Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen përmes një statusi në rrjetin e saj social Twitter ka lajmëruar se Agjencia Evropiane e Barnave do të mbajë një takim dhe diskutim mbi vaksinën Pfizer / BioNTech para Krishtlindjeve.
Sipas Von der Leyen, vaksina do të fillojë të shpërndahet në Europë përpaa fundit të vitit 2020 dhe do të nisë puna për vaksinimin e qytetarëve.
“Çdo ditë ka rëndësi, ne punojmë shpejt për të licensuar vaksinat Covid si të sigurta dhe efektive. Unë e mirëpres vendimin e Agjencisë Europiane të Barnave për të mbajtur një takim dhe diskutim mbi vaksinën Pfizer / BioNTech para Krishtlindjeve. Më shumë gjasa, europianët e parë do të vaksinohen para fundit të vitit 2020”, shkruan Presidentja e KE.
Every day counts – we work at full speed to authorise #COVID19 vaccines that are safe & effective.
I welcome @EMA_News bringing forward its meeting to discuss the @pfizer/BioNTech vaccine, before Christmas.
Likely that the first Europeans will be vaccinated before end 2020!
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 15, 2020
j.l./ dita

Erion Veliaj,Taulant Balla,Erion Braçe dhe Gramoz Ruçi jan europianë,Ilir Beqja egjyptian,Belinda Balluku peruane, Ardi Veliu meksikan,Edvin D’Rama kolumbian.Rrofte karizmatiku Taulant Balla.