon drejtori i ZRPP TIRANË. MANIPULATOR si i bëhet?
Dhe per aq kohe sa te jete dokumentuar pronesia nepermjet çertifikates, IPARD duhet te njohe te drejten e aplikimit nepermjet AMTP, duke perfshire dhe qiramarrjen.