Pas suksesit me tetë bibliotekat e para, Tiranës do i shtohen edhe gjashtë biblioteka të reja

J L

Pas suksesit me tetë bibliotekat e para, Bashkia e Tiranës do të hapë në kryeqytet edhe 6 të tjera. Në buxhetin për vitin 2021, Bashkia e Tiranës ka parashikuar një fond të veçantë për bibliotekat e reja me qëllim nxitjen e leximit tek të rinjtë.

Krahas funksionit të tyre kryesor, atë të një “shtëpie” të librit dhe për leximin e shtypit të shkruar, bibliotekat e reja janë konceptuar nga Bashkia e Tiranës si një mjedis që mund të shfrytëzohen nga komuniteti i zonës edhe për takime dhe aktivitete të ndryshme shoqërore.

Investimi më i fundit në këto biblioteka është dhe “BiblioTech”, iniciativa e radhës së Bashkisë Tiranë dhe UNICEF Shqipëri, me qëllim krijimin e hapësirave të reja për fëmijë e të rinj me pasion Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit.

Nëpër “BiblioTech-a” herë pas here do të zhvillohen  sesione informuese rreth sigurisë online, bullizmit kibernetik, mbrojtjes dhe reagimit të shpejtë në rast sulmesh online dhe abuzimesh ndaj të miturve. Gjithashtu, një kalendar trajnimesh për fëmijë e të rinj për sigurinë online, kodim, web, robotikë, programim e shumëaftësit të reja që kanë lidhje me teknologjinë do të jenë fokusi i punës në BiblioTech.

Ekspertët më të mirë vendas do të orientojnë dhe udhëzojnë nxënës të 9-vjeçareve dhe gjimnazistë të shkollave teknike dhe të përgjithshme për të kuptuar gjithnjë e më shumë për TIK-un, për sigurinë dhe mbrojtjen online si dhe do të asistojnë në krijimin e produkteve të para teknologjike duke përdorur pajisjet moderne të instaluara pranë BiblioTech-ave. Mjediset e BiblioTech-ave do të shfrytëzohen edhe për zhvillimin e sesioneve informuese dhe aktiviteteve nga më të ndryshme në dobi të komuniteteve, gjithnjë me synim trajtimin e temave mbi teknologjinë.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • bibliotekat e Lepurusheve,varur ne dege pemesh ne pyllin artificial te liqerit artificial..Ide fantastike e ministrshes Mirela Kumbaro.Ketrat do lodrojne,femijet do vallzojne pastaj do kepusin nga rafti ne trungun e Akacies,nje liber,qe do ta cfletojne dhe do te LUMTUROHEN.
    Ndertoni BIBLIOTEKEN KOMBETARE.
    Nje ndertese te Denje per Biblioteken Kombetare.
    Cdo vit digjenLagen,shurrohen,myken,Librat,gazetat,
    koleksionet e Bibliotekes Kombetare..
    Sepse Regjimet Fasade kerkojne te japin cfaqje me fasada,lodra,biblioteka lepurushesh,biblioteka lagjesh,biblioteka parqesh..
    Oooouuuuu!Nuk kemi Biblioteke Kombetare!

  • URIME sa BENI po, MOS HARRONI LAGJEN *ALi DEMI*rreth shkolles * Kushtrimi Lirise*sa rreth Tre Bankave…deri te Kryegjyshata,pa biblioteka apo Librari..
    Dhimbia e madhe popull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *