Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi sot arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Basha tha në mesditë për mediat se PD po monitoron procesin ndaj Mziut.
“Ne kërkojmë që procesi të jetë transparent dhe sipas ligjit, duke iu kujtuar se sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit Xhelal Mziu është i pafajshëm për sa kohë një gjykatë e vendit nuk ka provuar të kundërtën”, tha Basha.
Kreu i PD u shpreh më tej se ka besim te drejtësia dhe mbështet çdo hetim të cilitdo person.
Tenderat e rrugëve, arrestohet kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu
Arrestohet për korrupsion kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Agjentët e Zyrës Kundër Krimit Ekonomik i kanë vënë prangat rreth orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme pranë Presidencës në Tiranë, duke dalë nga lokali pastiçeri dhe menjëherë kanë shkuar në drejtim të Kamzës, ku dhe ka banesën. Gjatë përpjekjes për ushtrim kontrolli në banesë, forcat e policisë kanë hasur në kundërshtimin e fortë të bashkëshortes së bashkiakut, Vjollca Mziu, e cila po ashtu është ndaluar dhe më pas lënë për hetim në gjendje të lirë, ndërsa dyshohet edhe për tregtim floriri kontrabandë në argjendarinë e saj, po në këtë qytezë. Mziu akuzohet për shkelje të barazisë së tenderëve në lidhje me tenderin fiktiv të rrugës Valias i Ri-Varrezat e Laknasit, me vlerë 80 milionë lekë, që i është hequr pa të drejtë kompanisë “Gjoka Konstruksion” dhe i është dhënë në muajin prill, para zgjedhjeve dhe për efekt fushate, firmës “Everest”, teksa kjo e fundit dyshohet se nuk është e specializuar për ndërtime rrugësh. Gjykata e Tiranës aprovoi masën e arrestit me burg për kryebashkiakun, e kërkuar nga Task-Forca e Prokurorisë së Tiranës. Mbrëmjen e djeshme, Mziu është akomoduar në qelitë VIP të drejtorisë së Policisë Tiranë. Po për këtë skandal është shpallur në kërkim edhe drejtori juridik, Atli Hoti.
Arrestimi i Mziut
Hetimet ndaj kryebashkiakut kryheshin prej dy muajsh nga Prokuroria e Tiranës. Denoncimi ishte depozituar nga vetë administratori i firmës “Gjoka Konstruksion” gjatë verës, pasi konstatoi se rruga po ndërtohej nga një firmë tjetër, por tenderin e kishte fituar ai. Ditën e djeshme, Task-Forca kërkoi në Gjykatën e Tiranës arrestimin e Xhelal Mziut dhe Hatli Hotit, drejtorit Juridik, si dy përgjegjësit për ndryshimin e destinacionit prokurues. Rreth orës 15:00 masa e sigurisë ka përfunduar dhe prokuroria i kërkoi Zyrës së Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Tiranës, kryerjen e arrestimit. Dy patrulla dhe agjentët lokalizuan Mziun pranë Presidencës, ku po pinte kafe rastësisht. Sapo ka dalë i është komunikuar arrestimi dhe është njohur me urdhrin e gjykatës. Mziu nuk ka kundërshtuar. Është futur në makinë dhe janë nisur drejt Kamzës. Një tjetër patrullë është vënë në kërkim të Hatli Hotit. Në banesë janë kryer kontrolle për të zbuluar dokumentacione që i shërbenin hetimeve dhe sende të dyshimta. Gjatë këtij momenti ka ndodhur kundërshtimi me forcë nga bashkëshortja e kryebashkiakut. Kontrolle të shumta po kryhen edhe në Bashkinë e Kamzës për sekuestro dokumentacionesh.
Hetimet e Prokurorisë
Prokuroria njoftoi mbrëmë duke konfirmuar faktin se hetimet i ka kryer ky institucion mbi bazën e denoncimit. Akuza e ngritur është “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tenderë”. “Nga hetimi, prokuroria ka arritur në konkluzionin se dy shtetasit kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë procedurës së prokurimit publik për ndërtimin e rrugës “Valias i Ri-Varrezat Laknas”, thanë burime zyrtare. Në fillim të vitit zhvillohet tenderi për ndërtimin e kësaj rruge dhe autoriteti kontraktor ishte Bashkia e Kamzës, e cila ka shpallur fitues shoqërinë “Gjoka Konstruksion”. Por Mziu nuk ka pranuar të nënshkruajnë kontratën me këtë shoqëri brenda afatit ligjor 30 ditë, pa dhënë arsye zyrtare. Ka dyshime se kjo zvarritje bëhej për çështje korruptive, por do të jetë procesi i mëtejshëm dhe dëshmia në gjyq e biznesmenit denoncues që do e zbardhë këtë fakt.
Mziu ia dha një tjetër firme
Në përfundim të këtij afati, autoriteti kontraktor Bashkia Kamëz, e ka skualifikuar shoqërinë “Gjoka” me arsyen se nuk ishte paraqitur për nënshkrimin e kontratës. Por shoqëria fituese ka bërë të gjitha përpjekjet në rrugë zyrtare për nënshkrim, ndërsa është refuzuar nëpërmjet formave të ndryshme nga ana e titullarëve të bashkisë. Pas kësaj pronari i firmës “Gjoka” ka mësuar se tenderi i është dhënë firmës “Everest” që kishte nisur punimet ndërkohë. Kjo ka ndodhur në muajin prill, ndërsa tenderi kishte vlerën 80 milionë lekë. Atëherë biznesmeni ka nisur verifikimet në terren dhe ka konstatuar se kjo firmë po kryente punime në segmentin Valias i Ri-Laknas. “në këto kushte firma “Gjoka” ka dorëzuar kallëzimin penal tre muaj më parë, nga hetimi i të cilit, prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se Xhelal Mziu dhe Atli Hoti, kanë kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, konfirmoi prokuroria.
*
Kush është Xhelal Mziu
Nga mandatet si bashkiak, tek politika, ‘shamikuqja’, daullja dhe plagjiatura
Xhelal Mziu është zgjedhur për herë të parë kryetar i Bashkisë së Kamzës në 18 shkurt të vitit 2007, ndërsa në vitin 2011 ka fituar mandatin e dytë nga Partia Demokratike, detyrë që vazhdon ta mbajë. Ai ka qenë disa herë në qendër të opinionit publik për mënyrën se si drejtonte institucionin, akuzat nga punonjësit, por edhe përfshirjen në jetën politike. Një punonjëse e institucionit, që kryebashkiaku e thërriste “Shamikuqja”, e denoncoi në fillim të vitit 2011 se Mziu e ngacmonte seksualisht me mesazhe telefonike dhe më pas e përzuri nga puna. Skandali dhe mesazhet u publikuan në media, por nuk u krye asnjë hetim nga organet ligjzbatuese. Më pas ai rifitoi mandatin e dytë, ndërsa njihet edhe për vendosjen e emrave të rrugëve si “Berluskoni”, “Xhorxh Bush”, “Italia”, “Manhatan”, “Berisha” dhe të tjera si këto. Së fundmi janë botuar nga DITA edhe fotot e Xhelalit si daullexhi, apo lajmi se fitoi doktoraturën, por rezultoi plagjiaturë.
*
Kontroll dhe argjendarisë/ Gruaja e Mziut sulmon policët gjatë aksionit, hetohet në gjendje të lirë
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Kamzës sulmon policinë gjatë aksionit për kontroll banese. Pas ndalimit në qendër të Tiranës, efektivët kanë zbarkuar në Kamëz për kontroll banese sipas procedurave ligjore. Bashkë me ta ka qenë edhe i arrestuari, por kur ka parë uniformat blu që e kanë njohur me mandatin e kontrollit të banesës dhe se Xhelal Mziu ishte i prangosur, Vjollca Mziu është irrituar dhe ka kundërshtuar këto veprime. Ajo është përpjekur të ndalojë policët që të ushtronin kontrollin dhe kërkoi lirimin e bashkëshortit. Pasi nuk i është përgjigjur thirrjeve për të ndaluar, ndaj saj është marrë masa e shoqërimit në Komisariatin nr. 5 në Kamëz dhe më pas është lënë për hetim në gjendje të lirë. Gjithashtu po ushtrohet kontroll në argjendarinë në pronësi të Vjollca Mziut pasi ka informacione se tregton flori kontrabandë, që e mbledh nga grabitësit e dyqaneve të tjera apo të kalimtarëve në rrugë. Por procedimi penal për këtë rast do komunikohet pasi të zbulohet se është kryer një shkelje e tillë në verifikim të të gjitha faturave.
*
Taulant Balla: “U arrestua top-modeli, akademiku i partisë së Berishës”
Pas arrestimit të kryebashkiakut Xhelal Mziu, ka reaguar deputeti socialist Taulant Balla, ndër të vetmit politikanë që dha një deklaratë nëpërmjet rrjetit social Facebook. Balla ka publikuar një pamje nga ekranet që njoftonin arrestimin e Mziut dhe shkruan: “Arrestohet top-modeli i partisë së Sali Berishës, kryetari i Bashkisë së Kamzës, “akademiku” Xhelal Mziu. Çunat e PD-së me vrap tek Saliu: Çohu Sali, se po na kapin një nga një”, shkruan Balla. Mziu konsiderohej si krahu i fortë i PD-së në Kamzë.
*
Procedurat/ Qeveria shkarkon Mziun, Kamza drejt zgjedhjeve të reja
Sipas ligjeve në fuqi, në momentin që një i zgjedhur vendor akuzohet penalisht dhe merret i pandehur apo arrestohet me masë sigurie “arrest në burg” në të treja shkallët dhe me formë të prerë, është Këshilli i Ministrave që në mbledhje të radhës miraton shkarkimin nga funksionet. Pasi Qeveria shkarkon Xhelal Mziun, shpall njëkohësisht edhe zgjedhjet e reja për Bashkinë e Kamzës. Kjo qytezë njihet si një bastion i fortë i Partisë Demokratike ndër vite. Kjo procedurë është ndjekur me shumë njësi të tjera vendore në qeverisjen e Berishës. E njëjta gjë ndodh edhe kur i zgjedhuri vendor ndërron jetë, apo jep dorëheqjen për arsye të ndryshme. Zgjedhjet e fundit të parakohshme vendore ishin ato në bashkinë e Korçës, pasi kryetari Niko Peleshi u mandatua Zëvendëskryeministër.


Po pse merr burre… Ai sapo kishte vendosur ti vinte emrin “Adriatik Llalla” nji rrugice aty ke pellgu vet 🙂
Gabim lajmi. Duhet thene: Arrestohet Dr.Xhelal Mziu. Here tjeter raportoni korrekt vlerat akademike ju te Dites 🙂
Solidarizohem plotesisht me verejtjen e bere nga Horri Nr.2. Uroj qe tenderi qe eshte bere sebep per arrestimin e Dr. Xhelal Mziut, te mos jete tenderi i rruges “Silvio Berluskoni”. Njohja nga ana e vete Berluskonit me kete arrestim, mund ti sillte atij nje infarkt akut dhe dhjetera vajza ne Itali do te humbnin pergjithmone shansin per tu bere pjese e orgjive.
Gjynaf 🙂 Do t’i mungoje zemra protestes se neserme te Saliut 🙂
Mire ,ja bene ,se ishte i tmerrshem si budalla qe qe ! Te terheqi kemben zvarre ,t’na pastrojne ambjentin ,keta parazita pa tru !
prit o rrugaq se e ke radhen ti o maloku i vuqidolit ta kallim taten
Xhelal Mziu para, Ali Baba Saliu dhe 40 kriminelet e hajdutet e tij, mbrapa!
Jane keta qe e donin shume Berishen! Prandaj eshte terbuar Berisha me Lulin me aksionin politik te eger me shpifje dhe sulme agresive ndaj maxhorances dhe Qeverise Rama, qe mos e lene te marre fryme, dhe te beje punen e tyre.
Hakmarrja e Shamikuqes 🙂 Hahhahahaaaa 🙂
Bravo Edi Rames , mos ta nxjerri nga burgu kete maskara, kete kamikaz te berishes, ne Kamez
Ky njeri ua ka bere te veshtire jeten socialisteve te Kamzes,
Shamikuqe! Ti e denoncove kete bajge. Ai ate dite nisi ne Tirane 40 kriminele dhe bleu me lek ne dore te gjithe ekzemplaret e gazetes qe ti denoncove. Po diellin nuk e mbulon dot shosha me vrima. Ai eshte prototipi i shtetarit me te ndyre te kohes Berisha.
mire tja bejne te gjitheve ketyre hajdutave se bejne pallate ;;;i mbushin xhepat me pare ;;dhe i lejne rruget si ne bagdat ::ne vlore ne durres gjithandej duhen pare se kane bere shume pselliqe me leket e popullit :::::
Arrestohet Xhelal Dhiu. Me vone vendosim ciles rruge do te vemi emrin e Tij. Konspiracion
Atmosfere festive, Saliu do jete dhurata e Vitit Te Ri
Marte Sb me vete,,kur do vije ajo dite qe Sb te futet ne burg,,,shqiperia y shqiptaret do jene ne feste te madhe
Veprimet konkrete jane besueshmeri e vendosjes se shtetit ligjore.! Tashme nuk ka vende per deklreata pore vetem per veprime konkrete. Berisha dhe te gjith lakejt e tije qe 23 vjet rrjeshte i jane turrur pasurise se popullit sikur ujqerit qe kafshojne copa ne kufomen e ne kafshe. keshtu keta lakej e kan konsideruar shqipoerin.
Arrestimi i Meziut eshte nje konkretizimi i te gjithe atyre shkeljeve qe keta kane bere pore jo vetem ne tendra pore ne te gjithe pasurin e popullit.
I japim gjithe mbeshtetjen qeverise Rama te vazhdoi deri ne funde per te gjitha ata qe ken dermuar kete popull per 23 vjret rrjeshte.! Natyrisht qe djersa dhe mundi i ketije populli nuk do te kaloje pa u shpaguar.
Te mos ndalemi vetem me kaqe pore ti konfiskohet edhe pasuria qe e ka ven ne kurriz te ketije populli.!
Bravo Ali Selenic, e mbeshtes mendimin tuaj se vetem me konfiskimin e te gjithe pasurise se vene nepermjet korrupsionit do kete drejtesi ne kete vend.
Keshtu dhe behet shteti.Por qe te behet shejt dhe…si thine devollinjte e Driteroit, pe tamami, duhet pas hekurave, alaminute, salikusari! Ahere behet !
Mbani vesh si do ta mbroje Saliu kmikazin e tij, lakeun Mziu, turpi shekullor i administrates shteterore shqiptare. Ky dallkauk injorant e trung i zbritur nga malet si sojsez qe gjen sojsezin, ishte kuader i votuar i Saliut.
TURPI I ATYRE QE KANE VOTUAR NJE INJORANT E HAJDUT ORDINER SI KY.
KENAQESIA ESHTE AQ E MADHE, SA IA VLENTE MUNDIMI TE BEJA NJE KOMENT.
U kALBTE NE BUUUUUUUUUURG!
Ndeshkim dhe vetem ndeshkim nqs gjithçka vertetohet…
AB : http://darsiani.jimdo.com/the-promotion-of-the-albanian-diaspora/
o me raxh kapuri i sales…………do humesh virgjerine tani dit pleqnis…kape me terzi capunin .
Më pëlqyen te gjithë komentuesit. Por do veçoj “Balashi” i cili ringre në opinionin publik e te këtij forumi “shamikuqen” e vuajtur nga terrori i këtij dallkauku. Nderime “balashi”! Më në fund kam nje merak: kush do t’i bjerë daulles për bajram e për dasma!? I binte zhelali deri tani apo jo? Nuk e di nëse bashkë me zhelalin ështê arrestuar dhe daullja sepse sikur s’thuhet gjë? Thonë që brënda eshtë plot me dollarë por përsipër i janë ngjitur portretet e saliut e nuk duket gjë!? Përpara zhelal! Burgu për shpellarët është! Ja dhe pak e do te kesh shoqëriné e saliut, të këtij trimi malesh e halesh! Mos u trëmb zhelal!? Daullja jote do të gjëmojë e ngrejë peshë zëmrat e gjithë te burgosurve te europës. Daullja jote e ka gjemimin të dytin nga forca,pas gjermanisë e të parën e shqipërisë!!! Mbahu doktor profesor si dashi me këmbor!!! Mëso wc-në e burgut të parën pastaj…jepi zhelal !!!
VR !!! Më pëlqyen te gjithë komentuesit. Por do veçoj “Balashi” i cili ringre në opinionin publik e te këtij forumi “shamikuqen” e vuajtur nga terrori i këtij dallkauku. Nderime “balashi”! Më në fund kam nje merak: kush do t’i bjerë daulles për bajram e për dasma!? I binte zhelali deri tani apo jo? Nuk e di nëse bashkë me zhelalin ështê arrestuar dhe daullja sepse sikur s’thuhet gjë? Thonë që brënda eshtë plot me dollarë por përsipër i janë ngjitur portretet e saliut e nuk duket gjë!? Përpara zhelal! Burgu për shpellarët është! Ja dhe pak e do te kesh shoqëriné e saliut, të këtij trimi malesh e halesh! Mos u trëmb zhelal!? Daullja jote do të gjëmojë e ngrejë peshë zëmrat e gjithë te burgosurve te europës. Daullja jote e ka gjemimin të dytin nga forca,pas gjermanisë e të parën e shqipërisë!!! Mbahu doktor profesor si dashi me këmbor!!! Mëso wc-në e burgut të parën pastaj…jepi zhelal !!!
E RENDESISHME eshte qe peshku ra ne rrjete ? dhe pse pritej qe rrjeta te zinte ndonje PESHK TE MADH ? OK ? vazhdoni keshtu………
Lopçari i rradhes. Vendosini ne nje stan keta lopcaret qe na lane 100vjet pas.
o more njerz pse kini qef qe burgoset shpiri ju a e dini qe edi rama asht grek gjakun e sernbi t e ka aji mwe qeelim i burgos se as nuk ka pas kurr korrupsion ju mendoni pak e jepni komente se qeku edi rama juve gjakpirsi juaj socialisti juj marksist leninisti juaj edi rama ka me shkattru shqiprin tung klm
O korab maloku, kemi qejf se na hiqen hajdutet qafe!
O,korab qe je cecen serb kjo nuk do shume per tu kuptuar,por cte duhen komentet ty o hale e serbit,o kelysh i Saliut qe per 23 vjet ka zbatuar vetem urdherat e U.D,B,se.
PO VJEN RRADHA O SALI, BEJ GATI KYCET E DUARVE.
STERVITI MIRE.
U arrestua pornostari Bathore-Kamez-Korab-Shkelzen-Berishe.Medet kush na ka drejtuar keto 23 vjet.
Arrestimi i Xhelal Meziut eshte maja e ajzbergut,e vjedhjes shperdorimit dhe e korrupsionit.
Eshte detyre e prokurorise te verifikoje dhe te hetoje edhe aktivitetin e gruas se Xhelal Meziut,
Vjollca Meziu.
Te verifikohet aktiviteti i saj ne fushen e kontrabandes te floririte.Lidhjet e saj me kontrabandistet e floririte me kontrabandiste nga Mali i Zi dhe Turqia.Te verifikohen llogarite e saj bankare,parate dhe pasurite qe ka grumullura.Ku i gjeti gjithe keto para Vjollca Meziu>Cilat jane lidhjet e saj me ish drejtues te policie se Kamzes dhe te policise se shtetit.Te verifikohen pronat
Z. Zhelail Menxiu, idhujtari i “çmendur” i Salverit ka mbrojtur doktoraturen me temen “Sukseset e horrave dhe te hajduteve nen udheheqjen e Salariut, qe e kane bere Salistanin vendin me te zhvilluar ne bote”.Rrugicat e lagjes perendimore qe te çojne tek varrezat e Kamzes mbajne emrat e Shekspirit, te Viktor Hygoit, te Molierit, Balzakut e personaliteteve te tjera me ze te botes per te treguar kulturen e lashte paleofite te kenetes me te cilen lidhen edhe rezervat qymyrmbajtese te Mezezit qe shkojne deri ne malet e Dibres.Nje gjeni i rralle i klanit Salari!
Na marrte te keqen me gjithe Salushin e Lulushin.
Futeni brenda ate plehren e mos e nxirrni me jashte aty te kalbet injoranti i saliut.
Berishi i ri Lulzim Basha duhet te monitorohet pak me vone edhe per vrasjet e 21 Janarit kur qe minister i brendshem.
po te behen zgjedhje te ndershme pd so mare asnje vote dhe do diskretitohet bota qe pranonte ato zgjedhje qe bente berisha me bashen do jete katastrof per berishen dhe lulin kjo here
Pra kryetari i Bashkise se Kamzes u arestua per nje tender rruge me vlere 80.000 milion leke te reja.Eshte normale dhe ligji duhet te veproje ,por ne dime qe Lulzim Basha eshte akuzuar per nje shifer 100-here me te larte dhe na dele kapardisur me floket me xhele,vetem buzeqeshja i ka mdryshuar pak.Pse drejtesia nuk vepron .Pra deri kure ne do te meremi me kryetar komunash apo bashkishe .Kure Kryeministri ,ministrat etj jane te kapur koke e kembe.Si Genc Ruli qe i falte edhe gjobate kompanive te kromit duke shkelur ligjin,ligjin etj,etj.
Shpresojme qe mose te jete vone,se vetem keshtu do te qeverisin mire edhe keta te tjeret.
Monitoroje zoti Basha drejtesine dhe beji avokatin Meziut po deshe, por perse nuk ju thua shqipetareve se cfare donin ne shtepine e tij vulat e KZAZ-se Nr.27 ?, apo nuk ju vjen mire dhe ky bashke me Ju burri i “Ruzhdijes” ka qene ne cdo zgjedhje qe jane bere ne ate zone.
O Lule Basha! Po Xhelal Ziun nuk e arrestoi Partia Socialiste, o delli i lales.
Xhelen e zune gjynahet e shamikuqes o top i lales.
Do zoti dhe te del dhe ty emri per ate rrugen e kombit o pilka e lales.
E dashur Lule, ben mire qe e monitoron situaten, por ki besim, se hamshoret e 313-tes, jo vetem qe do e monitorojne, por dhe do e matarojne mziun e PD-se, i takon te matarohet, se eshte mjaft i majme.
a ak moter basha
A do te vini mend ju te redaksise? A e dini qe shtypi eshte i hapur. Ku jemi ne kohen e xhaxhit, apo ne zululand. Turp te kini. Po,protesta beri piktori, ai e ndezi 21 janARIN DHE AI I VURI CADRAT EDHE DOKTORI KETE PO BEN, NUK PO GENJEJ.